Një person është gjetur i pajetë brenda një makinë të djegur në Llogara. Makina e shkrumbuar totalisht bashkë me personin. Është tepër e vështirë identifikimi i tij për shkak se edhe targat e mjetit janë djegur totalisht. “Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në…
Author: tirana
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave nga Sali Berisha për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke theksuar se procesi është zhvilluar tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin organik të institucionit. Për të procesi nxori fitues një kandidat të mbështetur me më shumë se 28 firma nga Partia Demokratike. “Partia Socialiste mbajti deri në fund qëndrimin për të mos propozuar asnjë kandidat të vetin, por për të mbështetur në seancën plenare një nga kandidatët e propozuar nga opozita”, tha Balla. Postimi i plotë I lodhuri paska dalë e folur përsëri mbi zgjedhjen e…
Linda Rama mori pjesë në një forum me titull “Lidershipi përballë një bote në transformim” në Katar, ku mbajti bisedoi me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit. Sesioni u organizua nga Qatar Leadership Centre në Doha, më 23 nëntor 2025, në kuadër të programit “Spotlight” për alumnët e qendrës. E pyetur rreth shprehjes së famshme që “pas çdo burri të madh, qëndron një grua e madhe”, bashkëhsortja e kryeministrit u përgjigj: “Nuk qëndroj pas. Jam përkrah tij, përkrah, vetëm një hap pas, duke e lënë Edin përpara”.
Sonte do të mbahet ”Topi i Artë” shqiptar dhe të nominuar janë Dejvi Bregu i Dinamos, Baton Zabërgja ish-dinamovit i cili tani luan në Ukrainë, Bekim Balaj i Vllaznisë si dhe portieri i Egnatias dhe Kombëtares Mario Dajsinani. Fituesi në fuqi i këtij çmimi është sulmuesi Balaj, ndërsa përveç fituesit të Topit të Artë për djem do të jetë edhe ai për vajza. Mbrëmja gala do të nisë në orën 20:00, ndërsa dy çmime do të jetë të dedikuar për kombëtaren: Zemra Kuqezi si dhe Lojtari i vitit. Në total janë 9 çmime individuale për t’u shpërndarë, të votuar në…
Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë më 16 dhe 17 dhjetor. Vizita nis në Presidencën greke, ku Spiropali do të pritet nga Presidenti i Republikës, Konstantinos Tasoulas. Ajo do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e saj Gerapetritis, i fokusuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë bisedimeve, ministrja do të theksojë rëndësinë e trajtimit të Ballkanit Perëndimor si një hapësirë…
Kryeministri australian, Anthony Albanese ka zbuluar në një intervistë televizive se personi i armatosur që mbijetoi në sulmin në Bondi Beach është në koma. Ai dha më shumë detaje rreth sulmuesve të dyshuar, duke thënë se ata ishin “dy njerëz të këqij të shtyrë nga ideologjia” veprimet e të cilëve ishin rezultat i një “perversioni ekstrem të Islamit”. ”Nuk kishte prova për “bashkëpunim” ose se Sajid Akram dhe djali i tij Naveed ishin pjesë e “një celule më të gjerë”, tha ai, por më shumë do të mësohet gjatë hetimit. Albanese këmbënguli se nuk mund ta kishte parashikuar një sulm…
Zv/kryeministrja Belinda Balluku u pa në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, e cila u zhvillua të hënën në mëngjes në kryesinë e Kuvendit. Këtë herë në mbledhje nuk mungoi as kryeministri Edi Rama, i cili udhëzoi deputetët e tij në këto ditë të fundit parlamentare dhe shpalosi objektivat për fillimin e vitit të ri. Rama nuk e ka fshehur nga socialistët perceptimin publik se roli i opozitës së vërtetë ndaj mazhorancës qeverisëse me 83 deputetë në parlament, në mandatin e katërt nuk është PD, por SPAK. Kryesocialisti u ka bërë të qartë në grup që puna e dy komisioneve,…
Unioni Evropian i Transmetimeve ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Këngës ”Eurovision 2026”, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Kjo do të jetë hera e parë me këtë pjesëmarrje dhe në 70 vjetorin e festivalit. Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit për të paraqitur aplikimet e tyre zyrtare për të garuar në Eurovision 2026. Pesë nga këto vende janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, e cila do të zhvillohet më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar si dhe vendi…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar ketër Këshillit Bashkiak të Tiranës ku u kërkon që të marrin mendimin e tij para miratimit të buxhetit 2026. Në letër, kryebashkiaku Veliaj thekson se sipas ligjit, ata duhet të marrin mendimin e tij, pasi miratimi pa konsultim përbën devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe pengim i realizimit të mandatit të tij demokratik. Letra e plotë: KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak, Ju drejtohem në cilësinë time kushtetuese dhe ligjore si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, për t’ju kërkuar që, përpara shqyrtimit dhe miratimit, të konsultoni…
Policia e Shtetit ka një plan masash për protestën e opozitës sot para Kryeministrisë. PD do të mbajë Foltoren e radhës në orën 18:00 deri në 20:00, ndërkohë që disa rrugë do të bllokohen. Njoftimi i plotë Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00, përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme, nme qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit. Konkretisht: -Nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve…
Në Qendrën për Lidership të Katarit, Linda Rama e hap bisedën duke e vendosur lidershipin përballë një realiteti të ri global, ku sfida kryesore nuk janë më strukturat klasike të pushtetit, por kompleksiteti i jetës moderne. Deklaratat u bënë gjatë një sesioni “Spotlight” të Qatar Leadership Centre, mbajtur në Doha më 23 nëntor 2025. Sipas saj, teknologjia nuk është më thjesht një mjet, por një formë pushteti që depërton në çdo dimension të jetës njerëzore.“Kompanitë e mëdha të teknologjisë janë gjithmonë e më të pranishme në jetën tonë dhe, ndonjëherë, më shqetëson, sepse kanë monopolin mbi ne në një planet,…
Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se me veprimet që PS bëri për të zgjedhur Endrit Shabanin si Avokat të Popullit shkatërroi çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën. “Për sa i përket deklaratës së Taos, apo Taulant Begoyarisit, dua të them vetëm kaq. Partia Demokratike nuk ka njohur zgjedhjet, ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizimit damkosjen ndërkombëtare të tyre, duke paraqitur qindra e mijëra fakte. Shumë shpejt do të paraqesim në publik botimin tonë prej 1500 faqesh, për dhunën, grabitjen, farsën zgjedhore 2011. PD me gjithë këtë u angazhua në një proces, duke menduar se në mbështetje…