Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Pas daljes nga SPAK, ai ka deklaruar se çështja është nën hetim. “Unë kam folur për 21 janarin vazhdimisht. Por sot do të më kuptoni, meqë është institucion hetimi po e mbyll me kaq. Unë kërkoj mirëkuptim, qëndrova se më thatë (i drejtohet gazetarëve). Dihet, funksioni i SPAK është hetimi për të dalë e vërteta, në respekt të institucionit. Çdo gjë është në fazë hetimi në këtë institucion, e mbyll me kaq”, tha Bamir Topi.
Author: tirana
Gjykata e Tiranës do të shpallë sot vendimi sa i takon vrasjes së Martin Canit, ku autori i dyshuar është i mituri M.P. Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për të, por sipas Kodit Penal për të mitur, ai nuk mund të dënohet më shumë se 12 vite. Mbrojtja e autorit 14-vjeçar kërkoi më 4 dhjetor në gjykatë rikualifikim të akuzës. Avokatët i thanë treshes së gjyqtarëve se ngjarja ka ndodhur për shkak të një tronditjeje dhe kërkuan që, nga vrasja në rrethana cilësuese, të gjykohet për vrasje në kushte të tronditjes së fortë psikologjike. Martin Cani u vra me…
Partia Socialiste do të votojë një nga kandidaturat e opozitës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kështu tha për gazetarët, deputeti i PS, Toni Gogu, pas mbeldhjes së grupit parlamentar socialist. Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani.
Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je italian kanë hyrë në Shqipëri paraditen e 5 dhjetorit dhe ishin planifikuar të largoheshin brenda ditës, por veprimet e tyre kanë shkaktuar shqetësim te autoritetet shqiptare. Kjo sepse ata kishin me vete pajisje të dyshuara për përgjim, por nuk kishin marrë leje dhe as informuar autoritetet tona për këtë. Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka mësuar të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje që ka bërë bujë në disa media në dy ditët e fundit. Daci raporton se pala italiane i ka informuar autoritetet shqiptare me vonesë mbi veprimet që oficerët…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas shoqatës, pas deklaratave të tilla ankuese, fshihet mesazhi i presionit. Ndërkohë kreu i qeverisë, përmes një postimi në platformën X, shprehet ‘gaboni nëse mendoni se do ta mbyll gojën’. Reagimi i plotë: Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu: Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të…
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit. Ky i fundit vrau pasditen e 6 tetorit në sallën e gjyqit, gjyqtarin Astrit Kalaja. Të dy ata akuzohen për vrasje në bashkëpunim, teksa ndaj nipit të Gjon Shkambit rëndon edhe vepra penale e vrasjes së funksionarëve publikë dhe armëmbajtjes pa leje. Në paraburgim ndodhet edhe Banush Koxhaj, punonjësi i sigurisë së gjykatës ku ndodhi ngjarja e rëndë, i dyshuar për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk kreu detyrën për të kontrolluar Elvis Shkambin, ndonëse…
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Raportohet se ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e “21 janarit”.
Ervin Salianji thotë në Report Tv se PD ka nevojë për ristrukturim që ta jëtë e aftë të mundë Partinë Socialiste. Në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo, Salianji thotë se PD prej 7 muajsh nuk kishte zhvilluar takime me demokratët në bazë, pavarësisht humbjes së 11 majit. Ai thekson se PD zgjua vetëm pas takimeve të tij, ndërsa kritika ka përse më të votuarit e primareve nuk u përfshinë në lista. “Kam diskutuar në mbledhje të kryesisë, si do bëhet analiza. E di cila është gjuetia e shtrigave, i leje mikrofonin kujtdo dhe të flasë për cilindo. Ne jemi marrë…
Raporti i fundit i organizatës Reporterët pa Kufij (RSF) i publikuar këtë të martë, më 9 dhjetor, tregon një bilanc alarmant: 67 gazetarë janë vrarë gjatë vitit të fundit, shumica prej tyre të shënjestruar nga forcat e armatosura, grupet paramilitare dhe rrjetet kriminale. Të paktën 53 nga 67 profesionistët e medias të vrarë gjatë vitit të kaluar janë viktima të luftës ose rrjeteve kriminale. Në raportin vjetor të publikuar nga grupi për lirinë e medias me seli në Paris, thuhet se Gaza është zona më e rrezikshme, ku 43% e gazetarëve të vrarë u ekzekutuan nga ushtria izraelite. Që nga tetori 2023,…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bashkinë Klos, ku një 39-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Fshatit Fshat. Sipas informacionit nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësve nisën kërkimet, të cilat u vështirësuan për shkak të terrenit të thyer. Pas disa orësh pune intensive, trupit i viktimës u gjet dhe u nxor nga gremina. Sipas informacioneve të para emri i viktimës është Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës. Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020,…
Emigrantët nga Ballkani janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Gjermani. Sipas të dhënave nga Bruegel, një organizatë kërkimore, shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme dhe ndër më të ulëtit në rajonin e Ballkanit për punë të kualifikuar. Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të punonjësve në profesione me aftësi të ulëta dhe të mesme, dhe ndër më të ulëtat për punë të specializuara dhe eksperte. Sipas raportit, 40.84% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “helper” (ndihmës), një kategori që përfshin punë të pakualifikuara ose gjysmë-kualifikuara,…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një postim në rrjetet sociale, ku ka shprehur vlerësimin për punën e ekipeve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, të cilët janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Rama thekson angazhimin e stafit mjekësor në përballimin e çdo emergjence dhe në ofrimin e ndihmës shëndetësore për qytetarët në çdo moment të ditës. “Me punën në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku ekipet operojnë 24/7 në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kryeministri në mesazhin e tij.