Author: tirana

Tre persona janë arrestuar në flagrancë për rrëmbim dhe dhunim të një shtetasi nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 mijë eurove. Kanë qenë familjarët, që njoftuan se një anëtar i familjes mbahej peng prej dy javësh në një apartament në qytetin e Vlorës. Operacioni policor i koduar “Hostage” rezultoi me kapjen e autorëve dhe lirimin e menjëhershëm të një 39-vjeçari nga Mitrovica, i cila mori edhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Në flagrancë u arrestuan J. Z., 25 vjeç; O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç të tre banues në Vlorë. “Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas…

Read More

Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç në Australi hyri në fuqi pak ditë më parë, por adoleshentët e kanë gjetur shpejt mënyrën për ta anashkaluar. Lucy Brooks, vetëm 14 vjeç, tregoi se miqtë e saj u rikthyen brenda 24 orësh në Snapchat dhe TikTok, duke përdorur llogari të reja dhe madje foto të prindërve apo imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale për të kaluar verifikimin e moshës. Pavarësisht parashikimeve se do të zhvendoseshin drejt platformave të tjera, shumë të rinj janë rikthyer në të njëjtat aplikacione të ndaluara. Edhe verifikimi teknologjik i moshës duket i lehtë…

Read More

Më shumë se 800,000 palestinezë në Gaza rrezikohen nga përmbytjet pas një stuhie të fuqishme dimërore që ka përmbytur kampet e të zhvendosurve dhe ka shembur disa ndërtesa, paralajmëroi OKB-ja. Ndërkohë, Krisat humanitare po përkeqësohen, teksa zbatimi i planit të paqes të Presidentit amerikan Donald Trump mbetet i ngrirë në fazën e parë. Në një tendë të lagësht në Gaza City, Ghadir al-Adham – e zhvendosur pas luftës dhe ende në pritje të rindërtimit – tregon se çdo ditë uji i shiut rrjedh brenda. “Po jetojmë një jetë poshtërimi. Duam karavane, duam shtëpitë e rindërtuara. Pres me lot fëmijët e…

Read More

Me 81 vota pro dhe 16 kundër buxheti për vitin 2026 është miratuar në Kuvend pas mesnate. Ky buxhet pritet të financojë një sër sektorësh. Të ardhurat buxhetore programohen në rreth 8.5 miliardë euro dhe shpenzimet buxhetore në rreth 8.9 miliardë euro ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 550 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025. Ndërsa deficiti qëndron në 2.3 % PBB, në të njëjtin nivel të pritshëm për 2025. Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale. Konkretisht 100…

Read More

Me 85 vota pro, dhe 3 kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit me mbështetjen e shumicës socialiste. I pranishëm vetëm për këtë votim ishte kryeministri Edi Rama, ndërsa menjëherë i gjithë grupi i PD braktisi sallën. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Shabani shkruan se e sheh këtë rol si votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit. “Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e…

Read More

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale po zhvillon këtë të premte, më 12 dhjetor, një operacion të koordinuar në zonat e Dobraçit dhe Fushë-Kuqes. Sipas raportimeve nga terreni, bëhet me dije se janë vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për llogari të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Burime paraprake pohojnë se arrestimet u kryen në Fushë Kuqe, ku të dy personat dyshohen për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga forcat e rendit u sekuestrua edhe një sasi armësh zjarri. Autoritetet ende nuk kanë…

Read More

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Do të mbizotërojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat kalimtare që mund të shfaqen në relievet malore të lindjes. Era do të fryjë nga veriu, me shpejtësi mesatare prej 6 m/sek. Në bregdet dhe lugina, era mund të arrijë shpejtësi deri në 14 m/sek. Deti do të ketë valëzim të forcës 1-3 ballë.

Read More

Me 75 vota pro, 20 kundër dhe 0 abstenim Kuvendi ka miratuar projektligjin “Për Marrëveshjen Fiskale’ duke i hapur rrugën kështu edhe paqes fiskale. Të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita, si dhe deputeti socialist Erion Braçe, u rrëzuan. Edhe pse Komisioni i Ekonomisë i dha dritën jeshile propozimit të Erion Braçes që kompanitë që do të përfitojnë nga paqja fiskale duhet të deklarojnë burimin e parave dhe pronarin përfitues, me propozim të Taulant Ballës ky ndryshim u hoq në Kuvend. “Do të votojmë amendamentin e paraqitur nga deputeti Taulant Balla, ku propozohet që neni dy, paragrafi ‘përfitimi nga marrëveshja’,…

Read More

FNSH në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur në Vlorë kontrolle të befasishme në segmente rrugore dhe banesa. Ka patur kontrolle në banesa ku ka patur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë. Kontrollet janë kryer në vendbanimi ku ka patur edhe informacion edhe nga shtetet fqinje që mund të jenë të strehuar persona në kërkim me rrezikshmëri kriminale. Në fokus të këtyre kontrolleve janë automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj ku dyshohet se mund të fshihen personat në kërkim.

Read More

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në aktivitetin e organizuar me rastin e 35-vjetorit të themelimit të partisë. ”Të dashur miq, ne jemi nga ato më të paktat parti të planetit që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori. Që në ditën e parë të themelit tonë. Jemi një parti që në ditën e parë të ekzistencës sonë i dhamë Shqipërisë dhuratën më të çmuar, pluralizmit politik. I dhamë lirinë. U themeluam si parti në vendin e lirive dhe të drejtave të ndaluar me kushtetutë. Si forca politike e vokacionit perëndimor shqiptar. Jemi partia e interesit kombëtar…

Read More

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, vijon të protestojë përpara godinës së Kryeministrisë ndërsa sonte nuk i ka kursyer akuzat ndaj ish-aleatit të tij, Endrit Shabani. Ai e ka quajtur Shabanin shërbëtor të Edi Ramës ndërsa theksoi se në Parlament po luhet një akt i turpshëm pasi po garantohet që të shpërblehet tradhtari i kauzës. “Personalisht për mua është një ditë krenarie e madhe, pse do të thoni ju? Sepse tërë këto muaj, më është dashur që të mbaj mbi supe tradhtinë e një njeriu 5 lekësh, që sot po dëshmohet në Parlament se ishte shërbëtor i Edi Ramës. Sot…

Read More

Partia Demokratike ka festuar 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet ku morën pjesë figura të njohura dhe anëtarë të saj. Ish-deputeti Genc Pollo theksoi se beteja për liri vazhdon edhe sot, 35 vite pas rënies së komunizmit. Për të demokratët gjenden përballë një ushtrie të disiplinuar, duke iu referuar kundërshtarëve politikë. Sipas tij, Partia Demokratike është e mbushur me qendrestarë dhe idealistë dhe ka si mision t’u kthejë lirinë shqiptarëve, duke qenë gati të paguajë çdo çmim për këtë qëllim. Pjesë nga fjala Unë insistoj për ata që mblidhen çdo të hënë bashkë me mua apo dhe të tjerët që…

Read More