Author: tirana

Hetimet e Prokurorisë Federale të Bruges dhe të zyrës së Prokurorisë Evropiane (EPPO) në Bruksel po zbërthejnë rrjetin e marrëdhënieve mes të dyshuarve dhe personave të tjerë të përfshirë, për të kuptuar nëse ka pasur lidhje apo bashkëpunime që kanë favorizuar dyshimet për mashtrim dhe korrupsion lidhur me dhënien e Akademisë Diplomatike Evropiane Kolegjit të Europës, institucion ku Federica Mogherini ka qenë rektore deri në ndalimin e saj javën e kaluar. Lidhja Mogherini–Sannino Federica Mogherini, ish-ministre e Jashtme e Italisë dhe ish-përfaqësuese e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe Stefano Sannino, ish-ambasador i Italisë në Madrid dhe aktualisht…

Read More

Kombet e Bashkuara të hënën e 8 dhjetorit kanë bërë apel për një buxhet ndihmash për vetëm gjysmën e madhësisë së asaj që kishin shpresuar për këtë vit, duke pranuar se ka një rënie të thellë të financimeve nga donatorët në një kohë kur nevojat humanitare nuk kanë qenë kurrë më të mëdha. Sipas vetë OKB-së, apeli prej 23 miliardë dollarësh do të lërë jashtë dhjetëra miliona njerëz që kanë nevojë urgjente për ndihmë, pasi mungesa e mbështetjes e ka detyruar organizatën të përqendrohet vetëm tek rastet më të dëshpëruara. Shkurtime të tilla vijnë mbi sfida të tjera për agjencitë…

Read More

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të rinjve që i hapën rrugën Shqipërisë drejt demokracisë dhe Europës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti shkruan: “Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’. Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane. Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa.” Presidenti Begaj thekson se aspirata europiane e…

Read More

Protestat në Greqi po përshkallëzohen, dhe fermerët duken të vendosur të vazhdojnë bllokadat edhe gjatë festave të fundvitit nëse kërkesat e tyre kryesore – përtej shlyerjes së borxheve nga OPEKEPE – nuk plotësohen. Ndërsa protestat zgjerohen dhe bllokimet prekin akse të rëndësishme, presioni politik ndaj qeverisë rritet ndjeshëm. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje dy herë gjatë fundjavës për dialog, por mungon ende një përfaqësim i organizuar i fermerëve, duke e bërë komunikimin të vështirë. Ndërkohë, policia përgatitet për lëvizje të reja të protestuesve që synojnë portet dhe aeroportet, ndërsa bllokadat në Rrugën Kombëtare Athinë–Selanik e kanë komplikuar rëndë qarkullimin.…

Read More

Një incident i frikshëm ka ndodhur këtë të dielë, më 7 dhjetor, në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit, ku një avion i kompanisë AJet, i nisur nga Prishtina, ka dalë nga pista. Ambasada e Kosovës në Turqi ka konfirmuar se të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe nuk ka raportime për persona të lënduar. Udhëtarët janë larguar nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre pa ndonjë problem. Sipas njoftimit të Ambasadës, avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga dhe është ndalur në skajin e pistës. Pasagjerët u evakuuan përmes shkallëve të…

Read More

8 Dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë, një datë që kujton lëvizjen studentore të dhjetorit 1990, ngjarje që ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë së vendit. Para 35 vitesh, studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës u bënë nismëtarët e kthesës së madhe demokratike, duke hedhur hapin e parë drejt vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Më 8 dhjetor 1990, qindra të rinj të mbledhur në Qytetin Studenti dolën në protestë nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ata kërkuan rrëzimin e sistemit diktatorial, ngritjen e një shteti demokratik, garantimin e shtetit të së drejtës dhe integrimin e vendit në…

Read More

Inflacioni bazë u rrit përsëri në muajin tetor dhe arriti nivelin më të lartë në dy vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 3.13%, nga 3.07% që kishte qenë për shtatorin. Inflacioni bazë gjithashtu ka thelluar rritjen me bazë vjetore. Në tetorin e vitit të kaluar, inflacioni bazë kishte qenë në nivelin 2.19%. Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.6% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe…

Read More

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore të cilat pas orëve të mëngjesit pritet shpërbërja graduale e tyre. Në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12m/sekValëzimi në detet…

Read More

Nga Ardit Rada Partia Demokratikë është përfshirë në një dinamikë të re, por të njohur. Vetëm se këtë radhë ‘lufta’ e foltoreve ka tjetër drejtim. Figura të njohura në PD që kanë dalë hapur në krah të Ervin Salianjit po e konfirmojnë dita-ditës së e gjithë lëvizja e tyre, nga kafenetë në sallat ploy, nuk ka të bëjë me synimin për t’i zënë vendin Sali Berishës, as për të krijuar një alternativë ndaj tij. Përkundrazi, lëvizjet e Salianjit ndjekin një logjikë që bën sens për situatën ku ndodhet PD-ja e sotme: Përforcimin e pozicionit të tij në raport me Gazment…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foli në telefon të shtunën me presidentin venezuelian, Nicolas Maduro, në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale. Ankaraja raporton se Presidenti Erdogan tha se vendi i tij po ndjek nga afër zhvillimet në rajon. Turqia beson se çështjet mund të zgjidhen përmes dialogut dhe se ky qëndrim shprehet në çdo mënyrë. Përveç kësaj, Tayyip Erdogan deklaroi se është e rëndësishme të mbahen të hapura kanalet e dialogut midis SHBA-së dhe Venezuelës dhe se Turqia shpreson që tensioni të qetësohet sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme…

Read More

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kanada. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 243 kilometra në perëndim-jugperëndim të Whitehorse, Kanada dhe 573 kilometra në lindje të Anchorage, SHBA, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra. Deri tani nuk raportohet për dëme apo njerëz të lënduar.

Read More

Një sulm me dronë dhe raketa në rajonin e Kordofanit Jugor të Sudanit ka shënjestruar një kopsht fëmijësh, ku si pasojë janë vrarë të paktën 50 persona, mes tyre 33 fëmijë. Organizata mjekësore, “Rrjeti i Mjekëve të Sudanit” dhe ushtria akuzuan si përgjegjëse për sulmin, grupin paramilitar, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Sipas ministrisë së jashtme të lidhur me ushtrinë, kopshti u godit dy herë me raketa. Duke komentuar raportimet për sulmin, një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijët, UNICEF, tha: “Vrasja e fëmijëve në shkollën e tyre është një shkelje e tmerrshme e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët…

Read More