Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Çfarë ndodh me djemtë tanë që shkojnë në Angli?

21:38 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6760
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Admir Malaj– Unë kam jetuar rreth 10 vite në Itali dhe si shqiptar mund të them që shumë djem, moshatarë të mi që i futeshin rrugës së krimit vinin atje për të studiuar, me qëllime të mira të vetat dhe të familjes, të pastërvitur për të shkelur ligjin. Në fakt ligjin mësonin ta shkelnin atje.

Nga kush?

Shpesh nga shqiptarë të tjerë që jetonin në Itali prej kohësh, si dhe vetë indigjenët, pra italianët.

Pra edhe pse djemtë ishin shqiptarë, ç’edukimi i tyre kriminal mund të themi që ishte italian.

E di që shumëkujt mund t’i duket i çuditshëm ky pohim i imi, por është një opinion personal, i diskutueshëm patjetër, por që për mua ka të vërteta pas.

Çfarë ndodh tani me djemtë tanë që shkojnë në Angli?

A shkojnë ata të ç’edukuar apo ç’edukohen në rrugët e Londrës?

Edhe në këtë rast mendoj se djemtë ç’edukohen nëpër rrugët e Londrës.
Ata bëhen ligjshkelës atje!

Ndryshe nga rasti Italian ku gjithsesi ç’edukimi kriminal ka ngjashmëri historike-kulturore-sociale, ky rasti i ç’edukimit Londinez është më ndryshe dhe ka prodhuar një lloj profili kriminal që vështirë se mund të riedukohet më në institucionet Shqiptare.

Pra nëse një profil kriminal i krijuar dhe rritur në Itali mund të menaxhohet nga institucionet e riedukimit në Shqipëri, gjasat që e njëjta gjë mund të bëhet me profilet kriminale të krijuara në rruget e Londrës janë shumë shumë të vogla.

Nga ana tjetër djemtë duhet të rikthehen në shtëpi.

Çfarë mund të ishte e arsyeshme që të bëhej?

Ndoshta bashkë me makinat elektrike, BM mund të na ndihmonte dhe me personel të specializuar të burgjeve, si dhe me bazën e nevojshme materiale për riedukimin e ligjshkelësve londinezë me gjak shqiptar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

21:20 / September 14, 2026

Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?

20:40 / September 14, 2026

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

15:20 / September 14, 2026

“Republika e prokurorëve” nuk është vetëm një metaforë

14:39 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.