Author: tirana

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, ku zbatoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për dosjen ‘Partizani’. Pasi la ambientet e prokurorisë së Posaçme, ai dha një prononcim për gazetarët, ku ndër të tjera tha se është i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e tij. Më tej ai u shpreh “Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e mi, nxorën që kursimet e mia ishin një apartament dhe 100 mijë euro. Nxorën si korrupsion pushimet e paguara nga vajza ime 1 javë. Nxorën korrupsion që vajza dhe dhëndri…

Read More

Që prej 3 janarit të këtij viti, është kthyer në rutinë, që kryedemokrati Sali Berisha paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, në kuadër të masës së sigurisë ndaj tij për dosjen “Partizani”. Ai futet brenda godinës së SPAK, lë një shënim për drejtuesin në largim të kësaj strukture dhe thuajse gjithnjë mban një komunikim të gjatë për gazetarët. Edhe sot, 15 dhjetor, ai ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj. Nuk harroi as përshëndetjen e tij me dy gishtat lart. Vlen të theksohet se çështja në ngarkim të tij dhe të të pandehurve…

Read More

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian. Ky fakt del nga dosja hetimore e SPAK, të cilën e disponon Report Tv, Keti Banushi. Grupi hetimor ka arritur të zbardhë rolet dhe mënyrën se si funksiononin 3 prej grupeve, ku në krye të njërit qëndronte Rexhep Rraja i cili ishte porositësi dhe organizatori i trafikimit të 236 kg bimë narkotike marijuanë në Kapikile të Turqisë më datë 26 janar 2021. Në dosjen e SPAK janë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë sot në mëngjes më 15 dhjetor 2025, pas gjetjes së një polici të vdekur në rrugën “Zagrebi”. Fillimisht ngjarja është raportuar si aksident trafiku, por informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se vdekja mund të ketë ndodhur para një aksidenti. Sipas të dhënave të mediave të Kosovës, njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekipet mjekësore konstatuan se viktima ishte pa shenja jete. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për rrethanat e sakta të vdekjes, duke theksuar se hetimet janë në zhvillim. Zëdhënësi i…

Read More

Hugh Jackman po u rekomandon njerëzve të mos i ndahen kremit mbrojtës të diellit pasi ai vetë ka kaluar disa herë kancerin e lëkurës. Në një intervistë të fundit, 57-vjeçari rrëfeu përjetimin e tij dhe paralajmëroi se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm kur ekspozohen në diell. “Kam pasur gjashtë kancerë në lëkurë. Ka tre lloje. Melanoma, më e keqja. Qeliza skuamoze, aspak e mirë. Kam pasur vetëm qeliza bazale.” Sipas Fondacionit për Kancerin e Lëkurës, karcinoma e qelizës bazale është trajta më e zakonshme e kancerit të lëkurës që shkaktohet nga “rritja anormale, e pakontrolluar e qelizave bazale”…

Read More

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Vollga, Durrës. Për pasojë ranë në pranga dy shtetase kolumbiane, ndërsa u proceduan penalisht gjashtë shtetas shqiptarë për prostitucion. Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, zona e Vollgës, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetaset J. C., 23 vjeçe, dhe M. A., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Kolumbi. Gjithashtu, gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, për veprën penale “Prostitucioni”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë,…

Read More

Bashkimi Europian synon të miratojë marrëveshjen për përdorimin e aseteve ruse të ngrira për të financuar Ukrainën, pavarësisht shqetësimeve të reja nga Italia. Përdorimi i këtyre aseteve si një formë huaje ka marrë mbështetjen më të madhe në Bruksel. Në mbledhjen e Këshillit Europian javën e ardhshme do të vendoset për këtë opsion. Ndërkohë, ka pasur irritim ndaj Romës për frenimin e këtij procesi në takimin e fundit të Coreper. Qeveritë e Francës dhe Gjermanisë pritet të shprehin shqetësimin e tyre në takimin me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Strategjia e BE-së është të ecë përpara pa u ndalur, për të…

Read More

Detaje të reja mësohen në lidhje me sulmin terrorist në Australi, që la së paku 16 të vdekur, mes tyre edhe një vajzë 10-vjeçare, dhe mbi 40 persona të plagosur. Sulmi ndodhi të dielën në Bondi Beach të Sidneit, gjatë një aktiviteti publik të komunitetit hebre për festën e Hanukkah-ut, duke tronditur mbarë vendin. Kryeministri australian Anthony Albanese e cilësoi ngjarjen si “një akt të pastër të së keqes”, terrorizëm dhe antisemitizëm të hapur, duke theksuar se Australia po përballet me një moment kritik në historinë e saj. Autoritetet konfirmuan se autorët e sulmit ishin dy persona, baba e bir.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga transformimi, që po i bëhet Spitalit Onkologjik në Tiranë. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shprehet se transformimi i Onkologjikut vazhdon, nën kujdesin e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. “Mirëmëngjes. Me transformimin e Onkologjikut që vazhdon, nën kujdesin e ministres së Shëndetësisë, e cila është një personalitet i njohur në botën akademike të trajtimit të kancerit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.Edhe ministrja Sala premton transformin e plotë të Onkologjikut. “Kjo që po bëj është një gjë personale për mua. Unë jam mjeke e kam nisur në Spitalin Onkologjik punën…

Read More

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces” Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen “Iliria”. Identifikohet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve. Gjenden në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit. Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve…

Read More