Author: tirana

Kryeministri Edi Rama në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit. *Një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias Kryeministri Edi Rama: I kemi ndarë rolet, ju e shikoni gotën gjysmë bosh dhe unë e shoh gjysmë plot. Kjo është dinamika që shoqëron demokracinë tonë. SIGMA, një institucion profesional ndërkombëtar, thotë se Shqiopëria ka infrastrukturë funksionale për transparencën. SIGMA i jep vleësim të lartë transparencës në qeverinë e Shqipërisë. Indeksi i Transparencës për Antikorrupsionin dhe Shtet-Ndërtimin, Shqipëria ka bërë një kapërcim, me rreth 5 përqind.

Read More

Kryeministri i Finlandës ka paralajmëruar se, nëse arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë, Rusia do t’i zhvendosë forcat e saj ushtarake drejt kufijve lindorë të NATO-s.  Ai u bëri thirrje vendeve europiane të japin më shumë mbështetje financiare për mbrojtjen e shteteve që ndodhen në vijën e parë të rrezikut. Petteri Orpo theksoi se vendet lindore të Bashkimit Europian po rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje dhe po mbajnë barrën kryesore të ndihmës për Ukrainën, edhe pse ekonomitë e tyre janë nën presion. Sipas tij, Rusia mbetet një kërcënim edhe pas përfundimit të luftës dhe do të afrojë forcat ushtarake pranë kufijve…

Read More

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditë

Read More

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është më masë sigurie “arrest shtëpie” pas hetimeve të SPAK për abuzimeve me tenderat e zhvilluar në këtë institucion. SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat. Po ashtu Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar “Bankers Petroleum Albania”, kjo për shkak të mos-pagesës së akcizës për holluesin e naftës.Bankers Petroleum Albania ka reaguar në lidhje me njoftim duke arsyetuar se aktiviteti prodhues i kompanisë për nxjerrjen e naftës Patos-Marinëz është bllokuar duke krijuar kolaps dhe rrezikuar zonën. Reagimi i Plotë:Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore, në kundërshtim me: • Vendimin e Përkohshëm Nr. 3869/2, datë 17.07.2019, ende në fuqi• Afatin 5-vjeçar…

Read More

Aplikacioni Gemini i Google ka marrë një përditësim të rëndësishëm që i bën kërkimet e vendeve lokale shumë më të lehta dhe të dukshme. Në vend të një liste të thjeshtë tekstuale me një hartë të vogël në fund, tani rezultatet shfaqen me pamje dhe kontekst direkt brenda aplikacionit. Nëse keni pyetur ndonjëherë Gemini-n, “Ku mund të gjej një kafe të mirë afër?”, e dini sa herë është dashur të shfletoni tekst para se të hapni Google Maps. Me këtë përditësim, gjërat ndryshojnë: harta shfaqet e para, ndjekur nga karta për çdo vend, që përmban foto, vlerësime me yje dhe…

Read More

Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Nga kjo shumë, rreth 1.4 miliardë euro kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa afërsisht 670 milionë euro nga vende jashtë BE-së. Në krahasim me 2023-n, shuma totale e dërguar në Shqipëri është rritur ndjeshëm me 12%, ose 224 milionë euro më shumë, ndërsa në raport me 2022-n janë rreth 430 milionë euro më shumë. Sipas Eurostat, këto flukse përfshijnë kryesisht dërgesat e emigrantëve drejt familjeve të tyre, (Transfertat personale janë kryesisht paratë që…

Read More

Fansat mund të shohin një nga fytyrat më të dashura në filmin e fundit të “Fast & Furious”: Cristiano Ronaldo. Vin Diesel, protagonisti i sagës me rolin e Dominic Toretto, duket se ka konfirmuar rolin e futbollistit me një foto në Instagram. “Të gjithë e kërkuan, a do të jetë ai në mitologjinë e ‘Fast’… Duhet t’ju them se ai është legjendë. Ne shkruam një rol për të….” Nuk dihet ende asgjë për rolin e yllit të futbollit pasi edhe ai vetë s’e ka konfirmuar ende, por admiruesit presin ende të mësojnë kur do të dalë filmi. Universal nuk ka…

Read More

Autoritetet italiane kanë arrestuar fqinjin e Fatos Cenaj, 58 vjeç, i cili u vra më 8 qershor në Fontaniva. Ai dyshohet si vrasës i Cenajt. Arrestimi u bë të shtunën, pas një hetimi të gjatë që kishte nisur menjëherë pas krimit. Fqinji, një punëtor 45-vjeçar, dyshohej për vrasjen që nga muaji korrik, kur në banesën e tij u gjetën materiale për prodhimin artizanal të armëve. Krimi ndodhi përpara gjashtë muajve, kur Cenaj po udhëtonte me triciklin e tij drejt vendit ku punonte herë pas here. Ai ishte një ish-gardian burgu në pension, që kishte shkuar në vendin fqinj nga Shqipëria…

Read More

Samiti i Berlinit ka hapur një fazë të re diplomatike për luftën në Ukrainë. Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se për herë të parë që nga viti 2022 një armëpushim është realisht i mundshëm. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në tryezë një ofertë që përfshin garanci sigurie për Ukrainën. Këto garanci janë të ngjashme me nenin 5 të NATO-s dhe parashikojnë reagim në rast sulmi të ri. Angazhimi amerikan është përfshirë me shkrim në marrëveshje. Oferta është prezantuar nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner në emër të Donald Trump. Presidenti Trump deklaroi se palët janë më afër paqes se kurrë…

Read More

Presidenti i ish-SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi për shpifje kundër BBC-së, duke kërkuar 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për secilën nga dy akuzat në lidhje me një dokumentar që transmetoi një version të redaktuar të fjalimit të tij më 6 janar 2021, pas sulmit ndaj Kapitolit të SHBA-së. Trump akuzon BBC-në për manipulimin e fjalimit të tij në një mënyrë që i dha përshtypjen e një thirrjeje për dhunë, duke përfshirë pjesë ku ai tha “luftoni si ferr” dhe të tjera ku inkurajoi mbështetësit të marshonin drejt Kapitolit. Në padi, Trump akuzon transmetuesin britanik për shpifje, duke thënë se dokumentari i…

Read More