Author: tirana

Një 54-vjeçar është proceduar pasi tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë mbi 22 mijë euro të padeklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Gjatë prezantimit të rendit të ditës në seancën plenare të kësaj të enjte, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit për interpelancë me kryeministrin Rama. Sipas Peleshit, çështja e Belinda Ballukut është në Gjykatën Kushtetuese dhe përpjekjet politike për të nxjerrë një vendim mund të ndikojnë te ligji. “Kërkesa nuk duhet pranuar, sepse çështja është nën hetim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik, para se të jepet vendimi kushtetues mund të ndikojë te ligji. Argumentet i kam parashtruar në shkresën e paraqitur më herët”, tha ndër të tjera Peleshi.

Read More

Kuvendi po zhvillon një seancë plenare ku do të shqyrtohen 14 projektligje të depozituara, si dhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024. Pas miratimit të procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit dhe njoftimeve procedurale, deputetët do të dëgjojnë prezantimin e KQZ-së mbi veprimtarinë e institucionit përgjatë vitit të kaluar. Paketa që do të diskutohen përfshijnë marrëveshje ndërkombëtare, memorandume dhe kontrata financiare për projekte infrastrukturore, si dhe ndryshime ligjore në sektorët e mjedisit, shëndetit publik, minierave dhe në rolin e Kuvendit në procesin e integrimit europian. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1.…

Read More

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga autoritetet kufitare greke, sot nga ora 18:00 deri në 21:00 aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste që po zhvillohet nga fermerët. Gjatë këtij intervali do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia kufitare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.

Read More

Industria e modës, e cila ndërton imazhin e saj mbi shkëlqimin, luksin dhe perfeksionin, po përballet me një prej pasqyrimeve më të errëta të viteve të fundit. Hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një sistem të gjerë nënkontraktimesh, ku punëtorë të varfër, kryesisht emigrantë kinezë, punojnë në kushte të rënda, me pagesa minimale, për të prodhuar veshjet dhe aksesorët, që mbajnë logot e firmave më të famshme në botë. Dhe megjithëse nuk janë akuzuar drejtpërdrejt, emrat e mëdhenj janë sërish në qendër të vëmendjes: Dolce & Gabbana, Prada, Versace, Gucci, Ferragamo, Yves Saint Laurent, Givenchy, Adidas, Alexander McQueen e…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë ka sekuestruar pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij, të cilët janë nën hetim për dy vepra penale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, sipas nenit 186 dhe 287 të Kodit Penal. Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.25 të vitit 2023, kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi, të cilat përfshijnë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, me vlerë totale rreth 4 milionë euro. Konkretisht, me vendim të Prokurorisë janë…

Read More

Në prag të festave të fundvitit, kryeqyteti pritet të vishet me dekorimet festive. Në një intervistë dhënë për RTSH, e pyetur për menaxhimin aktual në bashkinë më të madhe në vend, nënkryetarja e deleguar Anuela Ristani flet për axhendën e aktiviteteve, ndërsa zbulon një pjesë të surprizave duke nisur nga data 6 dhjetor. “Ajo që do të pritet për fundvit është se në datë gjashtë do të fillojmë me ndezjen e dritave; kemi një koncert të vogël me këngë krishtlindjesh. Fëmijët që do të ndezin dritat këtë vit do të jenë ata të qendrës sociale. Më pas, gjatë gjithë dhjetorit…

Read More

Presidenti kinez Xi Jinping ka pritur sot, 4 dhjetor, homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Gjatë takimit në Pekin, Xi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të hapur mes Kinës dhe Francës, duke i përshkruar si dy shtete të mëdha, të pavarura dhe të përgjegjshme, që luajnë rol konstruktiv në mbështetjen e solidaritetit global dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. “Ne jemi të gatshëm të punojmë me Francën për të thelluar partneritetin strategjik të përbashkët dhe për të kontribuar në një botë multipolare, drejt një globalizimi ekonomik përfshirës dhe të dobishëm për të gjithë”, tha Xi. Katër fusha kryesore të bashkëpunimit Forcimi i besimit…

Read More

Indeksi i besimit të sektorit të ndërtimit, që mat prishmëritë e sektorit për porositë, çmimet, normën e shfrytëzimit të kapaciteteve etj ishte në nëntor në nivelin më të ulët në 3 vjet. Indeksi, që matet nga Banka e Shqipërisë në kuadrin e indeksit të besimit të ekonomi u bën ndërtuesve pyetje të tilla si: -Si ka qenë aktiviteti juaj ndërtues gjatë 3 muajve të kaluar? -Cilët janë faktorët kryesorë që kufizojnë aktivitetin tuaj ndërtues? -Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht? -Si parashikohet ecuria e situatës së biznesit tuaj në të ardhmen -Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do…

Read More

Sot, 4 dhjetor, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj nderon kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve që kanë shërbyer për atdheun gjatë 113 viteve të fundit. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit theksoi rolin e Forcave të Armatosura në sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjen e vendit, si dhe pjesëmarrjen e tyre në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së, duke e bërë Shqipërinë një kontribuues të rëndësishëm në sigurinë kolektive. “Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, 4 dhjetor 2025, në orën 10:00, seancën plenare.  Pritet diskutimi i një sërë çështjesh ndërsa në rend dite janë 20 pika, nga ratifikimet ndërkombëtare, ndryshime ligjore e deri te vendime të rëndësishme në institucionet mbikëqyrëse. Fillimisht pritet miratimi i procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit 2025. Më pas, do të shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024. Projektligjet kryesore në rend dite Denoncimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me fondacionin “Hanns-Seidel”, të ratifikuar në vitin 2007. Aderimi në Traktatin e Marrakeshit, që lehtëson aksesin në veprat e botuara për personat e verbër apo me…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit. Gjatë ditë reshjet e shiut pritet të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, e lokalisht në veriperëndim dhe jug të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Era…

Read More