Author: tirana

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit në Durrës. Policia ka njoftuar këtë të shtunë, më 13 dhjetor, se dy shtetase nga Kolumbia, L. S., 26 vjeçe, dhe M. P., 26 vjeçe, u arrestuan pasi kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e kishin shfrytëzuar për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Gjithashtu, për veprën penale “Prostitucioni”, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi shqiptar E. M., 22 vjeç, banues në Burrel. Gjatë kontrollit në apartament u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të…

Read More

Një zjarr i madh ka përfshirë rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, më 13 dhjetor, një supermarket në Kryebushat të Vau të Dejës, i cili ka mbetur i djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur për shkak të një shkëndije elektrike. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar. “Rreth orëve të para të mëngjesit, në vendin e quajtur Kryebushat, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një subjekt tregtar ‘supermarket’. Nga zjarri nuk ka pasur shtetas të dëmtuar.”, bën me dije policia. Grupi hetimor…

Read More

Prej disa ditësh, fermerët në Greqi po vijojnë protestat në shenjë pakënaqësie ndaj politikave qeveritare dhe vështirësive ekonomike në sektorin bujqësor. Si pasojë, edhe këtë të shtunë, më 13 dhjetor, do të bllokohet aksi rrugor Kakavijë–Janinë. Policia Kufitare Kakavijë njoftoi se, bazuar në informacionin e marrë nga Policia Kufitare Greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, nga ora 19:00 deri në orën 22:00, sipas orës greke. Gjatë këtij intervali kohor, do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet që kanë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar). Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë këtë të shtunë, më 13 dhjetor, një vizitë zyrtare në Vatikan, ku në orën 10:00 pritet të takohet me Papa Leonin XIV në Pallatin Apostolik. Të paktën kështu ka njoftuar Presidenca, sipas Klankosova.tv. Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, presidentja Osmani do të mbajë gjithashtu një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Sipas njoftimit zyrtar, presidentja do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit. Po ashtu, në selinë e Misionit të Posaçëm të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë, presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit…

Read More

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapen 4 shtetas në kërkim, të dënuar/akuzuar për vepra të ndryshme penale. Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht: -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin J. P., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Dhuna në familje”…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet këtë fundjavë në Berlin me të dërguarin e jashtëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, si dhe me disa liderë europianë, për raundin e fundit të bisedimeve të nivelit të lartë mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës. Sipas The Wall Street Journal, në takim pritet të marrin pjesë kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz. Witkoff, i cili ka udhëhequr përpjekjet e administratës Trump për të ndërmjetësuar mes Kievit dhe Moskës, do të diskutojë versionin më të fundit të marrëveshjes së paqes. BBC shkruan se administrata Trump…

Read More

Kompania hapësinore e Elon Musk, SpaceX, po përgatitet për t’u listuar në bursë dhe sipas të përditshmes amerikane The New York Times, vlera e saj ka arritur në rreth 800 miliardë dollarë. Lajmi u publikua pas një letre të brendshme ku drejtuesit e kompanisë njoftuan blerjen e aksioneve të brendshme me çmim 421 dollarë secila, një hap që e bën SpaceX kompaninë private më të vlefshme në botë. Shefi financiar i kompanisë, Bret Johnsen, theksoi se një listim publik do të mundësonte sigurimin e kapitalit të madh për projekte ambicioze, si rritja e fluturimeve të raketës Starship, ndërtimi i bazës hënore Moonbase Alpha, vendosja e qendrave…

Read More

Në një kohë kur institucionet e Kosovës janë të paralizuara dhe ekonomia përballet me krizën më të rëndë të dekadës, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në një intervistë për revistën “Monitor”, flet hapur për situatën e vështirë institucionale, rënien e prodhimit vendas, trendin e ikjes së investitorëve, raportet Kosovë–Shqipëri dhe pasojat e mosmiratimit të buxhetit të shtetit. Ju keni përdorur fjalë të forta si “kolaps institucional” dhe “dështim shtetëror”. Ku e bazoni këtë vlerësim? Kosova gjatë vitit 2025 nuk ka pasur as Kuvend funksional dhe as Qeveri të qëndrueshme. Institucionet politike e kanë lënë ekonominë pa mbështetje,…

Read More

FIFA bëri me dije se vetëm të premten kishte marrë 5 milionë kërkesa për bileta në 24 orët e para të fazës së tretë të shitjes së biletave për Kupën e Botës 2026, pavarësisht reagimeve nga grupet e tifozëve ndaj çmimeve të fundit. Organi qeverisës i futbollit botëror tha se shifrat treguan se “kërkesa nga e gjithë bota arriti nivele të jashtëzakonshme”, pasi tifozët ishin në gjendje të kërkonin bileta për ndeshje specifike për herë të parë pas shortit të javës së kaluar për turneun në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Duke shprehur “entuziazmin” e tifozëve nga mbi 200…

Read More

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore kryesisht në juglindje. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

Read More

Në foltoren e Sali Berishës në Elbasan, nuk munguan edhe kritikat. Një qytetar mori fjalën dhe tha se Partia Demokratike duhet të bëjë analiza dhe të marrë masa për riorganizimin e brendshëm. Ai theksoi se shumë seksione nuk funksionojnë dhe se PD duhet të ketë një qëndrim të qartë ndaj personave që nuk kontribuojnë. ”PD ka edhe mangësi të sajat, nuk bënë analiza politike, analizat politike janë si gishtat e dorës, analiza na tregon se ku jemi të dobët se si mund të rregullohemi dhe të funksionojë sa më mirë. Duhet që të shihet se kush punon dhe kush duhet…

Read More