Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti ka publikuar ditën e sotme një pjesë nga studimi i Journal of Emergency Medicine në të cilin pretendohet se shumica e vdekjeve të regjistruara gjatë pandemisë COVID-19 janë shkaktuar nga vaksinat. Sipas studimit, është identifikuar një rritje e ndjeshme e rasteve të arresteve kardiake në periudhën e pandemisë, në King County, Washington, një zonë me nivel të lartë vaksinimi kundër COVID-19. Referuar studimit, Prifti e ka cilësuar pandeminë si “pjesë të një ideologjie Woke”, teksa shton se e keqja ç’bëhet aty ku ajo lind, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia duhet kërkuar te autorët e politikave globale të pandemisë. “Amerika nuk te…
Author: tirana
Pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit nën siglën e Partisë Socialiste Ervin Ceca ka kryer sot betimin si kryetar i Bashkisë Berat. Ceremonia u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak, ku të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror, përfaqësues të klerit, si dhe këshilltarë të Partisë Socialiste. Në seancë munguan përfaqësuesit e opozitës. Ceca, i cili e kishte mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë Berat për rreth 7 muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit pas lënies vakant të postit nga ish-kryetari Ervin Demos, tashmë ministër i Pushtetit Vendor u zotua në fjalën e tij se…
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspektuan këtë të hënë, 8 dhjetor, kantierin ku po ndërtohet kampusi i ri modern i Akademisë së Forcave të Armatosura. Gjatë vizitës, ministri Vengu konfirmoi se punimet po ecin sipas planit dhe se afati për përfundimin e fazës së parë është muaji shkurt. “Bëhet gati në shkurt. Këto janë limitet që i kemi vendosur vetes. Duhet t’i kapim patjetër këto afate,” deklaroi Vengu. “Limite ushtarake më duken,” iu përgjigj me humor Kumbaro. Ministrja Kumbaro theksoi rëndësinë e investimit, duke e cilësuar si një projekt strategjik në kushtet…
Lidhur me vrasjen e biznesmenit në Elbasan, Edmond Mëhalla, krimi i mbrëmjes së 30 nëntorit 2025, është shpallur një kërkim një person. Uniformat blu janë në kërkim të shtetasit me iniciale O.E.O., 35 vjeç. Emri i tij ka dalë nga i arrestuari për vrasjen e biznesmenit, shtetasi N.Gj.. Sakaq, Policia dhe Prokuroria, e kanë ende të paqartë se kush është qitësi që vrau Mëhallën, por dyshimet përqendrohen tek shtetasi N.S., ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Në qeli u lanë ish-ortaku i Mëhallës, Xh. A., i cili akuzohet për vrasje në bashkëpunim, dhe roja i…
Ndërsa shumë fermerë ankohen se nuk arrijnë të shesin prodhimet e tyre dhe shpesh detyrohen t’i hedhin, duke pësuar humbje të konsiderueshme, bashkëshortët Ajet dhe Lumturi Ruko nga fshati Suk i Roskovecit kanë gjetur një model suksesi përmes prodhimit të perimeve bio.Ata kultivojnë speca dhe domate në një sipërfaqe prej një dynym, duke përdorur vetëm pleh organik dhe metoda natyrore për luftimin e insekteve të dëmshme, përmes insekteve të dobishme dhe kurtheve me feromone. “Kryesisht kultivojmë speca dhe domate dhe përpiqemi që prodhimi të jetë bio. Përdorim vetëm pleh organik dhe luftojmë insektet me metoda natyrale dhe kurthe feromonike.”, shprehet…
Partia Demokratike përkujtoi sot 8 dhjetorin, me rastin e Ditës së Rinisë. Kreu i selisë blu vendosi kurorë me lule në shtatoren e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Të pranishëm ishin edhe dy djemtë e Hajdarit, Kiri dhe Azemi, të cilët qëndruan krah Berishës në ceremoninë solemne, si dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të ndryshëm. Në fjalën e tij, kreu i të Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, i bëri thirrje të rinjve që të zgjohen dhe të bëjnë atë që prindërit e tyre bënë 35 vite më parë. Ai bëri fajtor Edi Ramën për situatën…
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., pasi gjatë kohës që drejtonte automjetin (autobuz) në momentin që ka mbyllur derën e autobuzit, ka kapur duke i dëmtuar lehtë këmbën e një shtetase të mitur, e cila pas mjekimit në spital, kaloj për në banesë”, njofton policia.
Mesazh i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali: “Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit europian, por njëkohësisht e ndarë gjatë e dhunshëm prej kësaj përkatësie. Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE, ku të rinjtë e Shqipërisë kërkohet më shumë se kurrë të jenë…
TasteAtlas ka publikuar renditjen e saj për vitin 2025 mbi kuzhinën më të mirë në botë, gatimet më të shijshme dhe qytetet ku mund të shijohet ushqimi më i mirë. Italia ka rrëmbyer vendin e parë këtë vit, duke kaluar Greqinë, e cila për një kohë të gjatë mbante primatin. Pas Italisë dhe Greqisë, pesë vendet e para plotësohen nga Peruja, Portugalia dhe Spanja. Në kategorinë e qyteteve më të mira për ushqim, Napoli ka dalë “mbretëresha” për vitin 2025, e ndjekur nga Milano, Bolonja, Firence, Mumbai dhe Xhenova. Hania në Kretë zë vendin e 64-të, ndërsa Heraklioni renditet në…
Një shtetas shqiptar, 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, pas koordinimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit. Bëhet fjalë për E. G., banues në Tiranë, i cili në maj të vitit 2023, së bashku me tre persona të tjerë, dyshohet se tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit. Ngjarja kriminale u parandalua nga Policia e Beratit gjatë operacionit “Objektivi”. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer…
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ende nuk e ka lexuar propozimin e SHBA-ve për paqe, ndonëse, sipas tij, ekipi negociator i Ukrainës e ka pritur pozitivisht. Deklaratat e tij vijnë gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Kennedy Center Honors 2025. “Kemi folur me presidentin Putin dhe me udhëheqësit ukrainas, përfshirë presidentin Zelensky. Dhe duhet të them se jam pak i zhgënjyer që presidenti Zelensky ende nuk e ka lexuar propozimin, kjo deri para disa orësh. Njerëzit e tij e pëlqejnë shumë, por ai jo. Rusia është në rregull me të… Natyrisht, Rusia do…
Agjentët izraelitë po kryejnë survejim të gjerë ndaj forcave amerikane dhe aleatëve të vendosur në një bazë të re amerikane në jug të Izraelit. Të paktën kështu shkruan këtë të hënë The Guardian, duke iu referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake të informuara mbi mosmarrëveshjet për regjistrimet e hapura dhe të fshehta të takimeve dhe diskutimeve. Shkalla e mbledhjes së inteligjencës në Qendrën e Koordinimit Civil-Ushtarak (CMCC) e detyroi komandantin amerikan të bazës, gjeneralin Patrick Frank, të thërriste një homolog izraelit për t’i thënë se “regjistrimet duhet të ndalen këtu”. Stafi dhe vizitorë nga vende të tjera kanë ngritur gjithashtu shqetësime për…