Author: tirana

Nga burgu i sigurisë së lartë i Operas në Itali, 41-vjeçari shqiptar Taulant Toma u arratis si në filma. Hetuesit italianë kanë zbuluar se ai pasi preu hekurat e qelisë përdori një ganxhë artizanale për të kapërcyer murin rrethues dhe për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. Toma po kërkohet në të gjithë Italinë nga forca të shumta policore. Toma pasi doli nga qelia arriti në murin rrethues të lartë 6 metra dhe pasi u ngjit mbi të, u arratis në mes të natës. 41-vjeçari ka realizuar në mënyrë artizanale një ganxhë me material druri rreth 6 metra të gjatë të…

Read More

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, që do të mbahet më 15 dhjetor, do të shpërndajë një sërë çmimesh të rëndësishme, mes të cilave spikat trofeu prestigjioz “Talenti i Vitit” në kategorinë e djemve dhe vajzave. Ky vlerësim synon të nderojë pasionin, talentin dhe ëndrrat e futbollistëve të rinj shqiptarë, të cilët shihen si e ardhmja e futbollit në vend. Në kategorinë e djemve, për trofeun “Talenti i Vitit” janë nominuar: Arlind Kurti-mbrojtës i Laçit Ergis Arifi-mesfushor i Teutës Erald Maksuti-sulmues i Flamurtarit Fabjan Përndreca-mbrojtës i Bylisit Ndërsa në kategorinë e vajzave, garojnë katër lojtare të spikatura: Albana Malaj Ambra…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman, Jordani, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Kreu i qeverisë e vlerësoi mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë. ”Me Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein dhe Princin e Kurorës Hussein bin Abdullah II”,-shkruan Rama në foton e postuar në rrjetin social Facebook.

Read More

Sot në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt një seancë e veçantë, ku si ”deputetë” dhe ”kabinet qeveritar” ishin të rinjtë e vendit, që përkon me Ditën e Rinisë. Fjalën e mbajti për ta edhe deputetja më e re e PS, Sara Mila, duke treguar dhe movituar të rinjtë që të besojnë tek politika. Ajo ndau me ta historinë e saj dhe arsyjet që e shtynë drejt politikës. ”Jam e lumtur që sot jam mes kolegëve që kanë vendosur të bëjnë të njëjtën gjë dhe ne të gjithë bashkë duhet ta mbyllim këtë seancë dhe të dalim nga kjo sallë me…

Read More

Raporti i zjarreve në pyje për vitin 2024 nga Qendra e Përbashkët e Kërkimit e Komisionit Evropian (KE) tregon për një sezon zjarresh më të gjatë dhe më intensiv. Zjarret e mëdha janë rritur çdo vit që nga viti 2017, dhe të dhënat e vitit 2024 konfirmojnë trendin në rritje. Sezoni i zjarreve përfundoi me një sipërfaqe totale të djegur prej 383,317 hektarësh. Në vitin 2024, u raportuan gjithsej 8343 zjarre. Kjo është më shumë se katër herë më shumë se mesatarja 17-vjeçare. Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja ishin ndër vendet e BE-së më të prekura, me një sipërfaqe…

Read More

Ura mbi lumin Mat në rrugën nacioanale Lezhë-Milot pritet të hapet për qarkullimin e mjeteve brenda këtij viti. Prej një muaji ajo po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe rreth 60% e punimeve ne bazamentin e saj janë kryer, megjithëse prurjet në shtratin e lumit kanë vështirësuar punën gjatë ditëve të fundit. Për rikonstruksionin dhe përforcimin e saj u akorduar një fond emergjente me vlerë 107 milionë lekë. Ura mbi lumin Mat është ndërtuar në vitin 1982 dhe ka një gjatësi prej 844 metër duke u konsideruar një prej urave më të gjata në vendin tonë.

Read More

Sali Berisha këtë të hënë ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së, ku u shpreh se buxheti për 2026 nga qeveria ”Rama 4” është një piramidë mashtrimi dhe vjedhjeje ndaj shqiptarëve. Ai u ndal edhe në rritjen e çmimeve dhe kostove të jetesës, që sipas tij çon në rritjen e taksave. Berisha tregoi se do të ri paraqitet nga PD në Parlament amandamenti për minimumin jetik, që sipas tij duhet të jetë mbi 200 euro. ”Për herë të parë në 2 vite, shteti është kontributor kryesor, por jo se janë ndërmarrjet publike të shtetit. Se ka shtete të cilat menaxhojnë sektorë…

Read More

Jemi në javën e 15-të të Superligës, dhe këtë të hënë në Elbasan do të luhet për kreun e Superligës, pasi do të presin në orën 19:00 Vllazninë. Kështu Elbasani udhëheq kampionatin me 1 pikë më shumë se shkodranët, të cilët në 3 ndeshjet e fundit kanë marrë 2 barazime dhe 1 humbje. Flamurtari do të presë Dinamon që pak ditë më parë shkatërroi Tiranën në derbi. Të dy skuadrat po kalojnë një moment të mirë, pasi Flamurtari vjen pas fitores me Egnatian por i duhet vazhdimësi për t’iu larguar fundit. Sfida tjetër luhet në Rrogozhinë me Egnatian që pret…

Read More

Më 17 dhjetor, udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen me liderët e Ballkanit Perëndimor, takim ky që do të zhvillohet për 4-tin vit radhazi në Bruksel. Samiti organizohet në prag të mbledhjes së fundit të Këshilit Evropian për këtë vit. Shqipëria dhe Mali i Zi do të ulen si pararojë e negociatave për anëtarsim krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe me afate të paracaktuara të anëtarësimit, respektivisht në 2028 dhe 2029. Kryeministri Rama dhe homologu malazez Spajiç kanë arritur që të përfshihen në integrimin gradual me përfitimin nga fondet paraanëtarësimit dhe lehtësira të tjera. Samiti…

Read More

Nesër 9 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Keta, që aktualisht mban postin e zëvendës drejtorit të Byrosë, u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokuror. Në mandatin e parë 5-vjeçar struktura e pagëzuar si FBI-ja shqiptare u drejtua nga Aida Hajnaj.

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman, Jordani, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Kreu i qeverisë e vlerësoi Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë. “I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht i Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Rama krahas fotove nga pritja zyrtare. Ky takim konfirmon partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe përkushtimin për…

Read More

Nxënës dhe staf janë duke munguar në një numër të madh shkollash në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shpërthimeve të gripit dhe viruseve të tjera, duke mbyllur shumë prej tyre përkohësisht. Drejtuesit e shkollave pohojnë se situata po ngjason me periudhën e pandemisë Covid-19. Një nga rastet më të prekura është St Martin’s në Caerphilly, Uellsi, ku më shumë se 250 nxënës dhe mësues u sëmurën, duke u rikthyer te mësimi online. Simptomat përfshijnë të vjella, diarre, temperaturë të lartë, kollë dhe lodhje, me një periudhë rikuperimi prej rreth shtatë ditësh. Në County Londonderry, 170 nxënës munguan në një…

Read More