Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mblidhet këtë të martë, më 9 dhjetor, në orën 11:00 për të zhvilluar votimin final mbi emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të SPAK-ut, i cili para gati 2 javësh propozoi Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar në krye të institucionit. KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK-ut për emërimin e Joni Ketës. Më 26 nëntor, Komisioni i posaçëm i ngritur nga Prokuroria e Posaçme, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra,…
Author: tirana
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 goditi Japoninë vonë të hënën në mbrëmje (me orën lokale), duke shkaktuar valë cunami deri në 70 centimetra dhe duke plagosur të paktën 30 persona, konfirmoi sot Kryeministrja Sanae Takaichi.Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), lëkundja e fortë u regjistrua në det, pranë prefekturës veriore Aomori, rreth orës 23:15, dhe mund të pasohet nga lëkundje të tjera të forta në ditët e ardhshme. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të marrin masa mbrojtëse në rast të dridhjeve të mëtejshme. Evakuime masive dhe dëme të shumta Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive urdhëroi evakuimin…
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek,Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Sali Berisha në foltoren e kësaj të hëne para Kryeministrisë që përkon me Ditën e Rinisë, teksa solli në vëmendjen lëvizjen studentore të dhjetorit të 35 viteve më parë, e cilësoi vendin ku u mblodhën si sheshin e lirisë. Ai vlerësoi studentët e dhjetorit 1990 dhe rolin e tyre historik në rrëzimin e diktaturës. “Përshëndetjet më të përzemërta ju, qytetareve dhe qytetarëve të pranishëm sonte në këtë shesh, sheshin e lirisë. Një përshëndetje dhe nderimin më të madh studenteve dhe studentëve të dhjetorit 1990, që të prirë nga tribuni legjendar i kombit, nga studenti Azem Hajdari, ndanë epokat, përmbysën epokën…
Jemi në dhjetorin e festave, dhe kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të atmosferës festive nga qyteti i Korҫës, ku dritat shumëngjyrëshe dhe pema e Krishtlindjes janë kartolina mikpritëse festive në prag të festave të fundvitit. Atmosfera festive e krijuar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyrëshe do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Korҫës, por edhe vizitorëve të ndryshëm. Sheshet dhe rrugët e qyteteve të vendit janë dekoruar me pemën e Krishtlindjes dhe dritat vezulluese. Gjatë ditëve të dhjetorit në sheshet kryesore të qyteteve po zhvillohen aktivitete të shumta festive, me muzikë dhe performanca të ndryshme,…
Në Ditën e Rinisë këtë mbrëmje PD po mban protestën e rradhës tek Kryeministria, dhe numri i pakët për juristin Kreshnik Spahiu tregon qartë se kjo parti s’ka mbështetje më nga populli. Për të më shumë protestues mblidhen në protesta që bëjnë organizatat, sesa në ato që organizohen nga Sali Berisha. ”Protestat bëhen ose për çështje ekonomike që s’kanë motive politike ose ato organziohen politikisht. Kur ka qëllim, marrjen e pushteti ajo kërkohet me numra që të rrëzosh qeverinë, pra duhet që të tregosh që ke një mbështetje të madhe. A ka popull të mjaftueshëm ai që të rrëzojë qeverinë…
Në Ditën e Rinisë, edhe pse disa ditë më parë organizoi një Foltore në Durrës, këtë mbrëmje Ervin Salianji ka marrë pjesë në protestën e Sali Berishës përpara Kryeministrisë. Berisha vijon protestat në kryeqytet, nga ana tjetër Salianji ka nisur takimet e private, siç i cilëson Berisha, me qytetarët në Durrës. Kjo është parë si një revoltë brenda PD ku në thelb në takimeve të Salianjit është reformim rrënjësor i partisë, e cila përveç se humbje, nuk ka korrur asnjë sukses tashmë prej vitesh. Pavarësisht dhe deklaratave të Berishës, Salianji përsëri është parë në protestën e të hënës dhe pse…
Me një këngë himn të rinisë së 30 viteve më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar Ditën e Rinisë. Përmes një mesazhi drejtuar të rinjve shqiptarë kudo që ndodhen, në atdhe, në trojet kombëtare dhe në diasporë, Balla shprehet se Shqipëria ka hyrë në një etapë vendimtare drejt integrimit europian. “Gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rejave dhe të rinjve shqiptarë kudo në atdhe, troje kombëtare dhe në diasporë. Atdheu ka hyrë në fazën finale, mund ta numërojmë me muaj por jo më me vite, të ribashkimit me Europën. Kjo është arritja më e…
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato në Ditën e Rinisë, i është drejtuar të rinjve të veprojnë për të sjellë Evropën në Shqipëri, duke theksuar se integrimi është një mundësi në të cilën duhet të mobilizohen të gjithë për t’ia arritur. Ai tha edhe se procesi i anëtarësimit në BE, nuk është një proces teknik, është një proces politik. ”Sot Shqipëria e ka një zgjedhje. A dëshironi ju t’ju vijë Europa këtu në Shqipëri apo dëshironi të ndiqni shembullin e atyre te rinjve të tjerë të cilët janë larguar nga Shqipëria për të shkuar në Europë? Procesi i anëtarësimit…
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë i shkallës Rihter tronditi rajonin verilindor të Japonisë, duke shkaktuar paralajmërime për cunami dhe urdhra për evakuimin e banorëve. Paralajmërime për cunami u lëshuan për prefekturat e Hokkaido, Aomori dhe Iëate, dhe cunami me lartësi nga 20 deri në 50 cm u vunë re në disa porte. Epiqendra e tërmetit ishte 80 km larg bregdetit të prefekturës Aomori, në një thellësi prej 50, shtoi agjencia. Hekurudha Lindore e Japonisë pezulloi disa shërbime në zonë, e cila u godit edhe nga tërmeti masiv me magnitudë 9.0 në mars të vitit 2011.
Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother Albania VIP 5”, vjen së shpejti nën moderimin e Ledion Liços. Nga 20 dhjetori do të nisë reality show që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës. Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera, drejt e në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb.
Shumë shtrenjtë i kanë kushtuar deklaratat Mohamed Salah që i kishte kundër drejtuesve të Liverpool dhe trajnerit Arne Slot. Salah tha se klubi e kishte braktisur dhe se po bëhej pa të drejtë fajtor për situatën e ekipit, duke shtuar se dikush nuk e donte më në klub, ndërsa shtoi se nuk ka më marrëdhënie me trajnerin Arne Slot. Sot, klubi dhe trajneri Slot kanë marrë vendimin drastik për egjiptianin, duke e lënë jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Interit, e vlefshme për Champions League. Sulmuesi egjiptian ka qenë rregullisht në stërvitje të dielën dhe të hënën, por nuk u përfshi…