Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në një lavazh në rrugën “Konferenca e Pezës” shpërndaheshin lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Bashkëpunimi”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: -D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç, 38 vjeç, vëllezër, të cilët kishin marrë me qira lavazhin dhe M. Z., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 vëllëzerit dhe nuk e kallëzoi atë. Gjatë kontrollit në…
Author: tirana
Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama kritikoi të shtunën presidentin Donald Trump për politikat e tij të cilat i ka cilësuar kaotike. Obama paralajmëroi për rreziqet që kërcënojnë demokracinë amerikane. Obama kritikoi politikat e presidentit aktual në një tubim për kandidaten për guvernator të Virxhinias, Abigail Spanberger dhe kandidatin për guvernator të Nju Xhersit, Mickey Sherrill. “Le ta pranojmë, vendi dhe politika jonë janë në një gjendje mjaft të zymtë tani”, u tha ish-presidenti mbështetësve të Spanberger të mbledhur në Universitetin Old Dominion në Norfolk të Virxhinias. “Është e vështirë të vendosësh nga t’ia fillosh sepse çdo ditë kjo Shtëpi e Bardhë…
Policia në Malësi të Madhe ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Në kuadër të operacionit të koduar “Neonët” u arrestuan shtetasit Lazer Pepaj, Sander Pepaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Kristjan Pepaj, të tre banues në fshatin Lulashpepaj. Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit Gëzim Hoxha 57 vjeç, banues në fshatin Balshaj; Lodovik Vulaj, 34 vjeç, banues në fshatin Aliaj; Xhuljano Çeraj, 24 vjeç, banues në fshatin Zagorë; dhe Adil Selmanaj, 57 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e…
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin themelues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano. Kryeministri Edi Rama: I thonë një fjale, “vdis pa të të dua”. Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mes nesh, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e të personazheve të ndryshëm, tërë ç’u tha e ç’u shkrua për ty qysh se doli lajmi që këtë herë ti…
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti janë takuar këtë të dielë gjatë homazheve që u zhvilluan në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano. Pas përfundimit të fjalimit të Ramës, arkëmorti është transportuar nga Pallati i Kongreseve drej kryeminstrisë, kalimi i fundit i Nanos para institucionit që shërbeu për disa vite. Rama dhe Kurti gjatë ceremonisë para Kryeministrisë janë takuar dhe kanë shkëmbyer disa fjalë. Ata shihen krah njëri-tjetrit teksa flasin. Teksa bisedojnë ata vazhdojnë ecjen drej Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te takimi i tij Sllobodan Millosheviçin në Selanik. Rama tha se sot, ndër ata që e nderojnë pas vdekjes, janë edhe ata që dikur e sulmuan dhe e quajtën tradhtar për atë takim. Ai shtoi se një ditë, kur të dalin në dritë fjalët e plota të atij takimi dhe kontributet e Nanos për çështjen shqiptare në Kosovë e Maqedoni, historia do ta vendosë përfundimisht emrin e tij në rreshtat e nderit të Shqipërisë. “Ndër…
Përcillet për në banesën e fundit Fatos Nano, qindra të pranishëm i japin lamtumirën e fundit. Qytetarë hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS. Fatos Nano po përcillet nën tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatra.
Kryeministri Edi Rama foli në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste. I thonë një fjale: vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sot në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, e ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve dhe personazheve të ndryshme, tër ç’u tha për ty qëkurse doli lajmi që ike përgjithnjë. Po sa të dashkan mor burrë i dheut. Edhe ata që nuk lanë rrota në kurriz pa të vënë. More deri te ata që kallën në burg duke të…
Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të shkurtër të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për të atin. “Të nderuar të pranishëm, familjarë, miq, shokë, jam thellësisht i prekur nga vëmendja dhe dashuria juaj që kam ndjerë për babain tim në këto ditë të vështira. Familjen time ka lodhur fati me popullin shqiptar, ne e kemi ndjerë dashurinë e njerëzve ndaj Fatosit. Sot është ditë ndryshe, ai ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht. Im at ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës. Më dha mësim me forcën…
Xhoana Nano, në një fjalim pranë arkëmortit të bashkëshortit, Fatos Nano: Sot është një nga ato ditë që nuk do të doja ta jetoja kurrë. E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e çerek shekulli më parë, me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di, kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, po më shumë se kaq, kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, që përherë e më shumë lipsej të largohej nga tradita e hakmarrjeve, ligësive, prapambetjes. Të…
Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të kryer homazhe në ndër të Fatos Nanos. Ministrat e qeverisë, Belinda Balluku, Albana Kociu, Mirela Kumbaro dhe të gjithë me radhë u takuan me familjarët e ish-kryeministrit Nano. Pas ceremonisë, arkëmorti do të vendoset në shtratin e një topi dhe do përcillet për në banesën e fundit.
Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS, Fatos Nano. Vetëm disa çaste më parë ka mbërritur kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në homazhe ka marrë pjesë edhe zv/kryeminister i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti. Mexhiti është një nga zyrtarët e lartë të Mqedonisë së Veriut që merr pjesë në homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte. Ndërsa po ashtu në homazhe ka marrë pjesë edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ishte i shoqëruar nga Bujar Osmani.