Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Veliaj: Teatri i ri Kombëtar përfundon në 2026

17:57 / December 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 12 01 at 5.56.55 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar takimet me qytetarë dhe grupe interesi për prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2024 me fokus te arsimi dhe kultura. Gjatë këtij takimi Veliaj foli edhe për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Teatri i Ri Kombëtar është konceptuar jo vetëm me një sallë të madhe, por edhe me salla të tjera, më të vogla, që mund të jepen për aktivitete, me salla pritje etj. Nëse na mban koha, themelet e teatrit i hedhim këtë dimër, duke qenë se ka një volumetri masive. Plani është që teatrin ta përfundojmë deri në 2026-n, për të pasur hapësirën më të bukur për art dhe kulturë në vend. Njësoj si me stadiumin, i cili përdoret gjatë gjithë javës, na duhet të kemi shumë aktivitete shtesë”.

Sipas Veliajt, vëmendje në buxhetin e vitit 2024 i është dhënë edhe investimeve tek Muzeu Etnografik i Tiranës si dhe ndërtimit të Muzeut të Artit Modern. disa objektë të reja të kulturës dhe aritit do të ndërtohen në bulevardin e ri, duke krijuar një qendër të re në kryeqytet.

“Te Sarajet do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës. Tirana ka kulturë, ka veshje, ka etnografi, ka një histori të jashtëzakonshme. Duam që, përveçse të jetë një muze, të jetë edhe atelie për fëmijët. Ajo që pashë është se te Parada e Shqiptarëve më shumë nga të gjithë gëzoheshin fëmijët. Tani duam që ajo eksperiencë e asaj dite, të jetë një eksperiencë e përhershme te Muzeu i Tiranës. Mezi pres të fillojmë punën dhe të kemi një stacion tjetër brenda Unazës së Tiranës, për t’u vizituar. Po përgatitemi për Muzeun e Artit Modern. Siç e dini, kemi një hapësirë të dedikuar te fundi i Bulevardit të Ri. Duam që Tirana të jetësohet në të gjitha cepat e saj. Duam që, Qendra e Panaireve dhe Muzeu i Artit Modern të zhvendosen te Bulevardi i Ri”.

Ndërtimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja sipas kryebashkiakut do të jenë proritet edhe në investimet e parashikuara në buxhetin e vitit të ardhshëm.

teatri tirananews.al veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.