Author: tirana

Këtë të premte ka ndërruar jetë ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm. Fatkeqësisht nuk ia ka dalë dot t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke u ndarë nga jeta ditën e sotme. Nano u shtrua edhe më herët në spital, për një sëmundje të rëndë të mushkërive dhe zemrës. Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë për disa vite dhe ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 e deri në…

Read More

Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në dhjetor. Është ky rezultati i takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike. Takimi i tyre vjen pas dështimit të përpjekjes për të bërë një qeveria apo mazhorancë nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se duhet që sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja për të shmangur krizat që dëmtojnë vendin. Ai bëri me dije se gjatë takimit, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi që të provojë edhe njëherë për ta bërë qeverinë. Idenë e zgjedhjeve të reja e mbështeti edhe kreu…

Read More

Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tiranë do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht. Bileta do të rritet 10 lekë apo 25% nga sa paguhet. Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj tha se vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Kamzës, pas kërkesës së operatorit privat të licencuar që menaxhon shërbimin e dy linjave dhe nis zbatimin nga 1 nëntori. Memaj thotë se rritja e çmimit ishte e domosdoshme për të përballuar shtimin e kostove të mirëmbajtjes dhe të karburantit,…

Read More

Biznesmeni dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Tiranës. Pacolli është shprehur se ka shkuar si person që ka dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës për të cilin ka dy kallëzime një nga Valon Ademi dhe një vëllai i Pacollit. “Isha për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar. Si person i informuar është e drejtë të shkojë dhe të tregojë kronologjinë e çështjeve. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne jemi përgjigjur. Vëllai im ka bërë kallëzim ndaj personave dhe unë isha praktikisht si person i informuar për të…

Read More

Këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali kritikoi Gjykatën Kushtetuese për faktin se po merr në shqyrtim një çështje administrative. Duke mbrojtur qëndrimin e kreut të shtetit në seancën e Gjykatës për kërkesën e Veliajt lidhur me shkarkimin nga qeveria, Rusmali tha se Kushtetuta e autorizon Gjykatën vetëm në dy raste dhe ky nuk është rasti i dekretit të kreut të shtetit. “Dekreti i Presidentit ka qenë kushtetues në 1 tetor dhe ngelet i tillë sot se ka qenë kushtetues në atë datë. Ju e shihni veten kompetentë për të vendosur për dekretin, për shkak se e shihni të lidhur me çështjen.…

Read More

Janë kryer lëvizje të rëndësishme në strukturat e Policisë së Shtetit, ku disa drejtues komisariatesh janë transferuar në pozicione të reja brenda Tiranës dhe në qarqe të tjera të vendit. Ky rotacion vjen në kuadër të ndryshimeve periodike të drejtimit vendor, me synim rritjen e eficiencës operacionale dhe forcimin e rendit e sigurisë publike në territor. Bëhet fjalë për: Kryekomisar Besmir Qibini nga Shef komisariati Kukes shkon Shef komisariati nr. 3 Tiranë Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tiranë shkon Shef Komisariati nr. 5 Tiranë Kryekomisar Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tiranë shkon Shef Komisariti nr.7 Tiranë…

Read More

Qeveria ka depozituar për miratim projektligjin amendues të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, një nga aktet më të rëndësishme të reformës në administratën publike, i cili synon të modernizojë menaxhimin e shërbimit civil në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ky projektligj është përgatitur nga Departamenti i Administratës Publike (DAP) në bashkëpunim me institucione të tjera, Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe ekspertët e OECD/SIGMA dhe EU4GG. Një ligj i ri për një administratë moderne dhe të hapur Pas më shumë se një dekade zbatimi të ligjit aktual, qeveria argumenton se koha kërkon një kuadër ligjor më dinamik…

Read More

Të gjithëve na pëlqen të udhëtojmë me buxhet të kufizuar, por dy nëna britanike arritën të vizitonin Shqipërinë brenda një dite duke shpenzuar më pak sesa të shkonin në teatër, shkruan Cyann Fielding për tabloidin më të njohur britanik ”The Sun”. Stacey Baugh, 34 vjeçe, dhe Claire Dukes, 41 vjeçe, udhëtuan për në Tiranë, duke rezervuar fluturime vajtje-ardhje me ”Ryanair” për 70,08 paund secila. Duke lënë shtëpinë e tyre në Chesterfield, të dyja morën një fluturim nga Stansted në orën 05:55 dhe mbërritën në Tiranë në orën 09:50, pra pak a shumë tri orë fluturim. Pas mbërritjes, të dyja patën…

Read More

Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan-Qafë Thanë, me gjatësi rreth 50 km, po përparojnë me ritme të larta, duke marrë formë çdo ditë e më shumë. Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se 70% e punimeve të fazës së dytë janë tashmë të përfunduara. Sipas saj, nënkalimi i hekurudhës dhe mbikalimi automobilistik janë ndërtuar, ndërsa po ecet me ritme të shpejta në formimin e trupit të rrugës. “80% e trasesë është hapur dhe po punohet me shtresat rrugore, ku ka përfunduar aplikimi i konglomeratit bituminoz dhe binderit”, theksoi Balluku.…

Read More

Përafërsisht 6.500 vdekje mund të parandalohet çdo vit nëse të gjithë drejtuesit e automjeteve do të respektonin ligjin dhe nuk do të drejtonin pas konsumimit të alkoolit. Europa është rajoni me konsumimin më të lartë të alkoolit në botë. Mesatarja evropiane prej 9,2 litra alkool të pastër të konsumuar çdo vit është një tregues i qartë i situatës, por ajo fsheh diferenca të mëdha mes shteteve, sipas të dhënave nga Këshilli Evropian për Sigurinë e Transportit. Vende si Malta, Norvegjia dhe Suedia kanë nivele më të ulëta të konsumit të alkoolit në krahasim me Estoninë, Çekinë dhe Irlandën. Alkooli, edhe…

Read More

Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra. Erion Veliaj: Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje. Gjyqtarja: Keni ushtruar detyrën në kuptim faktik, apo keni qenë në mungesë me arsye? Erion Veliaj: Për shpirt do doja të isha në…

Read More

Rrëzohet kërkesa e paraqitur nga opozita për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Kërkesa u hodh në votim dhe rezultoi me 5 vota pro dhe 9 kundër. 7 shkeljet që opozita pretendoi se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj janë: Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’ S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025 Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që…

Read More