Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cilat janë risitë në shërbimin privat të sigurisë fizike? – Ligji i ri/ Lehtësohen burokracitë dhe procesi i rekrutimit të punonjësve

15:18 / December 5, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
security sigurim roje 730x383 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndryshimet ligjore në ligjin për shërbimin privat të sigurisë fizike kanë hyrë në fuqi dhe në tërësi synojnë të lehtësojnë barrën burokratike mbi këto shërbime, duke thjeshtuar disa kritere mbi të cilat bëhet dhe licencimi i kompanive.

Një nga risitë, e ligjit të ri është  krijimi i qendrës së trajnimit privat, ç’ka nuk ka qenë më herët. Punonjësit e shërbimit të sigurisë fizike do të kenë si detyrimi  nënshtrohen një trajnimi fillestar para se të nisin shërbimin dhe më pas trajnimit periodik vjetor.  Këtë shërbim do ta marrin jo vetëm personeli i angazhuar në shoqërimin dhe ruajtjen fizike të personave, por edhe personeli që kryen transportin e vlerave monetare.

Sipas ndryshimeve ligjore, tashmë nuk është më e nevojshme që shoqëritë e sigurisë fizike të kenë sallë monitorimi në çdo qark. Falë teknologjisë monitorimi mund të përqendrohet në një sallë unike, apo në salla të veçuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë formë ulen kostot e shërbimit dhe shpenzimet.

Po ashtu, janë lehtësuar pak kriteret, qoftë të punësimit të punonjësve të shërbimit të thjeshtë, qoftë për drejtuesit teknikë apo titullarët. Është ulur kriteri i arsimit, nga arsim i mesëm, tashmë pranohen aplikantë edhe me arsimin bazë,  me qëllim që tu jepet mundësi të gjithë atyre që kanë interes të punojnë në këtë fushë, që të aplikojnë. Një risi tjetër lidhet me zgjatjen e afateve të certifikatave për përgjegjësit e shërbimit, apo drejtuesit Teknik.

Sipas ligjit të ri, kompanitë e shërbimit të mbrojtjes fizike private, kur operojnë në më shumë se 3 qarqe, dhe kanë më shumë se 300 punonjës, tanimë do të kenë mundësi të ketë më shumë se një drejtues Teknik. Çështje tjetër që është munduar të rregullohet është shtrirja e shërbimeve në të gjithë territorin, duke lejuar nën-kotraktime, por me kushtin që të ofrohet shërbimi me të njëjtin çmim dhe të njëjtën cilësi.

Një tjetër ndryshim është dhe ai i licencës për përdorimin e automjeteve të blinduara, që zgjatet nga 3 vite që është me ligjin e vitit 20214 në 5 vite.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

19:40 / July 12, 2025

E hoqën nga puna, Yuri Kim në protestë para DASH

19:08 / July 12, 2025

Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me…

18:00 / July 12, 2025

Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen nëpërmjet portalit E-Albania

17:40 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.