Sheshi “Skënderbej” u mbush plot e përplot mbrëmjen e 29 Nëntorit, ku qindra mijëra të rinj shijuan super koncertin e Natës së Bardhë. Performancat e artistëve shqiptarë si Noizy, Luiz Ejlli, Elvana Gjata, Ylli Limani, Samanta Karavella, Capital T, Kida, MC Kresha, elgit Doda dhe Romeo Veshaj, Stine, Varrosi, West Side Family, Buta elektrizuan sheshin “Skënderbej”. Mbrëmja kulmoi me hedhjen e fishekzjarreve që krijuan një atmosferë magjike festive.
Author: tirana
Pas ndeshjes me Brazilin në transfertë, bota e futbollit u befasua nga deklarata e trajnerit të kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni. Ai deklaroi se mund të lërë kombëtaren kampione të botës, pasi sipas tij duhet një trajner që të marrë më të mirën nga ky grup lojtarësh. Duket se pas kësaj deklarate fshihet një sherr verbal që ka ndodhur në stadiumin “Maracana”, pas ndeshjes të fituar 1-0 ndaj Brazilit, mes trajnerit dhe sulmuesit Lionel Messi. Sherri ka ndodhur pas ndeshjes dhe gjithçka është mbajtur e fshehur. Sipas mediave, si Messi ashtu dhe skuadra nuk ka qenë në dijeni të deklaratës…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në datat 30 Nëntor-1 Dhjetor 2023. Pak pas mbërritjes në Shkup, ministri Hasani është takur me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron. “Kënaqësi të nisja angazhimin në Këshillin Ministror të OSBE në Maqedoninë e Veriut, me takim me Sekretarin e Jashtëm David Cameron. Diskutuam planet për avancimin e agjendës sonë dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të shkëlqyer për çështje shumëpalëshe”, nënvizoi Minstri Hasani në platformën X. Konflikti Rusi-Ukrainë, dialogu Kosovë-Serbi, stabiliteti i…
Zef Mazi Edhe kur nuk pritet, në sajë të zhvillimeve në skenën politike shqiptare dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, Greqia nuk “ngurron”. “Lufta greko-shqiptare” për Bashkinë e Himarës në vitin 2000, dhe ajo me të njëjtin refren dhe synim, për Bashkinë e Himarës dhe Belerin në vtin 2023 (për turpin e partive opozitare që e mbështesin atë), u bënë shtysa e këtij shkrimi. E gjithë makineria shtetërore, politike, joqeveritare, mediatike etj., greke, shfaqi në vitin 2000, po shfaq edhe sot, një angazhim të shpërpjestuar, deri qesharak, kudo, me të gjitha mënyrat, për të ngritur zërin kundër dhe për t’i bërë presion…
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell i cili ndodhet në Shkup, komentoi dhe pjesëmarrjen e diplomatit rus, Sergei Lavrov në samitin e OSBE. Borrell tha se gjatë këtij samiti Lavrov duhet ta dëgjojë nga të gjithë vendet pjesëmarrëse njëzëri se përse është dënuar dhe sanksionuar Rusia nga bashkësia ndërkombëtare. “Vendimi juaj për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrov është në një linjë me synimin tonë të përbashkët: të mbajmë të gjallë multilateralizmin. Lavrov ka nevojë të dëgjojë sërish nga të gjithë përse Rusia po dënohet dhe izolohet. Do të jetë një rast i mirë…
Një krim çnjerëzor ka tronditur Turqinë. Modelja ruse Irina Dvizova dhe vajza e saj Dayana 15-vjeçare u gjetën të vrarë, trupat e të cilëve u gjetën tre metra larg njëra-tjetrës në një shkëmb në Turqi. Nënë e bijë ishin zhdukur prej disa ditësh, ndërsa familjarët ishin alarmuar kur panë gjak në divanin e vilës ku banonin dy viktimat. I dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë është ish-bashkëshorti i 42-vjeçares, Andrey Kushlevych, të cilin të afërmit e gruas e cilësojnë si personazh nervoz. “Ajo tha se ish-burri i saj dëshiron t’i largojë fëmijët prej saj dhe se ai ishte jo mirë…
Gazeta greke ”Kathimerini” publikon tri kushtet në çështjen ”Beleri” që Greqia i ka vendosur Shqipërisë për të pranuar hapat e ardhshëm të anëtarësimit të saj në BE. Ato përmbahen në një deklaratë me shkrim të depozituar dje në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm dhe i janë bashkangjitur letrës së dërguar Tiranës dhe Shkupit nga 27 vendet e BE për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave. Konkretisht, Greqia kërkon që kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë si dhe prezumimi i pafajësisë. “Për Greqinë, situata…
Komunikimet në ”Sky ECC”, zbuluan një grup kriminal të trafikut të drogës që u finalizua disa javë më parë me arrestimin e disa personave dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim, grup që drejtohej nga Ervin Mata. Në media kanë dalë komunikimet mes Ismail Zenelit me nofkën “Daja-Dajloki-Transporter”, Eralbi Breçanit me nofkën “Boli-Toni”, shtetasit Besmir Murtati me nofkën “Kukësi” dhe përdoruesit me iniciale D.P. me nofkën “Elb-Elb Nissan”. Ky i fundit është Ergys Dashi 34 vjeç, që njihej me pseudonimin “Pika”. Ergys Dashi njihej nga autoritetet italiane si organizator i një grupi kriminal në Itali gjatë viteve 2014-2017. Më…
Mëngjesin e sotëm dy terroristë hapën zjarr në një stacion autobusi në një periferi të Jerusalemit, duke vrarë të paktën tre persona, dyshoheshin si operativë të Hamasit. Këtë e saktësoi ministri izraelit për Sigurinë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, duke saktësuar se dy terroristët jetonin në Tzur Bahar, në Jerusalemin Lindor. Qindra plumba u gjetën në makinën me të cilën po udhëtonin. Duke iu referuar ndërhyrjes së dy ushtarëve dhe një civili që “neutralizuan” dy sulmuesit në vendngjarje, ministri shpjegoi se veprimi i tyre tregon “sa e rëndësishme është politika e shpërndarjes së armëve” për civilët.
Policia e Vlorës ka rënë në pranga dy të rinj, pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi shtetasi Jurges Gurthi dhe pasagjeri shtetasi Egent Alku. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës. ”Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen e armatosur ku mbeti e vrarë Liridona Murseli. Ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:26, më rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë. Në makinë ishin edhe bashkëshorti dhe dy fëmijët e tyre. “Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të…
Të mërkurën, një ditë pas 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, artisti botëror, Drake publikoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij të fundit, “For All the Dogs”. Videoklipi i këngës përmban referenca për kulturën shqiptare. Në fillim shfaqet titulli i këngës, shoqëruar me simbolin e shqiponjës dykrenare. Më pas, Drake luan poker dhe biladro me një grup miqsh, të cilët janë të veshur të gjithë, bashkë me Drake, me xhaketa të stilit bomber, ku në shpinë shfaqet sërish shqiponja e zezë dykrenare. Në “Polar Opposites”, Drake i këndon një vajze që e ka bllokuar nga të…