7 minuta seancë plenare janë mjaftuar për qeverinë dhe maxhorancën që të miratojnë buxhetin e vitit 2024 me 74 vota pro dhe katër vota kundër. Një rekord historik ky për Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë seancë i pranishëm këtë të enjte ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.
Si asnjëherë më parë buxheti i vitit 2024 dhe pr/ligjet e lidhura me të janë miratuar brenda 7 minutash, pa debat por vetëm me kartona jeshil të ngritur nga deputetët e maxhorancës mes tymueseve të cilat u hodhën nga deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.
Për shkak të kaosit kryeparlamentarja Lindita Nikolla kaloi në votim buxhetin e vitit 2024, akcizën e taksat. Buxheti u miratua me 74 vota pro, ndërsa katër deputetët te Lulzim Bashës si Açka, Bakiu, Jakupllari, Ulliri votuan kundër. Në nisje të senacës deputetët e Berishës u përplasën me punonjësit e Gardës për karriget, pasi Garda nuk i lejoi që t’i çonte në Foltore. Nikolla përjashtoi nga senaca Asllan Dogjanin.
Deputetët u futën herët këtë të enjte në sallën e Kuvendit dhe janë përplasur me oficerët e Gardës. Kjo situatë në sallën e Kuvendit po ndodh prej javësh, teksa përfaqësuesit e Partisë Demokratike vendosin karriget mbi njëra-tjetrën pranë foltores, kanë ndezur flakadanë e zjarr brenda sallës.
Ervin Salinanji ishte në krye të aksionit, dhe foli jashtë sallës së Kuvendi duke thënë se paketa fiskale do të godasë shtresën e mesme. “Për herë të parë goditet shtresa e mesme, e cila do të taksohen me 23 përqind, mjekët, stomatologët. E ka djeg kushtetutën. Po funksionojnë në kushtet e një junte. Duket qartësisht që nuk po bashkëjetohet në mënyrë demokratike. E patë sot se si në mënyrë tinzare dhe me vrap u miratua buxheti që për herë të parë godet shtresën e mesme”, tha Salianji.
Lexoni edhe https://tirananews.al/kater-deputete-te-bashes-marrin-pjese-ne-votim-ja-emrat/
Lexoni edhe https://tirananews.al/rama-ne-kuvend-deputetet-ndezin-flakadanet/
Lexoni edhe https://tirananews.al/video-garda-pushton-sallen-e-kuvendit-asnje-deputet-i-pd-se-nuk-eshte-i-pranishem/
