Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Isha e lodhur”/ Këngëtarja e re shqiptare rrëfen historinë rrëqethëse: Piva ilaçe…

14:56 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 800 0 6567219b05c3c 1701258827 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, një 21-vjeçare që ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, luftën e vazhdueshme me depresionin.

Ajo është Anula Xhaferraj, e cila është një këngëtare e re e muzikës hip hop, rep, që po depërton në muzikën shqiptare. 21-vjeçarja tregoi fillimisht se si kuptoi se ishte bipolare dhe si nisi ankthi.

Më pas e reja rrëfeu se familja i ka qëndruar shumë pranë dhe ishte ajo që e dërgoi te psikiatra. Madje psikiatra e parë ka gabuar totalisht kurën dhe e bëri me keq. Por më pas ka ndryshuar edhe 2-3 psikiatre të tjera.

Xhaferraj ka shtuar se ka tentuar edhe të vetëvritet, duke marrë 40 doza ilaçesh. E menjëherë pas këtij episodi, ajo ka vendosur që të ndryshojë rrjedhën e jetës së saj.

Erjona Rusi: Çfarë e bëri atë pikën e kthesës, momentin e kthesës?

Anula Xhaferraj: Deri në një periudhë, para disa muajsh, unë merrja mbidoza.

Erjona Rusi: Mjekimesh apo lëndësh narkotike?

Anula Xhaferraj: Mjekimesh. I merrja për të mbyllur kapitull apo si mund ta shpreh… isha e lodhur

Arjon Muça: Ti doje të vetëvriteshe?

Anula Xhaferraj: E mendoja ndonjëherë, po

Arjon Muça: Pra qëllimi që merrje më shumë medikamente ishte që… dhe shpresoje që ky medikament…

Anula Xhaferraj: Po, kam arritur deri në 40 kokrra. Po përmend një fragment që ma ka thënë toksikologia. Më ka thënë që ‘nuk të kemi shpëtuar ne, të ka shpëtuar Zoti’. Kështu që unë i jam falënderuese Zotit që jam akoma këtu. Që pas asaj here unë kam hequr dorë, thashë stop, se merrja përherë mbidoza, pothuajse 1-2 ditë, nga 10-20 derisa arrita në 40, që arrita pothuajse fundin.

Erjona Rusi: Po familjarët nuk kishin kuptuar gjë?

Anula Xhaferraj: Kur je në atë pikë nuk të kontrollon as familja më, pavarësisht se ata mundoheshin dhe më rrinin afër. Unë gjeja momentin.

Anula Xhaferraj: Patjetër. Arrita në një pikë, me shumë sforco që të hiqja dorë nga mbidoza. Kam qëndruar 1 javë e shtruar në toksilogji, që pas asaj here kam mbledhur forcat dhe kam thënë ‘Ana ça je duke bërë’.

Erjona Rusi: Si ndodhi ky ndryshimi?

Anula Xhaferraj: Pashë familjen që po sforcohej shumë, po vuante tej mase. Arritën në një pikë që edhe ata nuk kishin më forcë.

Anula Xhaferraj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.