Presidenti Bajram Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho pasi mori 7 vota për të qenë drejtues. Po ashtu Begaj ka vlerësuar edhe punën e Altin Dumanit në krye të këtij institucioni. Kreu i shtetit shprehet edhe se drejtimi i strukturës së Posaçme kundër korrupsioni është përgjegjësi e lartë dhe mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. ”Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani,…
Author: tirana
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka uruar për zgjedhjen e Klodjan Brahos në krye të SPAK-ut. Në një mesazh të publikuar në Facebook, theksohet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbajti një proces transparent të zgjedhjes. “Urime drejtuesit të ri të zgjedhur sot të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodjan Braho. Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një reagimi publik përgënjeshtroi sot lajmet e qarkulluara mbi praninë e personave të panjohur që po kryejnë gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit. Në reagim thuhet se lajmet nuk janë të vërteta dhe përbëjnë keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi. Në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punimet e miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, si pjesë e projektit “Restaurimi dhe konsolidimi i Murit të Bastionit në Parkun Arkeologjik të Finiqit”, të cilat po kryhen nga subjekti kontraktues “JOGI” sh.p.k., në…
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka reaguar pasi Klodjan Braho sot u zgjodh me 7 vota kreu i ri i SPAK-ut. Fillimisht është vlerësuar si ekselente puna e prokurorit Altin Dumani në krye të SPAK-ut dhe më tej Ambasada e SHBA-ve shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin me Brahon, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi…
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit 2026, e ka etiketuar atë si një fabul propagande që u shërben monopoleve dhe jo qytetarëve. Ai deklaroi votën e tij kundër, duke argumentuar se ky projektligj thellon pabarazinë dhe institucionalizon korrupsionin. Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën se ka hartuar një buxhet që nuk buron nga nevojat e komuniteteve, por nga interesat e klientëve të pushtetit. ”Ky është një buxhet i porositur nga interesat e monopoleve. Një buxhet që bashkon përfituesit në një tryezë”, tha ai, duke shtuar se investimet publike shkojnë aty ku ka…
Klodjan Braho është kreu i ri i SPAK-ut dhe kryeministri Edi Rama ka uruar duke theksuar se do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës qeverisëse. ”Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin…
Toney dhe Klodian Mihaj duket se kanë rënë në hall sa i përket raportit të tyre me Benita Zenën. Ata zhvilluan një diskutim të gjatë rreth kësaj teme gjatë ditës së sotme (e enjte). Gjatë bisedës, Toney ia bëri me dije Klodit se ka pëlqim për të dhe për atë ka dëshirë që të flas rreth këtij trekëndëshi që u krijua. Madje këtë i tha qartazi me një ton më të ashpër. “Unë po dua të krijoj diçka. Nuk është burrëri me prek në pikë të dobët”, iu drejtua në një moment. “Edhe Benita ka faj. E di që ka…
Në punën e tij si prokuror i SPAK-ut, Klodjan Braho edhe pse sot u zgjodh si drejtues, ka pasur në duar çështje me një ndikim të gjerë publik. Ai është prokurori që hetoi rastin e inceneratorit të Elbasanit, duke lëshuar urdhër-arrest për persona kyç si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, si duke veçuar hetimin për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Braho ka udhëhequr hetimin e dosjes “5D”, ku në gjyq përfunduan ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër çështje e rëndësishme e ndjekur prej tij është dosja “Toyota Auris”, e cila përfshin disa fraksione hetimore dhe persona të drejtësisë. Kreu…
Klodjan Braho është kreu i ri i SPAK, i cili do të jetë pasuesi i Altin Dumanit. Ditën e djeshme zv/drejtori i SHBA për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise zhvilloi një vizitë në SPAK me kryeprokurorin Altin Dumani. Por në foton e ambasadës është edhe ku shihet Braho, që tashmë është kreu i ri i SPAK-ut, kjo duket treguar se Amerika e shprehu haptas kë mbështiste. Amerikanët nuk zgjedhin prokurorin më të mirë, por zgjedhin atë që i jep stabilitet sistemit, dhe Shqipëria, me qetësi orientale, e quan këtë “pavarësi institucionale”. Klodjan Braho nuk është zgjedhur për t’i shërbyer…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për projektligjin në lidhje me koncensionet dhe partneritetin publik privat. Ajo e cilësoi mungesën e transparencës si problemin më të madh. Ajo theksoi se pjesa më e madhe e kontratave aktuale janë në shkelje të standardeve të BE-së dhe kërkoi vendosjen e barrierave të reja ligjore për të kufizuar operatorët, sidomos ata që sipas saj kanë kryer abuzime. ”Ligji që vjen ka disa probleme. Në 2023 unë bëra disa propozime ligjore. Transparenca është problem sa i përket prokurimeve publike dhe koncesioneve. Cilat janë informacionet që do të ketë publike me qytetarët, qeveria ka vendosur…
Me 7 vota pro, Klodjan Braho është zgjedhur që të jetë kreu i ri i SPAK-ut. Ndërsa 3 vota mori Adnan Xholi, 0 vota Doloreza Musabelliu, 1 votë Elvin Gogaj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme për 3 vitet e ardhshme. Votimi Anëtarët e KLP – Kandidatët Sokol Stojani votoi Adnan Xholin Moisi Duda votoi Klodian Brahon Olger Eminaj votoi Klodian Brahon Erind Mërkuri votoi Adnan Xholin Mirela Bogdani votoi Klodian Braho Vatë Staka votoi Adnan Xholin Ledina Riza votoi Klodian Brahon Erind Gërmenji votoi Klodian Brahon Zeqir Hoda votoi…
Në Kuvend po diskutohet për projektligjin ”Për Koncesionet”. Ky projektligj parashikon që në Shqipëri nuk do të jepet më asnjë koncesion që vjen si ofertë e pa kërkuar, hiqet praktika e kontratave me tarifën simbolike 1 euro si dhe përcakton se Ministria e Financave do të miratojë paraprakisht çdo studim fizibiliteti e projekt-kontratë, rivlerëson transferimet, ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP. Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha nga foltorja e parlamentit se një problem serioz, që mund vë në rrezik edhe sigurinë kombëtare, është transferimi i kontratave të subjkteve private me shtetin të…