Me 7 vota pro, Klodjan Braho është zgjedhur që të jetë kreu i ri i SPAK-ut. Ndërsa 3 vota mori Adnan Xholi, 0 vota Doloreza Musabelliu, 1 votë Elvin Gogaj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme për 3 vitet e ardhshme.
Votimi
Anëtarët e KLP – Kandidatët
Sokol Stojani votoi Adnan Xholin
Moisi Duda votoi Klodian Brahon
Olger Eminaj votoi Klodian Brahon
Erind Mërkuri votoi Adnan Xholin
Mirela Bogdani votoi Klodian Braho
Vatë Staka votoi Adnan Xholin
Ledina Riza votoi Klodian Brahon
Erind Gërmenji votoi Klodian Brahon
Zeqir Hoda votoi Klodian Brahon
Arta Mandro votoi Klodian Brahon
Erion Fejzulla votoi Elvin Gokajn
Ka pasur këto detyra:
14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
