Author: tirana

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ishte këtë të mërkurë i pranishëm në takimin e përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë. Ai theksoi dy çështje që mbeten kryesore për gjyqësorin: vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata. Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët…

Read More

Nesër do të zgjidhet pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK-ut dhe ambasada britanike në Tiranë, bën thirrje për një proces të drejtë dhe transparent. Kreu i ri i SPAK është parashikuar të zgjidhet të enjten në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. “Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me…

Read More

Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2026 me vlerë 886 miliardë lekë, pa pranuar asnjë nga amendimet e bëra nga deputetët. Të vetmet propozime që u pranuan ishin kërkesat e Komisioneve për tu dhënë 5 milionë euro 12 institucioneve, kryesisht atyre të drejtësisë. Projektbuxheti do të votohet përfundimisht më 11 dhjetor në Kuvend. “Kush është dakord ta miratojmë në tërësi? Gjashtë pro, nuk marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës. Një abstenim”. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, buxheti i shteti për vitin e ardhshëm bashkë me paketën fiskale që shoqëron atë kanë përfunduar maratonën e diskutimeve në komisionet parlamentare.…

Read More

Benita dhe Toney janë munduar të sqarohen pas përplasjeve që patën së fundmi. Është Benita ajo që thotë se Elijona po e provokon atë. Toney ia tregoi të vërtetën se si ishte rasti dhe se nuk kishte ndonjë qëllim tjetër. Benita në ndërkohë bëri një deklaratë të fortë, që duket si një lloj kërcënimi për konkurrenten e lartpërmendur. “Unë e mbys krejt e kapi edhe dal jashtë as nuk ma ndjen. E mbys në atë kuptimin, se po mendoj”, u shpreh ajo. Disa nga komentuesit kanë thënë se duhet të ketë ”zarf të zi” për këtë gjest të Benitës.

Read More

Dashnor Sula ka evidentuar Sali Berishën si problemin kryesor të mosfunksionimit dhe të përçarjes së PD-së. Ai komentoi edhe takimet e pavarura të Salianjit me qytetarët e Durrësit. Ai tha se për të mundur mazhorancën, opozita duhet të jetë një shembull i kundërt duke nisur që nga personat në krye që nuk mund të jenë individë që kanë çështje të hapura me ligjin. ”E kemi thënë disa herë dhe u bë me muaj që problemi i opozitës qëndron dhe kushto qytetar do të thonte përse merreni me opozitën dhe jo me mazhorancën. Unë e kam bindje që edhe sot që…

Read More

Kandidati për postin e Avokatit të Popullit, Skënder Haluci, thotë se PD dhe PS kanë bërë një marrëveshje të fshehtë për të zgjedhur në këtë krye të këtij institucioni Endri Shabanin. Ai tha se opozita tërhoqi firmat pasi kuptoi se dikush, ndonjë bashkëpunëtor i partisë brenda grupit i ka përdorur. ”E ka bërë Partia Socialiste domosdoshmërish, duke përdorë edhe elementë të ndryshëm të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Mua më ka ndodhur më ka ndodhur që ca deputetë, që kanë vite që njihem me ta, më kanë thënë se nuk ta firmosi dot pa e pyetur Doktor Profesor Sali Berishën.…

Read More

SPAK paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit nr.9 të vitit 2024, për caktimin e masës së sigurimit ndaj 14 shtetasve, nën hetim për veprat penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjykata e Posaçme me vendimin e saj nr. 124, datë 9.12.2025 vendosi pranimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Sot, më 10.12.2025, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë…

Read More

Mario Përlleshaj, autori i vrasjes së Martin Canit, u dënua me 16 vite burg, teksa babai Ëngjëll Cani thotë se shkolla është shkaku i parë i kësaj ngjarjeje, pasi nuk i ka dërguar asnjë mesazh as për ta lajmëruar për sherrin që kishte ndodhur mes tyre. “Shkolla është shkaktari i parë i kësaj ngjarje. Unë shkollën e kisha 5 minuta larg nga puna ku punoja. Një mesazh mund të shpëtonte jetë. Unë mund të shkoja ta merrja djalin. Një mesazh i tyre mund të kishte shpëtuar një jetë”, tha për ”Shqipëria Live”. Gazetarja Kristi Gongo tha se prindërit janë po…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mori pjesë në takimin informal të ministrave të Drejtësisë të Këshillit të Evropës, të zhvilluar në Strasburg. Lamallari tha se në këtë takim “riafirmoi edhe një herë qëndrimin e qartë të Shqipërisë se migracioni në vetvete nuk është problem, por keqpërdorimi i tij nga aktorë dashakeqës dhe përbën sfidën e vërtetë që ne duhet ta adresojmë së bashku”. “Theksova mbështetjen tonë për nismën danezo-italiane të konkretizuar në Deklaratën e Përbashkët dhe planin me katër pika të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i cili synon të forcojë bashkëpunimin, duke ruajtur njëkohësisht rendin juridik evropian…

Read More

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kërkon që me çdo kusht të anashkalojë njohjen e Kosovës, apo procesin e normalizimit të marrëdhënieve. “Nëse pranohemi të gjithë së bashku, pa përjashtim, të gjithë do të ndihen më mirë, si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët. Dëgjoj vetëm reagime të mira për këtë ide dhe do t’ua them këtë Antonio Kostës dhe Ursula von der Leyen”, tha Vuçiç. Kryeministri malazez Milojko Spajić iu përgjigj këtij sugjerimi, duke deklaruar në X se ai ishte dakord që “BE-ja duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë Ballkanin Perëndimor”. Ai pati dhe një kunjë për Beogradin: “ne do të…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së tij të përditshme për mediat, ngriti alarmin për shpopullimin masiv të vendit, të cilin e cilësoi si “goditjen më të rëndë ekzistenciale” që kombi shqiptar ka marrë në historinë e tij. Berisha tha se treguesit demografikë të Shqipërisë nuk kanë pësuar kurrë rënie të tillë brenda një periudhe kaq të shkurtër, duke akuzuar qeverinë Rama për “katastrofën më të madhe demografike të regjistruar ndonjëherë në vend”. Ai e përshkroi situatën si një proces të planifikuar që “përbën gjenocid të heshtur ndaj shqiptarëve”, duke iu referuar konventave ndërkombëtare që trajtojnë çështjet e…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria garanton stabilitet dhe qartësi për tërheqjen e investimeve të huaja. Rama ishte sot i pranishëm në “Tirana Economic Forum”, një takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e “Delphi Forum”, për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria. Kryeministri theksoi se investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,58 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe tendenca vazhdon në rritje edhe në vitin 2025. “Kapitali nuk zgjedh rastësisht, por shkon aty ku ka stabilitet, qartësi dhe drejtim.Sot Shqipëria është pikërisht ky destinacion, pra një vend,…

Read More