Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se shqyrtimi paraprak i çështjes së ankimuar nga Kryeministri Edi Rama do të bëhet në datën 12 dhjetor. GJK ka arsyetuar se kjo do të ndodhë për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese deh agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj. Këshilli i Ministrave kërkon heqjen e pezullimit nga detyra si zv/kryeministre dhe minsitre të Belinda Ballukut, e cila është njohur me masën e sigurisë nga GJKKO pasi është zyrtarisht e pandehur nga SPAK.
Author: tirana
Tifozët e Juventusit kanë shpërthyer pas anulimit të golit të Jonathan David në minutën e 34-të të sfidës së Kupës së Italisë kundër Udineses. Asistenti i gjyqtarit Francesco Fourneau sinjalizoi pozicion jashtë loje, vendim që u verifikua nga VAR-i dhe teknologjia SAOT (pozicion jashtë loje gjysmë-automatik). Por kuadri i shfaqur në transmetim ka ngritur shumë pikëpyetje, pasi në pamje shihet Bertola në qendër të zonës së penalltisë, jo Palma, lojtari që tifozët e Juves pretendojnë se mbante në linjë Davidin. Goli i David u anulua për pozicion jashtë loje, duke ndezur polemika të mëdha rreth kuadrit të përdorur në TV.
Kryeministri Edi Rama ka treguar një tjetër arsyje pse pezullimi i Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës ka sjellë pengim të punës së qeverisë. Sipas Ramës, vendimi nga GJKKO ka sjellë cënim të një marrëveshje me rëndësi mes Shqipërisë dhe Kanadasë, për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve dhe që nuk mund të marrë jetë përshkak të pezullimit të Ballukut. ”Ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i…
Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi ka treguar për publikun se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri të mundur kthimin brenda pak ditëve të trupit të Shpatit në Maqedoninë e Veriut. Tare ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar procedurat e ndërlikuara që lidhen me raste të tilla në Itali. Shpat Kasapi ndërroi jetë mbrëmjen e të martës (25 nëntor) pas një arresti kardiak në Bergamo të Italisë. “Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim…
Në festën e së martës në ”Big Brother Kosova Vip 4”, Labinot Rexha zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me Bia Khalifën, duke prekur temën që ka trazuar shtëpinë ditët e fundit: raportin e Toney me Benitën. Duke qenë se Labinoti e njeh familjen e Toney nga jashtë, komentimi i tij i dha një tjetër dimension situatës që tashmë po komentohet gjerësisht. Mes bisedës me Bia-n, ai u shpreh hapur: Nuk besoj që familja është dakord edhe me Benitën. Deklarata e tij sugjeron se ndërhyrja e familjes së Toney e cila kërkoi distancim nga Bia mund të vlejë po aq edhe…
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka kërkuar që të mos futet në kafaz metalik gjatë seanca gjyqësore. Kërkesa është depozituar sot në GJKKO përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani, në të cilën kërkon që të jetë në sallën e gjyqit pranë mbrojtësve të tij pa barriera fizike, dhe në përputhje me të drejtën e mbrojtjes efektive. Ai argumenton se mbajtja e tij në kafaz shkel të drejtat kushtetuese si edhe nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas tij, kjo praktikë përbën një formë trajtimi degradues dhe poshtërues. Deri në heqjen e kësaj mase, në kërkesë thuhet…
Pas njoftimit zyrtar nga ana e FSHF-së për anulimin e ndeshjes Iliria-Skënderbeu, ekipi korçar ka marrë rrugën e kthimit. Skënderbeu pretendon se disa nga futbollistët dhe trajneri Ernest Gjoka u dhunua nga stafi dhe futbollistët e Ilirisë, por këta të fundit kanë përgënjeshtruar pretendimet. Klubi i Skënderbeut bën me dije se disa nga futbollistët e tyre, si edhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar nga futbollistët dhe stafi i Ilirisë, me të mbërritur jashtë stadiumit. Korçarët janë tërhequr nga kjo ndeshje. Të dhunuar, veç trajnerit Ernest Gjoka janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata. Për këtë rast u njoftua…
Pas gati gjysmë shekulli varësie të plotë nga gazi rus, Bosnje dhe Hercegovina mund të lidhet me tregun global të energjisë, falë iniciativës amerikane për të ndërtuar një gazsjellës drejt Kroacisë. Projekti i cili do të ishte investimi i parë i madh i drejtpërdrejtë amerikan në sektorin e energjisë në këtë pjesë të Evropës, mund të fillojë që vitin e ardhshëm, konfirmuan Ambasada amerikane dhe autoritetet e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës. Deri më tani, gazsjellësit në Evropën Juglindore janë ndërtuar nga kompani evropiane ose lokale, ndërsa kompanitë amerikane kanë ofruar kryesisht shërbime konsulence. Projekti nëse realizohet do të shënojë…
Situata në selinë blu nuk është e qetë, me një lëvizje që ka nisur të zërë rrënjë. Ish-deputeti Edmond Spaho thotë se partia ka nevojë për ndryshim thelbësor, njerëz të rinj dhe veçanërisht zgjedhje të ndershme. Në një postim në rrjete sociale, përmes të cilit nuk kursen sulmin ndaj Ervin Salianjit për Foltoren që do të nisë sot nga Durrësi, ai shprehet se Berisha e meriton një tip të tillë, pasi e bëri hero dhe e tani i kthehet kundër. “Nuk kam asgjë kundër me lëvizjen në vetvete. PD ka nevojë për mendim të ri, njerëz të rinj, për ndryshim…
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Prania e Karçanajt ka lidhje me një hetim të Prokurorisë së Posaçme mbi disa procedura tenderuese të institucionit që ajo drejton. Hetimi për AKSHI-n ka derivuar nga një tjetër hetim i Strukturës së Posaçme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9 dhjetor për të zhvilluar mbledhjen për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa KLP do të votojë nëse e pranon propozimin e SPAK për të zgjedhur Joni Ketën në krye të BKH. Nëse zgjidhet, do të ketë një mandat 5-vjeçar në drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Briken Calja ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po mbahet në Durrës, duke fituar tri medalje ari dhe duke vendosur tre rekorde ballkanike. Në kategorinë 79-88 kg, Calja ngriti 150 kg në shkëputje, 185 kg në shtytje dhe 335 kg në dygarësh, duke lënë pas turkun Ramazan Zeydanli, i cili u rendit i dyti. Nga ana tjetër, shkodrani Erkand Qerimaj, i rikuperuar nga një dëmtim, nuk arriti të finalizonte asnjë nga gjashtë provat e tij. Ky sukses i Caljës konfirmon vendin e Shqipërisë në peshëngritjen rajonale. Dje peshëgritësja e Partizanit, Desjana Koni fitoi dy medalje bronzi në Kampionatin…