Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të markave të njohura të sekuestruara nga policia

22:43 / December 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4651
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të markave të njohura të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar dhe proceduar penalisht

Shkeljet e të drejtave të pronësisë industriale vazhdojnë të jenë një problem i ndjeshëm në vend, duke prekur konsumatorët dhe ekonominë ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë të ditur për “Radar.al” se gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë masa të shumta për të parandaluar dhe goditur aktivitetet e paligjshme që lidhen me falsifikimin e markave të njohura ndërkombëtare.

Veprimet e policisë kanë përfshirë arrestime, procedime në gjendje të lirë dhe shpallje në kërkim të personave të përfshirë në këto shkelje, duke pasur një fokus të veçantë në qarqet Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë viteve 2020-2025 janë vënë në pranga dhe proceduar dhjetëra persona, me një aktivitet të vazhdueshëm gjatë gjithë periudhës.

Markat më të shpeshta të konstatuara si të falsifikuara përfshijnë Philipp Plein, Hugo Boss, Calvin Klein, Armani Exchange, Tommy Hilfiger, Gucci, Nike, Prada, Valentino dhe Ferragamo. Përveç personave të ndaluar, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash, duke përfshirë mijëra kostume, bluza, këmisha, xhupa, triko, kollare dhe atlete, si dhe makineri për logim dhe stampim të markave të ndryshme.

Vetëm gjatë periudhës janar-shtator 2025, policia ka sekuestruar mbi 1,200 kostume, 57,000 këmisha, 238 bluza, 831 kostume të tjera, 350 thasë me triko, 19 thasë me xhupa, 20,000 kollare, 14 thasë me nga 20 palë atlete, 12 makineri logimi dhe stampimi, si dhe logo dhe stampa të markave të ndryshme.

Policia thekson se aksionet për mbrojtjen e pronësisë industriale do të vijojnë dhe falënderon mediat për bashkëpunimin, duke u angazhuar për të parandaluar përhapjen e mallrave të falsifikuara dhe për të mbrojtur konsumatorët dhe tregun ligjor.

plein Policia Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Valdrin Pjetri emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

22:18 / June 30, 2026

Pogradec/ Dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, ndërron jetë 32-vjeçari

20:41 / June 30, 2026

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur në autobusin me pasagjerë

15:53 / June 30, 2026

“Dorëheqja e kryeministrit dhe qeveri teknike”, Rama publikon mesazhin nga grupet e WhatsApp të protestuesve: “Ondrra n’beze i quajnë tironsit”

15:07 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.