Author: tirana

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Posta e Rreme”, duke goditur një grup të huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit kinezë Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike dhe falsifikim kompjuterik. Hetimet e kryera nga Drejtoria e Krimit Kibernetik, nisën pas njoftimeve të shumta nga qytetarë që kishin marrë SMS mashtruese, të cilat imitonin njoftimet zyrtare të Postës Shqiptare. Këto mesazhe përmbanin linke të rreme, që çonin në një faqe interneti identike…

Read More

Nga Ben Blushi Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera drejtimin e anijes. Sa herë bëhej pishman ai grindej me ata që u kishte lënë timonin, kacafytej dhe plagosej dhe e merrte anijen prapë për ta lënë prapë dhe për ta rimarrë prapë. Pasioni më i fortë i jetës së tij ishte të rifitonte me vështirësi atë që humbte me lehtësi. Ai e ushtronte demokracinë si kaprico, inatin si shaka, humorin si detyrë, debatet si punë, largimin si pushtet dhe pushimin mes largimeve si fillim.…

Read More

Dita e Zisë Kombëtare shënohet sot në Serbi, me rastin e përvjetorit të tragjedisë së rëndë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku një vit më parë humbën jetën 16 persona, ndërsa një tjetër u plagos rëndë pas rënies së tendës së stacionit. Dhjetëra mijëra qytetarë dhe studentë janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes për të nderuar viktimat. Nga 16 pika të ndryshme të qytetit, kolona njerëzish janë nisur drejt Stacionit Hekurudhor, ku po mbahet programi qendror përkujtimor. Studentët e Universitetit të Novi Sadit kanë organizuar gjithashtu një takim përkujtimor dhe kanë njoftuar bllokadë simbolike në shenjë respekti.

Read More

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Devoll, ku u raportua se Alti Nallbati, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike Bledjon Nallbati, por edhe shtetasit Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, kishin dhunuar një person. Janë ndaluar tre personat në fjalë, të cilët akuzohen se kanë marrë me forcë nga banesa për motive të dobëta 32-vjeçarin Ilir Topçiu, të cilin e kërcënuan me jetë dhe më pas ushtruan dhunë fizike ndaj tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M.…

Read More

Ish-Kryeministri i Greqisë, George A. Papandreou ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Shkrimi i plotë Lajmi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos më mbush me pikëllim dhe reflektim të thellë. Fatosi nuk ishte vetëm një udhëheqës politik me rëndësi historike për Shqipërinë, por edhe një mik personal, si dhe një socialdemokrat me të cilin ndanim bindjen se rajoni ynë mund të kapërcejë të kaluarën e dhimbshme dhe të ndërtojë së bashku një të ardhme demokratike dhe evropiane. E njoha Fatosin në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur Shqipëria po dilte nga nata e gjatë…

Read More

Këtë të shtunë Gjykata e Tiranës ka lënë në masën ”arrest me burg” 41 vjeçarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit. 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër. Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra, ka deklaruar 41 vjeçari. Ai ka thënë që nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj…

Read More

Biznesmeni dhe sipërmarrësi Kadri Morina ka treguar detaje nga njohja me ish-kryeministrin Fatos Nano i cili humbi jetën dje pas një beteje me një sëmundje në mushkri. “Kisha fatin ta kisha mik. Kontaktet e shpeshta, i kisha pasi iku nga politika. Takimet më të shpeshta ishin rreth 2005. Ishte fat që e kisha mik. Ishte me fat ta kishe mik. Ishte Fatos Nano, që me tolerancën dhe elokuencën e tij, është i admiruar dhe për politikanët e tjerë, si në politikë dhe biznes. Ishte njeri që ka lënë gjurmë ndoshta për udhëheqësit e ardhshëm të politikës shqiptare. Ai ishte tolerant.…

Read More

Qytetarëve turq do t’u duhen përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët e Podgoricës. Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një…

Read More

Policia në Fier ka finalizuar operacionin policor të koduar “Imazheria”, që çoi në arrestimin e mjekut imazherist në spitalin rajonal të Fierit, Gëzim Taullaj. Mjeku 66-vjeçar u kap në flagrancë duke marrë para nga një pacient, në këmbim të kryerjes së një ekoje abdominale. Përveçse merrte shuma parash në kundërshtim me ligjin, Taullaj akuzohet se shpërdoronte detyrën, pasi gjatë orarit zyrtar të punës në spital, kryente vizita edhe në dy klinika private në Fier. Hetimi ndaj Taullajt është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjatë…

Read More

Këtë të shtunë 25 vjeçari Marjan Kodheli doli para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë pasi vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli. Ai tha se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat. Marjani ka deklaruar se “unë këtu jam” duke mos u dhënë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti. “Unë i kam bërë ditët e mia”, mësohet t’i…

Read More

Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”. Në bashkëbisedimin e saj me studentë dhe përfaqësues të botës akademike, Spiropali theksoi se “rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë dhe të zhvilluar”. Një Shqipëri me mundësi për njerëzit e saj, sipas Spiropalit, është potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE-në.

Read More

Dashi Do të keni një ditë aktive dhe plot iniciativa. Yjet mbështesin projekte ambicioze dhe zgjedhje të guximshme në fushën e punës. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të forcojë marrëdhëniet. Kujdesuni gjithashtu për energjinë tuaj, që të shmangni lodhjen dhe tensionet e panevojshme. Demi Do të përqendroheni te stabiliteti dhe lidhjet e rëndësishme. Yjet ju nxisin t’i kushtoni kohë familjes dhe miqve të ngushtë. Në punë, këmbëngulja dhe durimi do t’ju sjellin rezultate konkrete. Në dashuri, gjestet e thjeshta dhe praktike do të ndihmojnë në ndërtimin e besimit reciprok. Binjakët Do të keni mendje të kthjellët…

Read More