Author: tirana

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 96.5 lekë, ndërsa e kishte mbyllur javën e kaluar në vlerën e 96.57 lekëve. Sipas aktorëve të tregut, trysnitë rënëse mbi kursin e Euros, që në fakt kanë qenë të pranishme gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit, në dhjetor kanë një tendencë të forcohen, për shkak të periudhës festive, që shoqërohet me rritje të flukseve valutore të lidhura me turizmin dhe emigrantët.…

Read More

I vetëm dhe i ngujuar që dje në Ditën e Rinisë në një protestë 24-orëshë para Kryeministrisë, kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, paralajmëron protesta pa afat deri në dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Për të Shqipërisë i duhet qeveri tranzitore 12 mujore me intelektualët më të mirë të vendit brenda e jashtë vendit dhe pa politikanë. “Shqipërisë i duhet një qeveri tranzitore 12 mujore e përbërë nga intelektualët më të mirë të vendit brenda e jashtë vendit, për ta përgatitur vendin për zgjedhjet e para demokratike në vend edhe nëse ai fiton duke mos…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE. Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve për intensifikimin e veprimtarisë diplomatike në vendet e BE. ”Në takim u koordinuan hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes europiane”,-shkruan Spiropali.

Read More

Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes. Shefi i komisariatit të Kolonjës, komisar Alket Pashaj largohet nga detyra ndërsa në vend të tij, vendoset shefi i seksionit të trafiqeve komisar Robert Haskaj. Lëvizja është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit. Alket Pashaj pritet të vendoset në një tjetër pozicion në polici që do të zbardhet në vijim. Sa i përket, shefit të ri të komisariatit të Kolonjës, ai më parë ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në dvp Korccë si edhe më herët, postin e drejtuesit të Amp.

Read More

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti edhe detyrën si kryetar bashkie i komanduar për rreth dy muaj, pasi mori postin pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. Pas zgjedhjeve të fundit, ku kryetare u zgjodh Brunilda Mersini, Elis Halili ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen ditën e sotme edhe si nënkryetar. Kujtojmë se para dorëheqjes së Dredhës, në Bashkinë e Vlorës pati edhe një valë të madhe dorëheqjesh të drejtorëve, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

Read More

Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës. Policia njofton se trupi i të ndjerit u gjet rreth orës 15:45 në lagjen nr. 12, të qytetit bregdetar. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. A2 CNN mëson se 65-vjeçari jetonte i vetëm dhe prej disa ditësh nuk e kishin parë në lagje, as nuk kishte komunikuar me familjarët, të cilët kanë njoftuar policinë lokale. “Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë…

Read More

A do të jetë Endri Shabani Avokati i ri i Popullit? Gjasat janë po, nëse analizojmë zhvillimet pro zotit Shabani brenda grupit parlamentar të PS. Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga votimi në parlament i 6 kandidatëve të kualifikuar e certifikuar nga Komisioni Ligjeve, PS nuk e ka një udhëzim zyrtare për kë duhet të shkojë vota e deputetëve socialistë. PS ka nisur një lobim underground për ta orientuar votën e deputetëve të PS drejt Endri Shabanit, në kushtet kur avokati i popullit zgjidhet me 84 vota në një votim të fshehtë. Endri Shabani bashkë me Adriana Kalanë, Aranita…

Read More

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, si dhe drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Ata u pritën në takim nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA), Graeme Biggar. Gjatë vizitës, Biggar i ka dhënë një certifikatë mirënjohjeje Dumanit për lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe përpjekjet e tij për drejtësi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi sot emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit…

Read More

Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat se koncerti i shumëpritur “Supernova” do të zhvillohet në një lokacion të ri. Për arsye institucionale, të cilat nuk varen nga organizatorët, salla “1 Tetori” do të përdoret nga autoritetet dhe KQZ për procesin zgjedhor në datat e parashikuara të koncertit. Për këtë arsye, në bashkëpunim me institucionet kompetente, eventi është zhvendosur në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë (Boro Ramiz) në Prishtinë. Njoftimi thekson se ky ndryshim ruan datat, cilësinë dhe standardin e lartë të prodhimit të planifikuar, duke garantuar një përvojë edhe më të mirë për publikun. Organizatorët sigurojnë se të gjitha…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet punës për të plotësuar karrigen e fundit që është bosh në Gjykatën Kushtetuese, atë të Elsa Toskës, dorëhequr nga detyra shtatorin e vitit 2024. Komisioni i Ligjeve do të hapë garën nga e para ditën e nesërme, dhe mandati i gjyqtarit të ri që do të zgjedhë Kuvendi, do të jetë i plotë, 9-vjeçar. “Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish gjyqtares Elsa Toska”,-do të jetë dokumenti që do të miratojë nesër komisioni,

Read More

Kryeministri Edi Rama vijon vizitën zyrtare në Jordani në kuadër të Procesit të Aqaba-s. Ai është pritur nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit. “Aman, Jordani-Mirënjohje të thellë, Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit”, shkruan Rama.

Read More

Myrto Uzuni është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike, por këtë herë jo për golat apo paraqitjet në fushë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u komentua gjerësisht në rrjetet sociale pas publikimit të disa pamjeve nga dasma e motrës së tij, ku shihet duke hedhur shumë para gjatë festës. Një moment gëzimi familjar që u interpretua ndryshe nga një pjesë e opinionit publik dhe u shoqërua me kritika, duke e cilësuar gjestin si të tepruar dhe pa etikë. Pikërisht për këtë situatë, Myrto Uzuni ka reaguar në rrjetet sociale. Ai shpjegon se dikur ka qenë shumë i varfër, ndërsa sot i…

Read More