Author: tirana

Shtetasi Dritan Ferrunaj, 42 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën kokainë, sende me vlerë, armë dhe 29 mijë euro. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 42-vjeçarit, në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e…

Read More

Liqeni i Shkodrës, një nga mrekullitë natyrore më të rëndësishme të Shqipërisë, pritet shumë shpejt t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO. Të paktën kështu ka deklaruar këtë të mërkurë, më 10 dhjetor, kryeministri Edi Rama, i cili publikoi një video-kartolinë nga liqeni, e shoqëruar me pamje të pelikanit dalmat, shpendit simbol të tij. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkroi:“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, me shpendin simbol të tij, pelikanin dalmat (Pelecanus crispus), që shumë shpejt pritet t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj…

Read More

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon këtë të mërkurë, më 10 dhjetor, seancën e radhës për dosjen e njohur si “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë. Seanca pritet të nisë në orën 12:30. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, Sokol Hazizaj dhe Vasilika Hysi. Sjellim ndërmend se më 10 nëntor, GJKKO rrëzoi kërkesat paraprake të mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për pavlefshmërinë e akteve të administruara gjatë hetimeve. Sipas vendimit të gjykatës, pretendimet e mbrojtjes u vlerësuan…

Read More

Duke nisur nga sot Australia bëhet vendi i parë në botë që ndalon përdorimin e mediave sociale për personat nën 16 vjeç. Vendi kthehet kështu në një laborator të vërtetë për të trajtuar më së miri ndikimin e teknologjisë tek të rinjtë, sipas ekspertëve. Meta, kompania që zotëron tre platforma Instagram, Facebook dhe Threads, bëri të ditur se ka nisur dërgimin e njoftimeve me SMS, e-mail dhe mesazhe brenda aplikacionit për përdoruesit që ajo beson se janë 13 deri në 15 vjeç. Çaktivizimi i llogarive ka nisur që më 4 dhjetor, Masa prek edhe platforma të tjera, përfshirë TikTok-un, YouTube-in,…

Read More

Administrata Federale e Barnave e SHBA-së (FDA) po heton vdekjet e mundshme nga vaksinat kundër COVID -19 tek fëmijët dhe të rriturit, konfirmoi për AFP të martën një zëdhënës i sekretarit të shëndetësisë të Presidentit Donald Trump, Robert Kennedy Jr., një skeptik famëkeq i vaksinave. Hetimi vjen ndërsa gjithnjë e më shumë zëra po ngrihen për të denoncuar politizimin në rritje të shërbimeve shëndetësore që kur Robert Kennedy Jr. mori detyrën, duke ndryshuar rrënjësisht politikën e vaksinimit në SHBA. “FDA po kryen një studim të thelluar mbi vdekjet e mundshme nga vaksinat kundër COVID në grupmosha të ndryshme”, tha për…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kampusin e Universitetit Shtetëror të Kentucky-t (KSU) në Frankfort (SHBA), ku një student ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike, pas të shtënave me armë zjarri. Policia e qytetit njoftoi se një person i dyshuar, i cili nuk është student i universitetit, është arrestuar menjëherë pas incidentit. Ngjarja ndodhi të martën pasdite në një konvikt në pjesën jugore të kampusit, ndërsa autoritetet vendosën izolimin e menjëhershëm të universitetit duke thënë se po i përgjigjeshin një “agresori aktiv”. Siç shkruan CNN, guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear, reagoi i pari duke e cilësuar dhunën…

Read More

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me Komisionerin Europian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, ku rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 24 dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe migracionit. Ministrja u shpreh se Shqipëria po ecën me vullnet të qartë politik dhe me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, duke avancuar reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit. Gjatë takimit, ajo informoi Komisionerin Brunner mbi hapat konkretë dhe progresin e arritur. Ndër to, veçoi finalizimin…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Beratit Dritan Gripshi. Në mars të vitit 2024, KPK vendosi shkarkimin nga detyra për prokurorin Gripshi, për shkak se nuk plotësonte kriterin financiar. Trupi gjykues i KPA ishte i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare. Vendimi i KPA: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit…

Read More

Besim Ndregjoni, drejtues i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, një prej emrave të propozuar nga Partia Demokratike për Avokat të Popullit, akuzoi dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, se po bëjnë një lojë të turpshme. “PD-së dhe PS-së t’i vijë turp që pas 30 vitesh, dy partitë kryesore kanë urrejtje ndaj antikomunizmit dhe bëjnë lojëra të ndyra, që Avokatin e Popullit mos ia japin antikomunistëve. Ne nuk kemi nevojë për poste. I bëjmë thirrje Berishës: sot është dita të tregosh veten! Je me antikomunizmin apo je me komunizmin”, tha Ndregjoni

Read More

Varianti K virusit të gripit i cili ka alarmuar shumë shtete në botë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se zyrtarisht kemi hyrë sezonin e gripit, por Laboratori i Virologjisë deri tani ka kapur raste me nëntipin Ah1n1 dhe Ah3n2. Sipas komiteteve shkencore në botë, ky variant është shumë ngjitës dhe pritet të rëndojë situatën nga shtrimet në spitale. Edhe Europa është në alarm, në Tiranë specialistët e ISHP-së deklarojnë se nuk ka vend për panik dhe se Shqipëria ndryshe nga Britania e Madhe, Gjermania apo shtete te tjera ka klimë tjetër gjë që favorizon në uljen e ashpërsisw së…

Read More

Qyteti bregdetar i Vlorës ka ndezur zyrtarisht dritat e fundvitit, duke çelur siparin e festimeve për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Qendra për këtë sezon festiv është sheshi “Tre Racat”, i cili është transformuar në një “Christmas Market” plot ngjyra dhe gjallëri. Organizatorët kanë menduar për të gjitha grupmoshat. Hapësira festive ofron aktivitete të shumta argëtuese si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Vizitorët mund të shijojnë panairin me produkte autoktone; ambientet e konsumit; pistën e patinazhit. Marketi i Krishtlindjeve do të qëndrojë i hapur çdo ditë. Për të mbajtur gjallë atmosferën, Bashkia ka njoftuar se çdo mbrëmje do…

Read More