Sali Berisha njoftoi se më 22 dhjetor do të mbajnë protestë kombëtare. “Marta Kos deklaroi këtu se zgjedhjet ishin të lira. Problemi është se ajo ishte nuk ka spontanitet aty. ata janë deklarata të paguara. Janë të paguara. Por, të gjitha këto çfarë kërkojnë nga ne. Kërkojnë që të mos filozofojmë por të përqendrojmë të gjithë forcat tona për të larguar nga pushteti këtë pushtet krimi sepse përndryshe zgjedhjet e tjera do t’i ketë 63% minimumi. Duhet të fillojmë protestat, të organizojmë protesta dhe t’i fillojmë së më parë. por me datën 22 do të thërrasim protestë kombëtare. Ata që…
Author: tirana
Demokrati Ervin Salianji, para nisjes së mbledhjes së kryesisë së PD, është shprehur për gazetarët se rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeminisrisë. Ai theksoi se aktiviteti i ditëve të ardhshme duhet të fokusohet në mobilizimin e qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre përmes protestave të strukturuara. Salianji shtoi se shpreson që ky të jetë dhe vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike. “Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë…
Shumë shqiptarë kanë marrë këtë të shtunë, më 13 dhjetor, rrugën drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e protestës së thirrur nga organizatat e veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Me simbole, flamuj dhe pankarta të shumta, sheshi “Skënderbeu” në Shkup ka nisur të mbushet nga një numër i madh pjesëmarrësish. Kjo është protesta e pestë, pas atyre të mbajtura në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Hagë. Klan Kosova shkruan se nga pikëkalimi kufitar mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut, shumë qytetarë kanë marrë me vete pankarta me simbole dhe flamuj të shumtë…
Në zemër të Tiranës po zien një furtunë — një furtunë që ka kapur jo vetëm vëmendjen e një qyteti, por edhe sytë vigjilentë të një kontinenti të tërë. Erion Veliaj, kryetari i bashkisë për tre mandate, vizioni urban i të cilit ndihmoi ta shndërrojë kryeqytetin e Shqipërisë në një qytet modern, të gjelbër dhe digjitalisht të hapur, ndodhet prej thuajse një viti pas hekurave pa gjyq. Ajo që duhej të ishte një çështje e zakonshme gjyqësore është zgjeruar në një provë sizmike për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe, gjithnjë e më tepër, për besueshmërinë e kufirit për zgjerimin…
Një program i pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike po gjallëron qytetin e Gjirokastrës në këtë atmosferë të festave të fundvitit. Trupa e Cirkut Kombëtar solli në qytetin e gurtë një shfaqje festive duke tërhequr publikun e të gjitha moshave. “Ne jemi gjithmonë të lumtur dhe të kënaqur që artin e cirkut e transmetojmë kudo ku ne shkojmë, çdo qytet na mirëpret dhe sot jemi në Gjirokastër, në këtë atmosferë festash nuk mund të mungojnë artistët e cirkut për të dhuruar emocione për të gjithë publikun i cili ndodhet me ne këtu sot”, u shpreh Gerald Shima, artistik cirku. E veçantë ishte…
Një konflikt ka ndodhur mes kreut të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së së Kukësit dhe një inspektori. Ky i fundit është vënë në pranga nga policia. Çfarë ka ndodhur? Uniformat blu kanë njoftuar këtë të shtunë, më 12 dhjetor, se 46 vjeçari me inicialet D.H, banues në Kukës, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, u arrestua nën akuzat për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, shtetasit B. T., se është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi D. H.,…
Autoriteti italian i Konkurrencës dhe Tregut (Agcm) ka hapur një hetim ndaj kompanisë ajrore Ryanair, e cila akuzohet për abuzim me pozitën dominuese në tregun italian të transportit ajror. Corriere Della Sera shkruan se kompania mund të përballet me një gjobë që shkon nga 500 milionë deri në 1 miliard euro, ndërsa vendimi pritet më 22 dhjetor. Autoriteti kërkon gjithashtu ndryshimin e menjëhershëm të një pjese të rëndësishme të modelit të biznesit të kompanisë, i cili deri tani i ka garantuar të ardhura dhe fitime rekord. Vendimi pritet më 22 dhjetor. Hetimi Këto janë orë delikate në selinë e Ryanairnë Dublin dhe…
Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shqyrtimin e padisë, në të cilën insistojnë se masa e arrestit në burg ndaj funksionarit është antikushtetuese. Avokatët i sugjerojnë Gjykatës Kushtetuese të caktojë një datë sa më të shpejtë në kalendar, duke e lidhur këtë kërkesë me një sërë argumentesh, mes tyre edhe dëmet që vijnë nga mungesa e kryebashkiakut në detyrë. Kjo padi për përshpejtim vjen dy javë pasi Veliaj, i arrestuar që nga muaji shkurt, kërkoi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta që aprovuan mbajtjen e tij në paraburgim. Në Kushtetuese ende nuk…
Në Kuvend ka dështuar procesi për të zgjedhur një Komisioner kundër Diskriminimit. 15 vetë dorëzuan dokumentet si kandidatë, por vetëm 14 u paraqitën për intervistë pranë Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Kandidatja e perceptuar si më e forta në garë, gjyqtarja Kushtetuese Sonila Bejtja, u dorëhoq nga kandidimi. Siç shpjegoi në atë kohë, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, “Znj. Bejtja nuk kishte llogaritur mirë kohën kur i mbaron mandati në gjykatë me procedurat kur duhej të zgjidhej Komisionere dhe kishte papajtueshmëri mes këtyre dy momenteve”. Kandidatëve iu dha kohë për të sjellë nga 28 firma për të kaluar…
Policia në Spanjë ka goditur një rrjet kriminal të përbërë nga shtetas shqiptarë, i cili merrej me kultivimin e marijuanës në magazina të përshtatura si “shtëpi bari” në provincën e Zaragozës. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, gjatë operacionit policor u sekuestruan 2013 bimë kanabisi dhe mbi 20 kilogramë lule marijuane, ndërsa u zbulua se grupi kishte vjedhur energji elektrike në vlerën e 214 mijë eurove, ekuivalente me konsumin e 250 banesave në një vit. Në total u arrestuan 9 persona, të moshës 21–46 vjeç, të cilët kishin role të ndryshme në organizatë: nga drejtuesi kryesor që mbulonte logjistikën dhe financat, tek…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë, 12 dhjetor, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis të Elbasanit, ku një punonjës ka rënë nga lartësia, duke humbur jetën. Pas ngjarjes, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në…
Fermerët e Zadrimës ekspozuan gjelin e detit të rritur në mënyrë natyrale, një traditë e hershme e kësaj zone, e cila njihet prej vitesh për cilësinë e lartë të prodhimit. Aktiviteti bëri bashkë mbarështues të gjelit të detit dhe banorë të zonës së Zadrimës. Në panair u ekspozuan shpendët, ndërsa organizimi synonte nxitjen e prodhimit vendas. Kjo është periudha kur tregtohet edhe gjeli i detit dhe fermerët janë të kënaqur me shitjen dhe çmimin. “Në të vërtetë është shumë i vështirë për t’u rritur, por është shumë i bukur kur shitet. Ne e shesim vetëm një herë në vit, në…