Ballkani do të zbresë në Arena Kombëtare, për të tentuar ndjekjen e kualifikimit në fazën me eliminim direkt. 32 skuadra do të zbresin në fushë për tu përballur në ndeshjet e vlefshme për raundin e parafundit në fazën e grupeve të Conference League.
Skuadra e Dajës me katër pikë, sa Astana por përpara tyre për ndeshje direkte, do të kërkojë fitoren për të pasur mundësinë për të kaluar përtej.
Çekët kanë siguruar matematikisht vendin e parë, ndërsa Dardanët e komplikuan punën me një pikë në sfidën e dyfishtë me Astana. Në Grupin C, Astana duhet të bëjë llogaritë në shtëpi me Dinamo Zagreb. Kroatët kanë vetëm një pikë më pak dhe mund të kthehen në lojë për kualifikimin në rast fitore. Në Grupin E, Legia Varshavë, ku luan Ernest Muçit do të sfidojë në transfertë Aston Vilën në orën 21:00.
Sulmuesi shqiptar pikërisht ndaj anglezëve shënoi një dygolësh në fitoren e polakëve. Në fushë do të jetë edhe Fiorentina, që do të presë në Franchi Genk, në një ndeshje që vlen kualifikimin.
