Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon këtë të enjte, 11 dhjetor 2025, një nga mbledhjet më të rëndësishme të vitit, atë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Procesi nis në orën 09:00, me intervistimin e katër kandidatëve që garojnë për postin më të lartë të strukturës speciale. Sipas rendit alfabetik, para anëtarëve të KLP-së do të paraqiten Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Secili prej tyre do të ketë mundësinë të prezantojë vizionin dhe platformën e drejtimit të SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve…
Author: tirana
Ditën e enjte, 11 dhjetor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka pritur në zyrë Zëvendësdrejtori Amerikan për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise. Sipas një postimi të Ambasadës Amerikane, është vlerësuar puna nga Dumani. ”Përpjekjet e z.Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”. Postimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit…
Në tryezën e forumit “Mbrojtja e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit”, Agron Shehaj tha se në ditën që drejtësia vuri para ligjit “të paprekshmit” e korruptuar, kanë nisur sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve që rikthyen besimin e shqiptarëve tek drejtësia dhe barazia para ligjit. Teksa tha se po diskutohet se një bashkim i opozitës do të sillte rrëzimin e qeverisë, shtoi se shoqëria do ta ndiqte politikën nëse do të kishin besim tek ajo. ”Unë pata dyshime nëse do funksiononte Reforma në Drejtësi, që do të vinte dita që të paprekshmit do dilnin para drejtësisë. Kam bindjen se ky është…
”Lëvizja e Ervin Salianjit, nuk është përçarje në PD”,-thotë drejtuesi i Departamentit Brain Gain pranë selisë blu, Tedi Kopliku. Ai tha se në takimin me Salianjin ishte pasi kishte marrë ftesë nga Ilir Alimehmeti. ”Nuk ka një lëvizje brenda PD, ka foltore në qytete nga PD, njëra përballë Kryeministrisë dhe tjetra që lëviz nëpër qytete. Unë isha në kafen e Salianjit sepse se dija që ishte ai, por isha i ftuar nga Alimehmeti. Isha e ftuar në kafe me kandidatët, mjaftonte ftesa e Alimehmetit për të qenë në atë kafe. Po të jesh në një kafe s’do të thotë asgjë. Kafja…
Skema Kombëtare e Investimeve po nxit zhvillimin e bujqësisë duke mbështetur fermerët dhe sipërmarrësit e sektorit privat. Një shembull i qartë është historia e Kodhel Çalës nga Gramshi, i cili në vitin 2014 vendosi t’i përkushtohej plotësisht bujqësisë dhe të ndërtonte një aktivitet të qëndrueshëm në vendin e tij. Me mbështetjen e qeverisë dhe përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, Kodheli ka përfituar një traktor dhe një pompë spërkatëse, të cilat kanë rritur efikasitetin e punës, kanë ulur lodhjen fizike dhe kostot e prodhimit, duke përmirësuar ndjeshëm proceset ditore në plantacionin e tij prej 5.7 hektarësh ullinjsh. Ministri i Bujqësisë dhe…
Gjykata e Tiranës dënoi me 16 vite burg 15-vjeçarin Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjas. Aktivistja e të drejtave të njeriut, Voltiza Prendi tha se në raste të tilla tragjike, dhimbja e familjes së viktimës nuk mund të shuhet me një vendim gjykate, por sistemi i drejtësisë për të mitur ka si qëllim parandalimin e rasteve dhe jo ndëshkimin “Sipas drejtësisë për të mitur, masat janë parandaluese dhe korrigjuese, jo ndëshkuese me dënime maksimale”,-u shpreh Prendi, duke shtuar se në këto situata nuk ka vetëm një familje të lënduar. “Edhe familja e autorit…
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, mori pjesë në Samitin e Aqabës të zhvilluar më 8-9 dhjetor 2025 në Jordani, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Aqabës. Samiti u organizua nga Mbreti Abdullah II dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të komuniteteve fetare nga Ballkani dhe Lindja e Mesme. Nga Shqipëria morën pjesë gjithashtu Arqipeshkvi i Tiranës, Mons. Arjan Dodaj, dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. Kryepiskopi Joan zhvilloi takime me Patriarkun e Jerusalemit Theofili III, Patriarkun e Antiokisë Joanin X dhe Patriarkun e Serbisë Porfirin,…
Kreu i lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj vijon të qëndrojë përballë Kryeministrisë. Ai thotë se proteston si qytetar i lirë pa logo partiake dhe se fton të majtë e djathtë për t’iu bashkuar. Për të protesta ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike për të përgatitur më pas vendin drejt zgjedhjeve të lira. ”Është një protestë që nuk e ka logon e lëvizjes sepse nuk duam që askush të kufizohet në reagimin e vet se mund të ketë bindje të tjera. Edhe ata socialistë që duan të protestojnë, kushdo që mendon që ky…
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur rreth 2000 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia njoftoi sot se fokusi i 24 orëve të fundit ishte konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës. Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre: 105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera. Po ashtu, u…
Australia është vendi i parë që ndalon përdorimin e mediave sociale nga personat nën moshën 16 vjeç. Të rriturit e mbështesin këtë, por fëmijët besojnë se ndalimi është një sulm ndaj të drejtave të tyre. Nga e mërkura më 10 dhjetor 2025 kanë nisur të bllokohen të gjithë australianët nën moshën 16 vjeç në rrjetet sociale. Qeveria australiane ka vendosur të bllokojë qasjen e tyre në rjete, pavarësisht kundërshtimeve. Rrjett si Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok, X, YouTube dhe Reddit tani duhet të vendosin kufizime moshe, që duhet të përditësohet rregullisht. Pa kufizime mbeten platformat e lojërave online si dhe aplikacionet…
Fjolla Morina, pjesë e ”Big Brother Kosova Vip 4” ka vendosur më në fund të flasë për një nga pyetjet që ka ndjekur prej vitesh karrierën e saj: pse u largua nga muzika. Në një deklaratë të sinqertë, ajo zbulon se pas shkëlqimit skenik fshihen beteja personale, lodhje emocionale dhe një presion që shpesh nuk shihet nga publiku. “I kam pas do sene të miat. Kaniher duhet me marr kohë për vete. Nuk e dijne njerëz çka ka kalojmë. Sidomos gjenerata jem e ka pas më të vështirë. Atëherë para 20 vjete nuk ke mujt as me dal nëpër televizione”,…