Author: tirana

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces” Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen “Iliria”. Identifikohet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve. Gjenden në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit. Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve…

Read More

Regjisori dhe aktori i njohur i Hollivudit, Rob Reiner, dhe gruaja e tij Michele, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen e njohur Brentwood të Los Angeles. Autoritetet kanë hapur një hetim për vrasje, pasi të dy trupat u gjetën në kushte të paspecifikuara, pas një telefonate emergjente për ndihmë mjekësore që ka ardhur rreth orës 15:38 të dielën, sipas orës lokale. Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet kanë konfirmuar se Rob Reiner, 78 vjeç, dhe Michele Reiner, 68 vjeç, u shpallën të vdekur në vend, dhe aktualisht nuk ka persona të dyshuar ose të lidhur me incidentin…

Read More

Rasti i Ermes Hoxhallit ka tronditur opinionin publik jo vetëm për shkallën e manipulimit, duke përfshirë emrin e Ambasadës Amerikane për të fituar besueshmëri me projektin e bursave në shkollat shqiptare, por edhe për mënyrën se si institucionet shtetërore u mashtruan përmes një identiteti të rremë, vetëm se menduan se po punonin me mbesën e kryeministrit. Në këtë rrëfim ekskluziv për herë të parë në Top Channel me gazetaren Kristi Gongo, pasi ka shlyer dënimin me burg, kemi të riun që ka kaluar përmes një procesi të rrallë psikologjik dhe social: krijimin e një bote paralele. Qëllimi i kësaj bisede…

Read More

Korporata Atlas, me një ceremoni elegante në Tiranë, ka mbyllur një vit të suksesshëm ku morën pjesë partnerë, përfaqësues të grupeve më të mëdha të biznesit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, punonjës, gazetarë, etj. Presidenti i Korporatës Atlas, Dervish Domi, mikpritësi i këtij eventi, ka falënderuar parnerët, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, nga Italia në Turqi, si dhe bashkëpunëtorët dhe punonjësit për sukseset e përbashkëta në vitin 2025. “Mirënjohje të gjithë bashkëpunëtorëve tanë, brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrës në këtë rrugë që shtruam së bashku drejt suksesit. Punë tona të mira do të vijojnë” tha ndër të tjera Z. Domi.…

Read More

Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të markave të njohura të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar dhe proceduar penalisht Shkeljet e të drejtave të pronësisë industriale vazhdojnë të jenë një problem i ndjeshëm në vend, duke prekur konsumatorët dhe ekonominë ligjore. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë të ditur për “Radar.al” se gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë masa të shumta për të parandaluar dhe goditur aktivitetet e paligjshme që lidhen me falsifikimin e markave të njohura ndërkombëtare. Veprimet e policisë kanë përfshirë arrestime, procedime në gjendje të lirë dhe shpallje në kërkim…

Read More

Adriatik Lapaj tregon përplasjen e sotme të protestuesve me policinë. “Pati një përplasje të shkaktuar prej tyre (policisë) sepse ne kemi dërguar shkresa para 5-6 ditësh dhe kemi njoftuar për një protestë 24 orë në 24, pa afat. Ne nisim edhe përditë nga një shkresë ku njoftojmë për të qenë në rregull. Bashkisë i kemi kërkuar çdo ditë me shkresë të na lidhë energjinë elektrike. E drejta jonë për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk e interpreton dot as policia dhe as bashkia. Bashkia ka 6 ditë që nuk na lidh energjinë elektrike”, tha Lapaj. Ai shtoi se…

Read More

Votimi i Endrit Shabanit si Avokat të Popullit ka qenë “molla e sherrit” në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së me dyer të mbyllura, mes deputetit demokrat të Elbasanit Bled Himçi dhe ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Deputeti Bled Himçi akuzoi Salianjin se ai i kërkoi atij që të jepte firmën për kandidatin Endrit Shabani, kërkesë që Himmci nuk ia plotësoi Salianjit. REPLIKAT Bled Himçi: Mbi interesat personale nuk mund të shesim idealet e PD-së. Të bësh profanin duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim se kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave…

Read More

Janë zbardhur detaje nga debatet që u zhvilluan mes demokratëve në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e cila u mbajt me dyer të mbyllura pa prezencën e mediave. Noka akuzoi Salianjin se ka angazhuar grupin e Suel Çelës që mos të lejojë qytetarët të marrin pjesë në Foltoren e Berishës. “Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz në tek foltorja dhe ky është ndikimi yt“, iu drejtua Noka. Salianji nga ana e tij iu përgjigj duke thënë se deklaratat e Nokës janë idiotësi. “Ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot…

Read More

Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Berisha, por ky i fundit nuk ia ka pranuar. Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokat të Popullit, ka qenë një gabim, dhe në këtë kuadër i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen. ”Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj”, tha Gjekmarkaj, duke e cilësuar këtë hap si një akt kërkimfaljeje.

Read More

Më i votuari në Primaret e Tiranës, Hysen Kadiu i është përgjigjur Berishës pasi emri i tij u përfshi në një debat në mbledhjen e Kryesisë, ku kreu i PD e akuzoi se gjatë fushatës punoi për Ramën. Vetë Kadiu thotë se punoi për PD dhe se uji i ndjenur ka nevojë për rifreskim. “Sot në mbledhje të Kryesisë, kryetari Sali Berisha, ndër të tjera, ka hedhur akuza edhe ndaj meje, se gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit kam punuar për Edi Ramën dhe nuk kam dhënë asnjë kontribut për PD. I them doktor Berishës dhe të gjithë atyre…

Read More

Adriatik Lapaj akuzoi kryeministrin Edi Rama që kërkon të nënshtrojë me para çdokënd që i del kundër, ndërsa Endrit Shabani tha se është i vetmi Avokat Populli që populli nuk e do. “U dhanë dy mesazhe. Mesazhi i parë: bëni çfarë të doni, por nëse doni të bëni karrierë, duhet të “faleni” te Edi Rama. E dyta: të gjithë ata që merren me jetë publike e kanë një pazar dhe një çmim. Këtë bën Rama”, tha Lapaj. Në lidhje me Avokatin e ri të Popullit, Endri Shabanin, Lapaj u shpreh: “Ai nuk i përfaqëson qytetarët e kësaj Republike. Është i…

Read More