Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kaosi në Kuvend, Spiropali reagon ashpër për fyerjet ndaj Gardës së Republikës nga ana e deputetëve të opozitës

13:10 / December 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
408104196 911248603700908 8962964894033835218 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për dhunën dhe kaosin e deputetëve të Berishës dhe Bardhit në sallën e Kuvendit. Duke nisur që nga hyrja e Kuvendit, Spiropali u shpreh e indinjuar nga fyerjet e deputetëve opozitarë ndaj punonjësve të Gardës së Republikës. Ajo tha se goditjet dhe fyerjet ndaj punonjësve të Gardës bëhen me qëllim të mbrojtjes së verbër ndaj Berishës dhe familjes së tij.

“Ajo që më indinjoi më shumë sot që në hyrje të sallës së seancave në Parlament ishin fyerjet e shfrenuara ndaj burrave dhe grave të Gardës së Republikës. Çdo fjalë që kolegëve të opozitës copë e çikë ua rroku mendja, e lëshuan në drejtim të punonjësve te Gardës, që paguhen me pagë modeste e punojnë shpesh jashtë orarit duke vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre, për të ruajtur rendin dhe sigurinë në institucionet e rëndësisë së veçantë. Kjo opozitë që nuk lë rast pa derdhur lot krokodili për shqiptarët e ndershëm e njerëzit e punës, fyen, përçmon, godet, punonjësit e Gardës me të ardhura shumë më modeste se ata, për të mbrojtur me forcë të verbër kryeplakun, familjen e tij, e pasuritë e tyre”,-shkruan Spiropali.

Postimi i plotë

Ajo që më indinjoi më shumë sot që në hyrje të sallës së seancave në Parlament ishin fyerjet e shfrenuara ndaj burrave dhe grave të Gardës së Republikës. Çdo fjalë që kolegëve të opozitës copë e çikë ua rroku mendja, e lëshuan në drejtim të punonjësve te Gardës, që paguhen me pagë modeste e punojnë shpesh jashtë orarit duke vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre, për të ruajtur rendin dhe sigurinë në institucionet e rëndësisë së veçantë.

Kjo opozitë që nuk lë rast pa derdhur lot krokodili për shqiptarët e ndershëm e njerëzit e punës, fyen, përçmon, godet, punonjësit e Gardës me të ardhura shumë më modeste se ata, për të mbrojtur me forcë të verbër kryeplakun, familjen e tij, e pasuritë e tyre. Ky nuk është moral politik! Kjo s’është drejtësi!

Këto nuk janë të drejta kushtetuese! Këto janë akte dhune, vepra penale, dhe pafytyrësi njerëzore që përdhosin mjedisin e bashkëjetesës demokratike, cënojnë sigurinë, dëmtojnë imazhin dhe rreken të shkatërrojnë parlamentarizmin dhe institucionet e vendit. Arrakatja e opozitës vetëm nëpërmjet dhunës është ogurzezë pikë së pari për vetë opozitën, por edhe për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi që është lodhur nga pasojat e dhunës, të cilat janë aq të freskëta në mbamendjen e tyre.

Filozofi francez Zhak Mariten thotë se çdo protestë duhet të jetë jo e dhunshme dhe pikërisht këtu qëndron edhe forca e saj. Publiku do i dënojë, siç i ka dënuar, me votë. Për vepra penale të konsumuara në sy të të gjithëve, drejtësia duhet të thotë fjalën e saj.

Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.