Author: tirana

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vlerësimet e Komisionit Evropian, pavarësisht ashpërsisë së tyre, pasqyrojnë integritetin e procesit dhe synimin për të forcuar standardet e qeverisjes. Ai theksoi se krijimi i një “sistemi auto-imun” kundër korrupsionit dhe ndikimeve familjare mbetet një sfidë e vazhdueshme, por edhe një arsye për t’u ndjerë të inkurajuar nga përparimet e bëra. “E dimë që vlerësimet e Komisionit Evropian nuk shquhen për bujarinë, por janë vlerësime njerëzish që kur ulen në tryezë zemrën e kanë lënë në shtëpi. Matja e integritetit të procedurave njëkohësisht integritetit të njerëzve që janë pas këtyre procedurave është pikërisht puna…

Read More

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, prokurori Adnan Xholi u përball me një pyetje të ndjeshme që lidhej me përballjet e tij me krimin e organizuar. I pyetur nga një anëtar i KLP-së: “Jeni përballur me banda të krimit të organizuar që në fillimet e karrierës suaj, si ka ndikuar kjo tek ju personalisht dhe cilësia e jetës suaj?”, Xholi u duk i prekur pasi uli kokën dhe heshti për pak çaste. Ai më pas u përgjigj shkurt: “Unë dhe familja nuk jemi më të parët!” Deklarata e tij vjen…

Read More

Seanca e sotme plenare është përfshirë nga tensione dhe ofendime mes deputetëve të PS dhe të PD. Teksa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dëgjohet demokrati Flamur Noka duke i thënë ‘o injorant’. Pas kësaj, Balla kërkoi që Noka të djalë jashtë seancës. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u detyruara të ndërpresë seancën në mënyrë që të qetësohet situata. Balla: E keni sjellë kërkesën sjellë 24 orë, deri më tani jeni në shkelje të rregullores sepse nuk kemi dëgjuar pse duhet tërhiqet nga rendi i ditës, njëri i bie patkoit, tjetri gozhdës, nuk ka sqaruar se kjo çështje duhet…

Read More

Partia Demokratike kërkoi sot heqjen nga rendi i ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pasi sipas saj, maxhoranca po tenton ta marrë këtë institucion përmes Endrit Shabanit. Nënkryetari i grupit të PD-së, Belind Këllicci tha se dy kandidatët që mbështet opozita janë Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja. “Në 5 dhjetor ju jeni njoftuar për tërheqjen e gjithë firmave të deputetëve të PD për kandidaturat që janë paraqitur për Avokat të Popullit. Në listë ndodhet edhe lepuri i Surrelit, Endrit Shabani, i cili po çon deri në fund skenarin e maxhorancës që avokatin e Popullit do ta marrë PS-ja. Që…

Read More

Gjatë prezantimit të tij para KLP-së, prokurori Adnan Xholi theksoi se pika e tij e dobët lidhet me fokusin e tij në mbledhjen e provave para se të kryhen arrestime. Por sipas tij, këtu qëndron dhe çelësi i suksesit të një prokurori. “Pika e dobët ka të bëjë me interesin dhe përkushtimin në mbledhjen e provave para se të vijoj me arrestimet, pasi fillimisht fokusohem në mbledhjen e provave. Suksesi i prokurorit është në mbledhjen e provave. Unë nuk fus njerëz në burg pa prova; është shkelje ligjore, kushtetuese dhe hyjnore!”, deklaroi Xholi. I pyetur se si dëshiron të mbahet mend…

Read More

Vat Staka: Jemi njohur me platformën tuaj dhe po kaloj tek pyetjet. Ju në fjalën tuaj thatë që Prokuroria e Posaçme duhet të shtojë numrin e prokurorëve. A jeni më shumë që të shtohet numri i prokurorëve apo duhet të bëhet ndryshim ligjor tek neni 75? Adnan Xholi: Unë e dhashë mendimin tim dhe jo pa qëllim. Çështjet në Prokurorinë e Posaçme sidomos të krimit të organizuar zgjat me muaj. Janë shumë dosje. E kemi shprehur që duhen ndryshime sidomos për çështjet e krimit të organizuar. Gjykimin e bëjnë prokurorët dhe duke u shtuar numri i tyre arrihet rezultate më shpejt. Do…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Qeverinë Italiane, nisën zbatimin e projektit “Përmirësimi i shëndetit të nënës dhe të porsalindurit në Shqipëri – MATHERNA”, një nismë strategjike që synon transformimin e shërbimeve neonatale dhe të kujdesit për nënat në Shqipëri. Projekti vjen pak javë pas marrëveshjes së nënshkruar në Romë, gjatë mbledhjes së për bashkët të dy qeverive. Falë një financimi prej 6 milionë eurosh nga Qeveria Italiane dhe mbështetjes tekniko–shkencore të ASST Fatebenefratelli Sacco, MATHERNA përfaqëson një model të ri partneriteti ndërinstitucional të orientuar drejt ofrimit të shërbimeve cilësore në struktura spitalore moderne, të sigurta…

Read More

Ka nisur mbledhja në KLP për kreun e ri të SPAK. I pari që nisi intervistimin është Adnand Xholi. Xholi e nisi fjalën duke theksuar se përmbush të gjitha kriteret që duhen për të qenë kreu i ri i SPAK. Pasi kreut Altin Dumani i mbaron mandati më 18 dhjetor, për të marrë postin e tij ka katër kandidatura. Katër prokurorët në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj.

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. E pranishme gjatë seancës është edhe e ngarkuara me Punë e SHBA-ve në vendin tonë, Nancy VanHorn. I pranishëm është edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Në ambientet e KLP-së shkoi edhe ambasadori britanik Nicholas Abbott. Sipas rendit alfabetik, para anëtarëve të KLP-së do të paraqiten Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Secili prej tyre do të ketë mundësinë të prezantojë vizionin dhe platformën e drejtimit të SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të…

Read More

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Sipas rendit të ditës, parashikohen dy interpelanca, projektligjet për buxhetin 2026 dhe paketën fiskale, si edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, ku janë gjashtë kandidatë. Fillimisht pritet të zhvillohet interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Më pas rendi i ditës parashikon një tjetër interpelancë, këtë radhë të kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj me Kryeministrin Edi Rama.

Read More

Më 18 dhjetor përfundon mandati trevjeçar i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, periudhë gjatë së cilës SPAK ka hetuar figura të larta politike dhe grupe kriminale ndër më të rrezikshmit në vend. Për këtë, sot, më 11 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon një nga mbledhjet më të rëndësishme të vitit, atë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Procesi nis në orën 09:00, me intervistimin e katër kandidatëve që garojnë për postin më të lartë të strukturës speciale. Në garë për të marrë drejtimin e…

Read More