Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Takimi me strukturat në Durrës, Alimehmeti: Duhet bashkim, ky regjim duhet rrëzuar sa më parë

19:22 / December 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1764785007xscreenshot 149 524
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti zhvilluan këtë të mërkurë një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Alimehmeti kërkoi bashkim dhe mobilizim të të gjithë strukturave përballë asaj që e cilësoi si “regjim i konsoliduar i Edi Ramës”.

Për të qytetarët e Durrësit dhe demokratët në të gjithë vendin po tregojnë forcë të jashtëzakonshme në vitin e 13-të të opozitës. Ai theksoi se PD mbetet alternativa e vetme reale për të sjellë ndryshimin, por ky ndryshim, siç tha, kërkon bashkim të sinqertë dhe përfshirje të çdo mendimi.

Sipas tij, vendi ndodhet përballë një qeverisjeje që, përveç korrupsionit financiar, ka prodhuar edhe “korrupsion moral”, të cilin ai e quajti edhe më të rrezikshëm. “Ne nuk jemi mirë. Ky regjim duhet rrëzuar sa më parë. Sa më shumë e lëmë aty, aq më shumë na kalb neve dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh ai.

Ai nënvizoi dallimin mes të djathtës dhe të majtës, duke thënë se e djathta “vendos Shqipërinë para partisë”, ndërsa e majta “vendos partinë për të zhvatur Shqipërinë”. Për këtë arsye, tha se PD duhet të jetë forca që mbledh të gjitha idetë, të gjithë individët dhe të gjitha energjitë për një projekt të përbashkët.

Alimehmeti bëri thirrje për dialog të brendshëm, duke theksuar se brenda PD nuk ka mendime të gabuara dhe se çdo ide duhet dëgjuar e përpunuar, me qëllim që mesazhi i opozitës të shkojë qartë tek votuesit. “Votuesi flet me shpirt e me zemër. Nëse nuk i drejtohemi kështu, nuk na beson dot”, tha ai.

Durrës ilir alimehmeti PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.