Shishtaveci, 30 km larg Kukësit, është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara të turizmit malor. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Shishtaveci i mbuluar nga dëbora. Rama u shpreh se Shishtaveci ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore, pjesë e Parkut Natyror “Korab-Koritnik”, që ofron edhe ecjen në shtegun “Shishtavec – Guri i Mëngjesit” për të gjithë pasionantët e sporteve natyrore. Fshati i Shishtavecit ndodhet në verilindje të Shqipërisë, në lartësinë 1260 m mbi nivelin e detit. Ai shtrihet buzë një kodre pothuajse shkëmbore, në lartësinë e së cilës ndodhet Kamenica,…
Author: tirana
Një protestë u zhvillua mesditën e sotme para ambasadës së Kosovës në Tiranë me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë. Protestës iu bashkua edhe ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi. “Unë dola t’iu takoj para derës së ambasadës. Është një iniciativë njerëzore dhe të falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën që është e shtanguar dhe në shok të vërtetë. Protesta juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për drejtësi për Liridonën dhe për çdo grua. Drejtësia të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”, tha ai.
Ndërsa caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Gjykata e Prishtinës thotë në vendimin e saj se Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës i ka siguruar vetë armën e zjarrit të llojit pistoletë Granit Pllavës dhe të dy së bashku inskenuan grabitjen. Në vendim thuhet se mbrëmjen e 29 nëntor rreth orës 20:25 minuta, në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, përpara automjetit të çiftit ka dalë Pllava me armë në dorë dhe i maskuar. Sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga…
I lindur në Francë nga prindër iranianë në vitin 1997, 26-vjeçari Armand R, është autori, i cili të shtunën mbrëma vrau një person dhe plagosi dy të tjerë. Autori është i njohur për autoritetet që nga viti 2016 për ekstremizëm radikal dhe konsiderohet jashtëzakonisht i paqëndrueshëm. Pak para sulmit, ai publikoi një video në të cilën fliste në arabisht. Gjatë sulmit, sulmuesi bërtiti ” Allahu është i madh “, sipas një burimi policor, gjë që u konfirmua nga ministri i brendshëm francez. Gerald Darmanen tha në një konferencë për shtyp se i arrestuari i tha policisë se ishte i zemëruar…
Një 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë në Rimini të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina. 31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë.…
Gjykata e Prishtinës ka lënë në burg Naim Murselin dhe dy të tjerët, të cilët akzuohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj. Ata do të qëndrojnë në paraburgim ndërsa hetimet për ngjarjen po vijojnë. Në senacë kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e Liridonës, ku vëllai i saj ka thënë se beson tek drejtësisa e Kosovës dhe se shpreson që rasti i motrës së tij të jetë i fundit. “Ne besojmë në drejtësinë e Kosovës dhe çdo gjë e lëmë në dorë të drejtësisë. Le të jetë Liridona rasti i fundit që është vrarë, mos të vritet më asnjë grua, asnjë…
Gjykata Penale e Tiranës i cakton masën e sigurimit arrest me burg për Maliq Markun, i cili pak ditë më parë vrau me armë zjarri fqinjin e tij, Shefqet Hasa, 69-vjeç dhe plagosi fqinjin tjetër, Ismet Keqa, 23-vjeç. Gjatë seancës, Marku, me origjinë nga fshati Reç i Dibrës, ka folur përçart , duke deklaruar se “ka nje komplot serbo malazez ndaj meje”.
Buffon mendon se ndeshja ndaj Shqipërisë, e para e Italisë në “EURO 2024”, do të jetë e vështirë dhe askush nuk duhet ta marrë me lehtësi skuadrën e Silvinjos. Në fjalët e tij pas shortit, tashmë si përgjegjës i ekipit italian, ish-portieri ka theksuar se nuk duhej kaluar me eufori fakti se ndeshja e parë ishte ndaj asaj që në teori cilësohet më e lehta në grup. Legjenda italiane bëri thirrje që Shqipëria të respektohet pasi do të jetë një problem në grup. “Të mos vendosim karrocën para kuajve”, theksoi Bufon ndërsa shtoi se Shqipëria ka treguar shumë vlera. Shqipëria…
Në përkujtim të datës së lindjes së Ibrahim Rugovës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shkruan se presidenti ishte një prijës politik e shpirtëror me mision Reagimi i plotë: Në fëmijëri Ibrahim Rugova më fanepsej si profet. Gjasat janë që emri Ibrahim – Abraham të ketë ndikuar për përkimin e çuditshëm në trurin tim. Pak më vonë konstatova se ky politikan nuk ngjante me askënd. Nuk çirrej, nuk mburrej, nuk denigronte kundështarët, nuk rrihte gjoksin, nuk luftonte të ishte kudo pa arsye. Prezenca dhe mungesa e Tij ishin njësoj të rëndësishme. Kur u bë e modës të…
Vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, Leondard Ademaj ka folur pas seancës dëgjimore që është mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë. “Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanë e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje”, tha vëllai i të ndjerës. Ai shtoi se në ditën tragjike i kërkuar motrës që të rrinte në shtëpinë e tyre, por ajo vendosi të shkonte me bashkëshortin. “Pasi ka mrri në Prishtinë, ka folur…
Një predhë luftarake e pa shpërthyer është zbuluar këtë të diel në qytetin e Klosit. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit teksa disa punëtorë po gërmonin për hapjen e një themeli për ndërtimin e një muri pranë një banese. Predha luftarake është konstatuar pasi është zbuluar nga dheu dhe nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë e pa shpërthyer pasi ka ende djegoren në të. Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka rrethuar zonën në mënyrë që të mos preket predha nga askush. Po ashtu, mësohet se është njoftuar Ministria e Mbrojtjes e cila pritet të dërgojë grupin e xhenios…
Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi për të shmagur mediet. Bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar për organizimin e vrasjes së viktimës, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër. Ndërkohë, ende nuk ka informacione nëse janë në gjykatë apo do të sillen edhe dy të dyshuarit tjerë, dorasi Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së. Aty ka arritur edhe vëllai i Liridona Ademjajt, Leonardi.