Kuqezinjtë janë në momentet më të mira. Faqja zyrtare e Europa League, ka cilësuar si magjik golin e Ernest Muçit të shënuar me klubin e tij të Legias së Varshavës në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve përballë Aston Villas ku klubi i tij u mund, megjithatë goli i shënuar nga sulmuesi shqiptarë, ishte ajo që mbahet mend nga ai 90-minutësh. Ashtu si më parë me golat e Asanit, Bajramit apo Asllanit, llogaritë e rrjeteve sociale të UEFA-s vazhdojnë të zbukurohen nga golat e futbollistëve kuqezi, në këtë vit 2023 që nuk do të harrohet lehtë.
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij në Kongresin e socialistëve, tha se është i domosdoshëm modernizimi i shtetit si parakusht për luftën kundër korrupsionit. Ai tha se për këtë gjë, PS ka bërë që rreth 95% e shërbimeve që ofron qeverisja qëndrore, të bëhen online duke shmangun mundësitë për korrupsion në zyrat e shtetit. “Reforma në Drejtësi si një kusht themelor për të luftuar korrupsionin në sektorin publik. Por është edhe një kusht themelor për të gjitha shërbimet publike që ofrohen. E kemi thënë që nga fillimi, parakusht për të luftuar korrupsionin është…
Aksidenti tragjik i ndodhur në Portogruaro të provincës së Venecias, ka rezultuar fatal për tre të rinj, të gjithë rreth të 20-ve. Dy prej viktimave janë Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria. Ata kanë humbur jetën në vend pasi mjeti “BMW Seria 3” me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lum, raportojnë mediat italiane. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese, duke përfunduar në ujë dhe duke u fundosur nën një urë të vogël mbi lumin Reghena.
Në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, Sali Berisha deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama e ka zhbërë 8 dhjetorin, duke vendosur atë që e quajti “diktaturë bande”. “Në 10 vite, ai ia doli të zhbëjë një nga një, arritjet e 8 dhjetorit. Ai ia doli me vendosmëri të vendosë në Shqipëri një narkokraturë, një diktaturë bande. Por një diktaturë, po aq moniste sa ç’ishte diktatura komuniste në kulmin e saj. Ramiz Alia ishte diktator, pa diskutim, por monist si Enver Hoxha nuk mund të kishte një të dytë përveç Edi Ramës sot. Sepse edhe ai…
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez në cilësinë e presidentit të internacionales socialiste ka dhënë një video-mesazh për Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë, duke ofruar mbështetjen e tij në vijimin e promovimit të agjendës së progresit të Shqipërisë. “Shqipëria është bërë një shembull progresi, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe lirinë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë të progresit, kontributi i PS ka qenë vendimtar nën kryesimin e mikut Edi Rama, zëvendës president i Internacionales Socialiste. Në emër të Internacionales Socialiste dhe në emrin tim, dua t’ju jap gjithë mbështetjen për të vijuar me promovimin e agjendës për progresin…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.141 viti 2022 që bën fjalë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a, 334/1 dhe 278 të Kodit Penal. Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë kryer në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi,…
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së Elton Javorit paraditen e 7 dhjetorit pak metra larg banesës së tij në lagjen “16 Prilli” në Fier. Policia ka shpallur në kërkim 35-vjeçarin Agim Gashi. Javori dhe Gashi kanë pasur një konflikt rreth një vit më parë dhe mes tyre nuk ishin sqaruar situatat. Pas kthimit nga Gjermania së fundmi, një tjetër konflikt verbal raportohet se ka ndodhur mes tyre. Dyshohet se Gashi e ka pritur derisa ka dalë me makinë nga banesa, e ka ndjekur dhe më pas e ka qëlluar. Kur mjetet kanë qenë në lëvizje paralel, 35-vjeçari Agim Gashi…
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj hapëse në Kongresin e Partisë Socialiste, ku foli edhe për vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011. Ajo tha se një ndër arsyet përse opozita ka shkaktuar kaos prej kohësh në Kuvend, është fakti se drejtësia ka filluar të funksionojë. “Pak ditë më parë gjykata e Strasburgut shkroi një vendim për tragjedinë e 21 janarit, pushkatimit pa gjyq të 4 protestuesve në shesh. Një udhërrëfyes juridik i asaj që ne i kemi dhënë përgjigjie ndër vite dhe presim të zgjidhet…
Dritan Goxhaj ka kallëzuar në SPAK ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, kjo për shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Dritan Goxhaj, ish-anëtar i UÇK. Kallëzimi në fjalë është bërë lidhur me procedurat dhe pranimin e kërkesave të Gjykatës Speciales të Kosovës për ekstradimin e Goxhajt kur u arrestua. Dritan Goxhaj u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Hagës i akuzuar për krime lufte, u lirua nga Gjykata e Apelit. Ish-luftëtari i UÇK-së ngriti akuzat ndaj ministrit Manja lidhur me procedurat dhe pranimin e kerkesave te Gjykates Speciales të Kosovës per ekstradimin e tij. Në padinë e ngritur, Goxhaj…
Të mbledhur në Pallatin e Kongreseve, nis punimet Kongresi i Partisë Socialiste, i ndarë në 6 panele. Fjalën hapëse e ka marrë ministrja Elisa Spiropali. Mbledhja në ditën e Rinisë nisi me një valle nga fëmijët të veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe motivet kuqezi. Ndërkohë, kryesocialisti Edi Rama është parë krah Gramoz Ruçit. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj para delegatëve tha se sfida e PS-së është fitorja e njëpasnjëshme e betejave. Për të arritur këtë, Spiropali tha se mbetet sfidë reforma në parti, qeveri, e administratë. “Ndryshe prej tyre ne kemi…
Ministja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, teksa ka bërë me dije projektet që synohen që të realizohennë fushën e arsimit në vijim. Manastirliu u shpreh se 2024 do të jetë viti histori i rritjes së pagave. Gjithashtu tha se do të ketë rritje të nurmit të mësuesve për nxënësit në nevojë, si dhe do të ndërtohen më shumë se 150 shkolla, terrene, palestra. “Nga 2024 nisim rimodelimin e kurrikulave, do të nisim programin e zhvillimit professional të fëmijëve. Do të rrisim deri në 2 mijë numrin e mësuesve ndihëms në vitet…
Në qytetin e Peshkopisë një magazine e një biznesi, ku mbaheshin qindra koli fishekzjarre dhe kapsolla të kontrabanduara me qëllim shitjen. Në këtë ambient u kap shtetasi E.I, 32 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër, për të cilin nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Në magazinë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 733 kapsolla, 344 fishekzjarre të kalibrave të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.