Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve në homazhet në ndër të ish-kryeministrit, Fatos Nano. Noka shihet me buqetë me lule teksa ngjitet në shkallët e Pallatit të Kongresiti shoqëruar nga Gjekmarkaj.
Author: tirana
Në pamundësi për të qenë vetë prezent në ceremoni, Erion Veliaj ka dërguar një kurorë me lule në emër të tij për ta vendosur pranë arkëmortit të ish-kryeministrit Fatos Nano. Nano përcillet sot për në banesën e fundit. Lideri historik i Shqipërisë, ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Grupi i Partisë Socialiste kanë shkruar së bashku për të kryer nderimet e fundit për Nanon, ndërsa ceremonia do të mbyllet me një fjalim të kryeministrit Rama, njëkohësisht pasardhës i Nanos dhe bashkëshortes, Xhoana Nano.
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulim Basha ka mbërritur në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve. Basha po merr pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Basha shihet teksa pret në radhë për të kryer homazhe. Ai është i shoqëruar me ish-deputeten e PD-së, Orjola Pampurin. Më herët nga radhët e opozitës në homazhe morën pjesë Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Arjan Ndoja.
Qindra qytetarë, figura politike kanë marrë pjesë sot në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, të cilat po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve. Në hyrje të godinës është krijuar një radhë e gjatë qytetarësh që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90. Në ceremoni janë të pranishëm përfaqësues të institucioneve shtetërore, ish-bashkëpunëtorë të afërt të Nanos, si dhe qytetarë të shumtë që kujtojnë kontributin e tij në tranzicionin demokratik të vendit.
Një granatë dore difensive është gjetur sot në mëngjes në një ferrë jo larg bregut të detit në zonën e Urës së Dajlanit. Ka qenë një nga rojet e një kompanie e cila po ndërton aty pranë ai që e ka konstatuar granatën e dorës. Është njoftuar policia e cila ka bërë rrethimin e zonës. Kemi të bëjmë me një granatë dore difensive e cila ka qenë pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare.Aji duhet të jetë aty që nga trazirat e vitit 1997. Ajo është e pa armatosur pra në gjendje arke. Sidoqoftë do të jenë xhenierët të cilët do…
Agron Duka dhe Fatmir Mediu kanë bërë nderimet e tyre në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano. Për mediat, Duka tha se Fatos Nano, vdiq në atë moment që dhe truri i tij ndaloi së funksionuari, ndërsa dhe njëherë tregoi miqësinë e ngushtë që ka pasur me Nanon. “Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të…
Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur në orën 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili humbi jetën më 31 tetor. Arkëmorti i mbështjellë me flamurin kombëtar mbërriti pak para nisjes së homazheve. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shfaqur i përlotur teksa është përkulur para arkëmortit me trupin e ndjerë të ish-kryeministrit ku me qindra qytetarë kanë mbajtur radhë për të nderuar figurën historike të së majtës. “Pjesëmarrja e kaq shumë njerëzve është ajo që duhet të vijë në evidencë, është një masë shumë e madhe njerëzish që kanë luftuar me të, që u rritën në…
Prej orës 08:30, kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili vdiq më 31 tetor, pas disa javësh i shtruar në gjendje të rëndë në spital. Në hollin e Pallatit të Kongreseve, familjarët e ngushtë të liderit historik të së majtës, kanë pritur ngushëllimet e dhjetëra qytetarëve të ardhur dhe nga rrethet e vendit. Po ashtu, edhe figura politike të njohura në vend, si Fatmir Mediu, Agron Duka, Arben Malaj dhe emra të tjerë janë ndër të parët që kanë mbërritur në ceremoninë e homazheve për nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Kurora me lule e buqeta janë…
Nëntë persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një tren që udhëtonte nga Doncaster drejt stacionit King’s Cross në Londër të shtunën mbrëma. Policia ka arrestuar dy burra në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet po mbështeten edhe nga policia kundër terrorizmit. Sipas policisë britanike, sulmi ndodhi rreth orës 19:30, pranë stacionit të Huntingdon në Cambridgeshire. Oficerët e armatosur ndërhynë menjëherë, ndaluan trenin dhe arrestuan dy persona në vendngjarje. Shërbimi i ambulancës vendosi një përgjigje emergjente në shkallë të gjerë, duke transportuar disa të plagosur në spital. Kryeministri Keir Starmer e cilësoi incidentin “të tmerrshëm dhe thellësisht shqetësues”, ndërsa…
Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano. Mediu dhe Duka janë dy opozitarët e parë në homazhe. Pas pak minutash në homazhe ka mbërritur edhe deputeti i PD, Arjan Ndoja. Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka kryer gjithshtu homazhe. Ai është i pari nga Partia Socialiste që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve.
Autori i dyshuar është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka deklaruar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta bëjë publike në këtë fazë. “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte,” – ka thënë ai përpara oficerëve të policisë. Sipas burimeve, autori ka shtuar se ndoshta në një moment tjetër do të jetë gati të tregojë arsyen e vërtetë pas ngjarjes.
Pas një operacioni të gjerë kërkimi që zgjati rreth 5 orë, ku u përdor edhe droni, Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme, 1 nëntor, në fshatin Gjorm të Selenicës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në rrugën përpara banesës së autorit, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari B.A., dyshohet se vrau me armë zjarri kushëririn e tij, D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Sipas njoftimit zyrtar, pas marrjes së informacionit nga familjarët se viktima ishte gjetur pa shenja jete, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë…