Gjykata Kushtetuese vendosi me 5 vota pro dhe 3 kundër të pezullojë vendimet e GJKKO që ndalonin ushtrimin e detyrës nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferat me tenderat me vlerë 210 milionë euro. Në vendimin e plotë, thuhet se gjyqtarët që votuan pro kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra, ishin Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji, ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.
Author: tirana
Një aksident fatal ndodhi në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion, ku si për pasojë kanë humbur jetën dy personat që po udhëtonin në mjet. Bëhet fjalë për Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere), të cilat kanë ndërruar jetë në vend. Dyshohet se shkak i aksidentit, ishte koha e keqe dhe me mjegull. Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpesh herë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të…
Një grup qytetarësh dhe aktivistësh të Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, po mbajnë një protestë para Kryeministrisë. Këtë mbrëmje protesta po shoqërohet me përplasje të forta mes forcave të policisë dhe mbështetëse të Lapajt. Forcat e Policisë nuk po lejojnë që të ngrihen çadra para Kryeministrisë. Kjo protestë bëhet sepse ata kundërshtojnë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku.
Fituesi i festivalit ”Eurovision 2024”, Nemo ka kthyer trofeun në shenjë proteste për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit. Këngëtari zviceran tha se kishte një “konflikt të qartë” midis përfshirjes së Izraelit në konkurs dhe idealeve të “unitetit, përfshirjes dhe dinjitetit” që konkursi thotë se përfaqëson. Martin Green, drejtor i konkursit të këngës në Eurovision, tha se ishte “i trishtuar” nga vendimi dhe respektonte pikëpamjet e Nemos. Prania e Izraelit në Eurovision ka qenë një burim tensioni në rritje, për shkak të luftës në Gaza dhe një polemike rreth votimit gjatë eventit të këtij viti. Pesë vende, Islanda, Spanja, Irlanda, Sllovenia…
Qeveria ”Rama 4” ka vendosur shkrirjen e Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik (DSHTD), institucioni historik që menaxhonte rezidencat dhe shërbimet për diplomatët e huaj në Shqipëri. Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, kjo drejtori do të përthithet plotësisht nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), duke krijuar një strukturë të vetme për menaxhimin e aseteve shtetërore. Vendimi parashikon që i gjithë portofoli i pasurive të paluajtshme që deri më tani administrohej nga DSHTD përfshirë vilat, apartamentet dhe zyrat që jepen me qira për ambasadat apo diplomatët të kalojë nën administrimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Së bashku…
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e magjistratit Genti Shala si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë. “Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13 e ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, bazuar në vendimin nr. 818, datë 4.12.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Genti Shala” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.5.2022 të Këshillit të…
Foltorja këtë mbrëmje është ndalur në Elbasan. Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë e deputetë, ku kujtoi sulmet e bëra ndaj opozitës nga mazhoranca. Berisha theksoi se qëllimi ishte që Shqipëria të ishte pa opozitë. ”Vitet e fundit ishin një kalvar i paparë në historinë Europë që forca jonë politike, forcë e lirisë dhe dinjitetit njerëz, forcë e interesit kombëtar të shqiptarëve, forcë e integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO. U përball me një agresion si asnjë forcë tjetër, me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë sepse pasardhësi i xhelatit, Kristaq Rama kërkon një…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj procesit të votimit për Avokatin e Popullit, duke akuzuar kreun e Kuvendit për falsifikim të akteve parlamentare dhe shpërdorim detyre. Me 85 vota pro, Endrit Shabani u votua në mesnatë si Avokat i Popullit. Sipas Bardhit, Kuvendit iu paraqit për votim një kandidat i rrejshëm, pa mbështetjen me firmë të vlefshme të asnjë deputeti, ndërkohë që ligji kërkon të paktën 28 firma për hedhjen në votim. Ai deklaroi se Kryetari i Kuvendit ka tejkaluar çdo limit, duke përdorur pa vullnetin e tyre nënshkrimet e deputetëve që ishin tërhequr nga…
Tayna ka ndarë një nga momentet më emocionuese të karrierës së saj: një mesazh të gjatë dhe të sinqertë nga një nënë, vajza e së cilës vuan nga autizmi i rëndë dhe nuk flet por ka gjetur zërin përmes këngëve të reperes. Në mesazh, nëna tregon se vajza e saj, e cila nuk komunikon me fjalë, ka krijuar një lidhje të veçantë me muzikën e Taynës. Çdo mëngjes, përpara se të shkonin në shkollë, ajo kërkonte të dëgjonte këngët e artistes me zërin në maksimum gjatë udhëtimit. Por momenti që i ka befasuar të gjithë ka ndodhur para një jave,…
Shokë dhe bashkëmoshatarë të Erion Bobës, 15-vjeçarit të vrarë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dolën në një protestë në sheshin qendror të qytetit. Ata kërkuan drejtësi për mikun e tyre dhe dënim maksimal për autorin e ngjarjes. Në protestë ishte i pranishëm edhe vëllai i Erionit, i cili zgjodhi të mos fliste për mediat. “Nuk kam besim se drejtësia do ta zbardhë siç duhet këtë çështje. Ne ndjehemi të pasigurtë në jetën tonë, sepse ka shumë të rinj që mbajnë armë të ftohta me vete”, tha një prej shokëve të viktimës, duke kërkuar masa më të forta për ndalimin…
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë, për Partinë e Lirisë është një provë në dritë të diellit e kapjes së plotë të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një reagim në rrjetet sociale menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thekson se Gjykata Kushtetuese nuk po mbron më Kushtetutën, por Narkoshtetin. “Partia e Lirisë dhe Presidenti Ilir Meta prej kohësh kanë paralajmëruar se kapja e Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin. Sot, ato paralajmërime u materializuan me brutalitet, një gjykatë që duhej…
Nga 1 Janari efektivët e Policisë së Shtetit do të kenë të përfshirë edhe ushqimin gjatë orarit të punës. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton kriteret dhe procedurat e trajtimit me ushqim për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët dhe kursantët e strukturave arsimore, si dhe për disa kategori personash që mbahen përkohësisht në ambiente policore. Vendimi bazohet në ligjin e ri “Për Policinë e Shtetit” dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, ndërsa efektet financiare zbatohen nga 1 janari 2026. Sipas rregullave të reja, punonjësit e policisë përfitojnë trajtim me një vakt…