Kosova po strehon emigrantët e parë të jashtëligjshëm të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, siç konfirmoi kryeministri Albin Kurti në një intervistë për mediat vendase. “Nëse s’gaboj, njëri prej tyre ose dy janë këtu. Kemi pranuar që t’i pranojmë 50“, tha Kurti. Strehimi i tyre është bërë sipas një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, që u miratua nga qeveria në detyrë e Kosovës në qershor, pas thirrjes së presidentit amerikan Donald Trump ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor që të pranojnë emigrantë të jashtëligjshëm të dëbuar nga autoritetet amerikane. Marrëveshja parashikon që Kosova të strehojë jo më shumë se 50 emigrantë…
Author: tirana
Drejtoresha e përgjithshme Lorena Goxhobelli, në një tryezë partneriteti të organizuar për të diskutuar arritjet, risitë dhe sfidat e ASHK-së në këtë fazë transformimi, tha se puna për digjitalizimin po ecën me ritme shumë të mira dhe se ky proces jo vetëm lehtëson punën e përditshme të kësaj agjencie, por mbi të gjitha rrit ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e informacionit kadastral për çdo qytetar. “Sot jemi më pranë se kurrë digjitalizimit të hartave kadastrale. Së bashku me UNOPS, kemi nisur punën dhe një proces që kërkon kohë, për digjitalizimin e plot të 33 mijë planshetash. Fundi i 2026 do të…
Një plagosje me armë të ftohta është regjistruar në lagjen Zdrale në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka”. 3 të rinj janë paraqitur në spital të plagosur me sende të forta dhe thikë që janë nën kujdesin e mjekëve. Bluzat e bardha thonë se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ylli i muzikës pop, Rita Ora ka pasur një vit të shkëlqyer financiar, pasi llogaritë e reja të kompanive të saj Ora Live dhe Ora Multi Services tregojnë se ajo ka fituar rreth 5.5 milionë euro brenda një viti. Kjo i korrespondon rreth 13 mijë funte në ditë, duke e çuar pasurinë e saj të përgjithshme në afërsisht 35.5 milionë euro. Fitimet e saj vijnë nga kombinimi i muzikës, turneve, projekteve televizive dhe një portofoli të gjerë reklamash. Rita ka shërbyer si trajnere dhe gjyqtare në programe të njohura si The Voice UK, The X Factor dhe The Masked Singer…
Kreu në detyrë i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedimin me studentët e Universitetit “Aleksandër Mosiu” të Durrësit. Burime bëjnë me dije se gjatë fjalës së tij Dumani ka pohuar ndër të tjera se presionet që kanë ardhur apo vijnë nga politika për çështje të caktuara, nuk kanë ndikuar në punën hetimore të Strukturës së Posaçme. Po ashtu, Dumani ka bërë më dije se më shumë se 50% e çështjeve me fokus zyrtarë të lartë, kanë marë vendim të formës së prerë. Dumani gjithashtu ka vlerësuar si…
Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj mbajtën peng për dy javë shqiptarin nga Kosova Fisnik Xhaka, e dhunuan dhe kërkuan 70 mijë euro për lirimin e tij. Tre personat nga zonat rurale të Vlorës (fshatrat e Lumit të Vlorës, Bashaj) janë njohur Xhakën në një vend të Bashkimit Europian, në Suedi. Gjatë kësaj njohjeje, ata kanë kryer marrëveshje të paligjshme për trafik droge. Kosovari i ka lidhur ata me një person tjetër jashtë vendit, dhe vlonjatët kanë dërguar drogën në një vend të BE-së (vend i pacaktuar, pasi të arrestuarit nuk kanë treguar, madje as telefonat e sekuestruar nuk…
GJKKO ka rrëzuar një tjetër kërkesë të kryebashkiakut, Erion Veliaj për tu njohur me aktet e dosjes, si edhe për të dalë nga kafazi i qelqtë në sallën e gjyqit. Kërkesa nga mbrojtja e Veliajt u rrëzua me vendim të GJKKO-së. Pas kësaj, Veliaj komunikoi heqjen nga mbrojtja të avokatit Artan Gjermeni, ndërsa gjykata caktoi Valentina Teodoreskun avokate kryesisht.
Si pasojë edhe e reshjeve te dendura të shiut një pjesë e bregdetit të vendit u pushtua nga mbetjet. Edhe Velipoja u mbush me mbeturina duke të krijuar një ide tërësisht ndryshe nga ajo e sezonit turist. Por pse ndodh kjo? Buzë lumit Kir, qytetarë të papërgjegjshëm kanë ngritur një landfill të paligjshëm. Atje shkojnë e hidhen mbetje urbane organike, por edhe interte. “Është një spot i depozitimit të mbetjeve. Është kthyer në një landfill ndonëse nuk është vendi i duhur. Brigjet e këtij lumi janë mbushur me mbetje inerte dhe urbane organike që depozitohen aty nga qytetarë të papërgjegjshëm”,…
Ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj në kuadër të vendimit për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë. Prokuroria e Posaçme ka vendosur shtyrjen e afatit hetimor pasi është në pritje të një shtese të aktit të ekspertimit, e cila konsiderohet e domosdoshme për kompletimin e dosjes. Rroshi është i pandehur për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka evidentuar parregullsi në disa procedura tenderuese gjatë periudhës kur ai drejtonte Bashkinë e Kavajës. Sipas KLSH, dëmi…
Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe mashtroi një qytetare duke u prezantuar si agjent imobiliar. Gjatë ndalimit, ai u kap duke qarkulluar me një pistoletë sportive në automjet, ndërsa në banesë iu gjetën edhe një palë targa të vjedhura. Operacioni u zhvillua pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila raportoi se kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, por ishte mashtruar. Pas veprimeve të shpejta hetimore, specialistët e Krimeve Ekonomiko-Financiare, së bashku me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, identifikuan dhe arrestuan shtetasin A. G., 34 vjeç, banues…
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një punonjës policie, kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe dy inspektorë të IMT-së, të cilët akuzohen se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtimet pa leje në zonat Pistull dhe Paçram të Bashkisë Vau i Dejës. Sipas organit të akuzës, të pandehurit dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk kanë kallëzuar kryerjen e veprave penale, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq…
Këtë të premte, më 12 dhjetor, pritet të zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese pasi të shqyrtojë argumentet mbrojtëse të avokatëve mbrojtës të Veliajt dhe të të akuzuarve të tjerë të përfshirë në të njëjtën dosje dhe do të vendosë nëse çështja kalon ose jo për gjykim. Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, për këto arsye pritet të jetë një seancë gjyqësore e gjatë. Sjellim ndërmend se seanca e kaluar u shty për shkak se avokatët nuk kishin bërë gati mbrojtjen për Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola…