Author: tirana

Sipas publikimit të INSTAT, gjatë tremujorit të tretë 2025 paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.300 lekë, me një rritje prej 7,3%, krahasuar me tremujorin e tretë 2024. tab1Rritja e pagave është ngadalësuar pasi një vit më parë, rritja kishte qenë 8.36%. Megjithatë, në krahasim me tremujorin e dytë 2025, paga mesatare ka shënuar tendencë në ulje, duke pësuar një rënie të lehtë me 0.7%. Sipas të dhënave të INSTAT, rritja më e madhe e pagës ishte në aktivitetin e ndërtimit, me një rritje prej 12,8%, kjo edhe për shkak të kontrolleve dhe…

Read More

Kandidati i tretë për drejtimin e SPAK, Elvin Gokaj, prezantoi këtë të enjte para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij, duke vendosur në qendër të saj sigurinë e prokurorëve dhe stafit të strukturës. Gokaj theksoi se prokurorët e SPAK janë “në vijën bazë” të hetimeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndaj garantimi i mbrojtjes së tyre do të jetë prioritet kryesor në drejtimin e tij. “Prokurorët janë në vijën bazë të hetimit të krimit të organizuar. Për të siguruar qetësinë e prokurorit dhe familjarëve të tij, unë angazhohem të mbështes stafin për marrjen e të gjitha masave,…

Read More

Elvin Gokaj, një ndër katër prokurorët që po kandidon për kreun e SPAK, paraqiti platformën e tij para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai u shpreh se synimi dhe veprimtaria e tij do të fokusohet në katër shtylla kryesore. “Synimi kryesor dhe veprimtaria ime do fokusohet në këto shtylla kryesore: 1.Në luftën e pandërprerë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. 2.Në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe shtimit të kapaciteteve njerëzore me ekspertë të fushave të ndryshme. 3.Në forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe 4. Në…

Read More

Në seancën plenare të sotme në Kuvend, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u përplas me deputetët e opozitës lidhur me procedurën e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, pas kërkesës së tyre për të tërhequr mbështetjen për të 26 kandidatët. Manja tha se Komisioni i Ligjeve ka ndjekur me përpikëri bazën ligjore të përcaktuar nga Kushtetuta, ligji për Avokatin e Popullit dhe rregulloret përkatëse. Ai shtoi se kandidatët kanë pasur 20 ditë afat për mbledhjen e 28 firmave të deputetëve, ndërsa shumica e tyre i kanë dorëzuar brenda kohës së përcaktuar. “Për politikë jemi këtu, por kjo s’do të…

Read More

Dy të rinj janë arrestuar në Durrës, pasi vidhnin shumë parash dhe sende të ndryshe nëpër lokalet e zonës së plazhit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit: E. H., 29 vjeç, dhe M. I., 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës. Këta shtetas u kapën në flagrancë, në kohën që po vidhnin në lokalin e shtetasit B. M., ku kishin marrë sende të ndryshme, një shumë…

Read More

Doloreza Musabelliu është një prej prokuroreve që garon për kreun e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një prej prokuroreve e cila është marrë në mbrojtje për shkak të dyshimeve se grupi i Laert Haxhiut do të kryente atentat ndaj saj. Ajo u shpreh se që nga momenti që ka nisur punë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka pasur një jetë të kufizuar dhe nuk e ka pasur problem. Megjithatë sa i përket këtij kërcënimi theksoi se në fillim ishte tronditje për të, por problem ishte mënyra si e përballoi familja më vonë. “Qe një tronditje për mua, por në…

Read More

Bregdeti i Durrësit vijon të jetë nën pushtimin e mbeturinave, pavarësisht se kjo gjendje është denoncuar publikisht që prej më shumë se një jave. Në Gjirin e Lalëzit, Ishëm, Hamallaj e Currila dhe në disa zona të tjera të vijës bregdetare, dallgët kanë nxjerrë sasi të mëdha mbetjesh. Bidona plastike, qese, kanaçe e materiale të tjera industriale prej javësh qëndrojnë të shpërndara përgjatë bregut, duke krijuar një pamje të shëmtuar dhe shqetësuese për banorët dhe vizitorët. Shqetësim nuk është vetëm pamja, por edhe efektet që ka një ndotje e tillë në mjedis. “Siç shihet edhe nga pamjet, bregu nuk është…

Read More

Prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila kandidon për kreun e SPAK-ut, prezantoi platformën e saj para anëtarëve të KLP-së. Pas kësaj ajo u pyet nga anëtarët e Këshillit se cili është prioriteti i saj bazë nëse zgjidhet si drejtuese e institucionit. Musabelliu tha se do të jetë korrupsioni i zyrtarëve të lartë shoqëruar me hetim financiar. “Baza për mua do jetë korrupsioni për mua në radhët e zyrtarëve të lartë i shoqëruar gjithmonë me hetimin financiar pasuror. Nëse lufton korrupsionin pa konfiskime mendoj se nuk kemi arritur sukses në këtë luftë”, tha ajo. Ajo u pyet edhe në lidhje me karakteristikat që…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të pasurit që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë. Përmes postimeve në rrjete sociale, Trump tha se viza do t’iu mundësojë blerësve të saj “hyrjen direkte në rrugën për shtetësi, për të gjithë personat e kualifikuar e të verifikuar”. Sa emocionuese! Kompanitë tona të mrekullueshme amerikane më në fund do ta mbajnë talentin e tyre të çmuar. Për herë të parë, e ashtuquajtura “Karta e Artë Trump”, u prezantua më herët gjatë vitit dhe mund ta blejnë ata që dëshmojnë se…

Read More

Doloreza Musabelliu është një tjetër kandidate për kreun e SPAK-ut. Para anëtarëve të KLP-së ajo renditi disa prej hetimeve kryesore të saj. Ato kishin të bënin me fushën e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjeve, por edhe ato të funksionarëve të drejtësisë. Musabelliu renditi tre raste (dy në vitin 2016 dhe një në vitin 2019) ku falë hetimeve janë dënuar dy ish-gjyqtarë de një ish-prokuror. “Hetimi i çështjeve penale që përfshijnë funksionarë të sistemit të drejtësisë tregon një besueshmëri profesionale, dëshmon për menaxhimin e çështjeve të ndjeshme dhe angazhim të palëkundur ndaj parimit të barazisë para ligjit. Dëshmon balancën, vendosmërinë…

Read More

Një aktivitet është zhvilluar ditën e sotme, 11 dhjetor 2025, për 30-vjetorin e Agjencisë së Prokurimit Publik në vendin tonë. Pjesëmarrës ishte dhe kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili mbajti një fjalim për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme, si dhe përgatitjet për të ardhmen e prokurimeve publike. Rama u shpreh se përparimi i teknologjisë është një “bekim” për vende si Shqipëria, të cilat kanë hasur prapambetje për shkak të historisë. “Dua të theksoj që ne po e vazhdojmë reformën sepse duam të shkojmë jo vetëm më larg, por edhe duam të shkojmë aq larg sa na çon bekimi…

Read More

Lirohet nga burg ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.  Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Shkalla e parë e gjykatës së posaçme ka shuar masën për inceneratorin e Fierit. Çështja e inceneratorit është kthyer për rigjykim por ende nuk është regjistruar në Apel. Në këtë kuptim i ka përfunduar afati i mbajtjes në paraburgim përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë.

Read More