Author: tirana

Ndryshimi i motit ka prekur të gjithë vendin ndërsa në disa qytete janë regjistruar problematikat e para. Në qytetin e Elbasanit, reshjet e shiut dhe era kanë sjellë rrëzimin e pemëve në rrugë. Nga rrëzimi i pemëve është vështirësuar qarkullimi tek rruga “Janaq Kililica” në Elbasan. Këtë të shtunë janë regjistruar edhe përmbytje në Gramsh. Rrugët u bllokuan nga uji për shkak të reshjeve të shiut dhe breshërit.

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet sot një mundësi kompromisi për të kapërcyer bllokadën e qeverisë federale. Trump ka nxitur republikanët të ridrejtojnë fondet federale që aktualisht shkojnë tek kompanitë e sigurimeve shëndetësore nën ligjin Affordable Care Act, në mënyrë që ato të shkojnë drejtpërdrejt tek qytetarët. Presidenti i SHBA shkroi në rrjetet sociale se ky hap po ndërmerret në mënyrë që ata të mund të blejnë vetë kujdes më të mirë shëndetësor dhe të ulet shpenzimi. “Unë propozoj për republikanët e Senatit që qindra miliarda dollarë që aktualisht marrin kompanitë e sigurimeve, të cilat thjesht nxjerrin para duke…

Read More

Një humbje e madhe për botën e muzikës italiane, dirigjenti i njohur Peppe Vessicchio ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Një artist i dashur, kompozitor, dirigjent dhe figurë televizive e njohur, ai u shua këtë pasdite në spitalin San Camillo të Romës, ku ishte shtruar për pneumoni intersticiale. “Rai” shkruan se familja e tij ka kërkuar respektim të privatësisë dhe ceremonitë mortore do të zhvillohen në formë tërësisht private. I lindur në Napoli më 17 mars 1956, Vessicchio ishte një nga dirigjentët më të dashur dhe të njohur në skenën muzikore italiane, i vlerësuar për ndjeshmërinë e tij artistike dhe…

Read More

Dyshja është përballur gjatë karrierës së tyre, pasi kanë ndjekur trajektore të ngjashme, të dy duke shkëlqyer te Manchester United përpara se të bashkoheshin tek Reali i Madridit. Si Beckham ashtu edhe Ronaldo e kanë tejkaluar futbollin për t’u bërë ikona botërore, duke u futur në botën e modës dhe duke marrë vëmendje edhe për pamjen e tyre. Tema nëse Ronaldo është më i bukur se Beckham u ngrit kur portugezi u shfaq në Piers Prezantuesi deklaroi me entuziazëm se Beckham nuk ishte “në të njëjtën nivel” me Ronaldon si lojtar, por e pyeti yllin nëse e konsideronte veten me…

Read More

Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në Vlorë për qendrat e votimit. Shpërndarja ka nisur në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ndërsa do të vijoj edhe në tre KZAZ e tjera. Në KZAZ nr. 84 të Bashkisë Vlorë ka nisur sot shpërndarja e bazës materiale për procesin zgjedhor. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, deklaroi se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë problematikë. Sipas Meminajt, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë të përgatitura për të marrë materialet zgjedhore, duke garantuar që gjithçka të jetë gati në kohë për ditën e votimit. Në këtë KZAZ janë gjithsej 68…

Read More

Qindra fluturime në aeroportet më të ngarkuara të SHBA-ve po anulohen këtë fundjavë, ndërsa linjat ajrore po reduktojnë shërbimet për shkak të mbylljes së zgjatur të qeverisë. Siç shkruan Associated Press, deri tani, ngadalësimi i urdhëruar nga qeveria që nisi të premten nuk ka shkaktuar ndërprerje të mëdha, por ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet, veçanërisht nëse anulimet shtohen me afrimin e Festës së Falenderimeve. Ka shqetësime për ndikimin që kjo situatë mund të sjellë në qytetet dhe bizneset që varen nga turizmi, si dhe për vonesat në dërgesat e mallrave që mund të ndikojnë në furnizimin e dyqaneve…

Read More

Me një projektbuxhet 100 milionë euro më shumë se viti që po lëmë pas, vëmendja për Ministrinë e Mbrojtjes, ndikuar nga 5%-shi i imponuar nga NATO, duket se është në nivelet e saj më të larta historike. Situatat destabilizuese globale dhe frontet e luftës më afër se kurrë, detyrojnë edhe Shqipërinë të nisë planifikimin e armatosjes. Me këtë ide, Shqipëria planifikon që mes viteve 2028-2030 të investojë 10 miliardë lekë, ose rreth 103 milionë euro për blerjen e një anije patrulluese luftarake. Planifikimi është që 20% e vlerës, 2 miliardë lekë të paguhen në 2028-ën, ndërsa pjesa tjetër të paguhet…

Read More

Biletat e ndeshjes Andorrë-Shqipëri kanë avulluar në më pak se 48 orë. Federata e Futbollit ka njoftuar se stadiumi “Nou Estadi” do të jetë i mbushur plot dhe nuk ka më bileta në shitje për këtë sfidë. Stadiumi i ri i Andorrës ka kapacitet 5,600 vende dhe nuk duket e vështirë që për një ndeshje ndërkombëtare të ketë pjesëmarrje masive nga ana e tifozëve. Por, interesant është fakti që për herë të parë në vitet e fundit Andorra njofton “Sold Out” biletash, në një kohë që për duelin e një muaji më parë kundër Serbisë tribunat ishin bosh dhe prezentë…

Read More

Të dielën do të ripërsëriten zgjedhjet në 18 komuna të Kosovës ku asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë, më 12 tetor, mbi 50 përqind të votave. Në raundin e parë, vetëm në 20 nga 38 komuna arritën të nxjerrin me një votë të qartë popullore të zgjedhurit e rinj vendor. Balotazhi i ditës së nesërme në Kosovë konsiderohet edhe si një test se për ku shkon mbështetja popullore për forcat kryesore politike, çka do të jetë përcaktuese edhe për pushtetin qendror, përveç atij lokal. Garë më e fortë politike më 9 nëntor, dhe që pritet me interes të madh,…

Read More

Pas një aksioni gati 3 javor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për tregtimin e pesticideve në vendin tonë, janë vënë 9 gjoba, janë dhënë 33 paralajmërime, 5 subjekte u bllokuan, 2 licenca farmacish bujqësore u revokuan si dhe janë bllokuar gati 4 tonë pesticide, kontrabandë dhe të skaduara. Të paktën këto janë shifrat e publikuara prej datës 16 tetor e deri më tani nga AKU, në faqen zyrtare në rrjetet sociale. Pas këtij ‘aksioni’ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se mblodhi në një takim grumbullues, eksportues, importues dhe fermerë, për të diskutuar mbi problematikat e punës së tyre. “Fokusi i…

Read More

Fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri përballen me një sërë sfidash që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se bullizmi online, dhuna dhe problemet e shëndetit mendor janë përhapur në mënyrë shqetësuese edhe në vendin tonë. Gati gjysma e vajzave adoleshente dhe 1/3 e djemve të moshës 11-15 vjeç kanë shfaqur ankesa që lidhen me shëndetin mendor. Sipas OBSH-së, 47% e vajzave dhe 31% e djemve të kësaj grupmoshe raportojnë të paktën një herë në javë shqetësime si dhimbje koke, nervozizëm apo ndjesi mërzitjeje. “12% e fëmijëve dhe adoleshentëve…

Read More

Bashkitë do të kenë më shumë para në dorë vitin e ardhshëm. Buxheti vendor për 2026 arrin në 97.7 miliardë lekë, me një rritje rreth 9% krahasuar me vitin 2025, duke e çuar peshën në ekonomi në 3.52% të PBB-së. Rritje që vjen si pjesë e decentralizimit financiar dhe rritjes së shërbimeve vendore. Shtylla kryesore e financimit mbeten transfertat nga qeveria qendrore. Transferta e pakushtëzuar rritet me 1.62 miliardë lekë, ndërsa totali i mbështetjes së drejtpërdrejtë nga buxheti qendror për bashkitë shkon në 58.4 miliardë lekë. Por si ndahet ky fond mes bashkive? Lista kryesohet bindshëm nga Tirana, e cila…

Read More