Author: tirana

Deputeti i PS-së, Agron Malaj ka bërë me dije se bashkia Mat, të cilën ai e drejtoi deri në momentin që dorëzoi mandatin e fituar në vitin 2023 për garën parlamentare, po vijon punën dhe projektet që u lanë pas nga vetë ai. Ai ka ndarë foto të asfaltimit të rrugës në fshatin Mallunxë, për të cilën shkruan se është pjesë e projektit të 17 fshatrave. ”Bashkia Mat nis asfaltimin e rrugës së fshatit Mallunxë, pjesë e projektit të 17 fshatrave.Puna nuk ndalet dhe siç kemi thënë ne do të shtrijmë investimet në të gjithë zonën”,-shkruan Malaj.

Read More

Shuhet në moshën 47-vjeçare Dorian Kongoli, djali i autorit të madh Fatos Kongoli. Lajmin e bëri të ditur vetë shkrimtari në një postim në llogarinë e Facebook të shtëpisë botuese “Toena”. Dorian Kongoli jetonte e punonte në New York prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze. Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys.

Read More

3 kandidatë janë në garë për bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet që do të mbahet më 9 nëntor. Përballë Brunilda Mersinit nga Partia Socialiste do të garojë jo vetëm Dionis Sota, i cili gëzon mbështetjen e opozitës, por edhe Gjergji Nika si kandidat i pavarur. KQZ e ka regjistruar këtë të enjte zyrtarisht Nikën si kandidat dhe emri i tij do të jetë i treti në fletën e votimit. Kujtojmë se Nika aktualisht është Këshilltari i Partisë Demokratike në Vlorë. “Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor të datës 30 Tetor 2025, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimin “Për regjistrimin dhe caktimin…

Read More

Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha u paraqit këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Aty për më shumë se 1 orë, Basha dha përgjigje për çështjen e 21 Janarit. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues. Për gazetarët Basha u tregua i rezervuar pasi doli nga SPAK-u. Lulzim Basha nuk dha asnjë koment mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të posaçëm Alfred Shehu, por gazetarëve u tha vetëm se…

Read More

Seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit u mbajt këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, GJKKO, ku nuk kanë munguar tensionet. Shkak u bë kërkesa e mbrojtësve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila pranoi si palë në proces familjen Durda. Sipas avokatëve të Mediut, avokati i familjes Durda, Dorjan Matlia, është drejtor i organizatës “Respublika”, e cila sipas tyre është ngritur dhe financohet nga fondacionet e George Soros. Fatmir Mediu: Kjo zyrë është ngritur me fondet e Soros, është fakt. Me gjithë respektin për familjarët, në këtë proces nuk mund…

Read More

Gara dhe kandidatët për bashkinë e Tiranës, u diskutuan edhe në Kuvend. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës. Këlliçi u përgjigj duke thënë se sondazhi për Tiranën i publikuar dy ditë më parë ka dhënë efekte, ndërsa tha se ”Një pjesë e mirë e grupit që PS do të votojë për Florjan Binaj”. Taulant Balla: O Belind, Tirana…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u prit në një takim nga ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen. Ky i fundit u shpreh i bindur se përpara se të përmbyllet Presidenca daneze, do të hapen të gjithë kapitujt me Shqipërinë. ”Ne sapo patëm një takim interesant. Ishte e këndshme t’u mikprisja dhe të diskutoja progresin e Shqipërisë, për aplikimin për anëtarësimin evropian. Jam krejtësisht i bindur se përpara se të përmbyllim presidencën daneze, ne do të hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë. Nnë mendoj se ky objektiv i Shqipërisë i të qënurit anëtar…

Read More

GJKKO ka shtyrë për datën 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë. Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”. Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”. Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve…

Read More

Banorët e zonës historike të Durrësit u mblodhën edhe këtë të enjte në protestë përpara bashkisë së qytetit. Ata kundërshtojnë vleren e shpronësimeve që parashikohen të kryhen në kuadër të projektit “TID Durrës” dhe kërkojnë që pushteti vendor të ndërpresë menjëherë procedurat që prekin 74 familje. Sipas banorëve, ky projekt është i padrejtë, me elementë korrupsioni dhe përzgjedhje selektive. Protestuesit akuzuan deputetët socialistë që kanë mbështetur projektin, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk ka ardhur të takohet me familjet që rrezikojnë të humbasin banesat dhe bizneset e tyre. Në të njëjtën kohë, qytetarët durrsakë që mbështesin kauzën e familjeve…

Read More

Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha është paraqitur këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Thuhet se Basha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për 21 Janarin, si person që ka dijeni. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.

Read More

Ka një datë të rëndësishme për qeverinë ”Rama 4”. Më 13 nëntor në Romë pritet që të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Itali nën drejtimin Rama-Meloni. Detajet e takimit janë ende të përfunduara, pavarësisht se pritet që në takim përveçse kryeministrave të jenë ministrat përgjegjës të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se Reforma në Drejtësi në Shqipëri po rekomandohet në Moldavi. Gjatë fjalës në Kuvend, në këtë seancë plenare ku u raportua puna e KLP dhe KLGJ, Balla se rezultatet e SPAK në 6 vite janë më të mira sesa Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në 15 vite. Po ashtu Balla tha se Reforma në Drejtësi ka thyer shumë mite në Shqipëri, pasi sipas tij, nuk ka politikan mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm. ”Ku mendohej se kur ishin ju në krye të qeverisjes së vendit, që të kishte ministra, deputetë,…

Read More