Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Festat rrisin çmimet e biletave të avionëve. Ja destinacionet e preferuara të shqiptarëve për Vitin e Ri

15:41 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avione fluturim rinas 707x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Festat e nëntorit dhe afrimi i fundvitit kanë rritur çmimet e biletave të avionëve. Një fluturim vajtje nga Rinasi në 9 dhe kthim në 12 dhjetor kushton mesatarisht nga 250 euro për person. 5 deri në 15 për qind janë rritur edhe çmimet e biletave nga Tirana në Stamboll dhe anasjelltas, por dhe për ne Milano, Vjenë, Tokio apo Bali.

“Nuk është faji i atij që po shet shtrenjtë. Është faji jonë që nuk e kemi blerë më herët, duke përfituar çmime më të lira. Nëse ne do jemi të detyruar të udhëtojmë në një datë apo ditë të caktuar, natyrisht ai është çmimi”, u shpreh Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve.

Të dhënat nga kompanitë e fluturimeve, tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur pikërisht drejt destinacioneve më të parapëlqyera të shqiptarëve.

“Një kompani punon me koeficientet e shitjeve. Nëse në një fluturim, datë apo orë, ka shumë kërkesë, atëherë gjithnjë vendet e fundit shiten shtrenjtë”, tha ai.

Pavarësisht futjes së një tjetër operatori “low cost”, të dhënat tregojnë se në këtë periudhë të vitit po bëhet gati e pamundur të gjesh bileta 20, 40 apo edhe 50 euro.

“Në periudha të tjera të vitit, operatorët gati kanë dalë me humbje. Ndaj në këtë periudhë ata shfrytëzojnë fluksin, për të mbuluar humbjet nga biletat “low cost”, tha Vathi.

Sipas disa agjencive të turizmit në vend, Ulqini, Parisi, Barcelona, Budapesti, Firence, Madridi, Amsterdami dhe Dubai janë ndër qytetet më të kërkuara nga shqiptarët për të kaluar festat e fundvitit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026

Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale mund të fabrikojë realitetin! Rreziku më i madh, të bindë njerëzit e gabuar

19:42 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.