Gjyqtarët kërkojnë që të dalin në pension 75 vjec, element ky që sipas tyre do të ndihmojë në uljen e stokut të dosjeve që presin për gjykim. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj tha se ky është problemi më i madh i drejtësisë sot, dhe shfaqi rezerva për disa ndryshime që mazhoranca kërkon tu bëjë ligjeve të reformës, për arsye teknike. Në mungesë të opozitës, komisionet parlamentare vijuan punën, përfshirë dhe prezantimin e dy nismave ligjore që prekin për herë të parë dy ligje bazë të reformës në drejtësi. Edhe pse propozimet e socialistëve kanë natyrë teknike, ato hapën debate në…
Author: tirana
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të martë bëri me dije se në vend do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, përpara përfundimit të mandatit të legjislaturës aktuale. “Do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne do të shkojmë në këto zgjedhje përpara skadimit të mandatit të parlamentit aktual dhe më pas qytetarët do të kenë mundësinë të vlerësojnë punën e secilit prej nesh”, tha Vuçiç. Duke folur nga Pallati i Serbisë, presidenti Vuçiçi ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke theksuar se vendimi për zgjedhje synon t’u japë qytetarëve fjalën përfundimtare mbi drejtimin politik të vendit.
”Lidhja” mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi t’i japë fund raportit të tyre, pasi prej kohësh kishte një ftohje mes tyre. Sipas asaj që u bë e ditur, ishte vetë Dolce ajo që u shpreh se ishte distancuar emocionalisht nga Edi, për shkak të mungesës së interesimit dhe vëmendjes nga ana e tij. Kjo situatë duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për t’i dhënë fund lidhjes. Gjatë ditës së djeshme, ishte publikuar profili i Edit në rrjetet sociale, ku vihej re se ai ende e ndiqte Dolcen. Megjithatë, pas ndarjes së mbrëmshme,…
Nuk do të ketë mbledhje të Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e ardhur nga SPAK-u për Belinda Ballukun. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur zyrtarisht pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetes, ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas SPAK, Belinda Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Akuza lidhet…
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, ku theksoi se “vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, në Shqipëri janë duke u zbatuar 81 projekte me financim të huaj, me vlerë të përgjithshme rreth 2.3 miliardë euro, ku mbi 18.2% e kësaj shume lidhet drejtpërdrejt me ndërhyrje klimatike dhe mjedisore, duke dëshmuar se klima është tashmë një nga destinacionet kryesore të financimeve zhvillimore në vend”. Në fjalën e tij, Jaupaj tha se kjo nuk është thjesht statistikë. “Kjo është prova e një besimi të fortë ndërkombëtar mbi aftësinë e institucioneve shqiptare…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe kërkesës së SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku për abuzimet me tenderët dhe prokurimet, duke deklaruar se kreu i qeverisë po kërkon ta marrë në mbrojtje vartësen e tij. Ajo paralajmëroi se pas deklaratave të kryeministrit kundër drejtësisë, ai do i ofrojë mbrojtje politike dhe mazhoranca po bëhet gati të votojë kundër kërkesës së SPAK në Kuvend, duke rrëzuar heqjen e imunitetit. Postimi i plotë Kryeministri po bëhet gati t’i ofrojë mburojë politike zëvendëses së tij të pandehur! Mbështetja ndaj drejtësisë…
Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon të shfaqë tendenca rënëse. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane e ka nisur këtë javë me një tjetër rënie të lehtë dhe ka prekur një minimum të ri historik në vlerën e 96.49 lekëve. Agjentët shprehen se tregu i këmbimit valutor në këtë periudhë karakterizohet nga flukse të shtuara të monedhës europiane, duke reflektuar në, vija të përgjithshme, edhe një efekt sezonal.
Me 29 vota pro dhe 5 kundër Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi buxhetin e vitit 2026, i cili kap vlerën e 25.4 miliard lekë, ku 59% e tij do të shkojë për investime publike. Kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se buxheti ka ardhur në rritje dhe pjesa më e madhe e tij do të shkojë për infrastrukturën rrugore në zonat urbane dhe rurale, duke mbyllur rreth 70% të problematikave. Gjatë diskutimeve disa prej këshilltarëve prezantuan disa problematika, duke kërkuar ndarjen e fondeve në mënyrë të barabartë për adresimin dhe zgjidhjen e tyre. Me buxhetin e vitit 2026 Bashkia…
SPAK-u i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, por kryeministri Edi Rama thotë se që arrestet pa gjyq janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri. Po ashtu kreu i qeverisë thekson në një postim në platformën X se ”s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve”. Postimi i plotë Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit,…
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit: Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit,…
Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka depozituar një kërkesë zyrtare për interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, lidhur me masat e marra për zhbllokimin e fondeve IPARD, të cilat për të tretin vit radhazi rrezikojnë t’u mohohen fermerëve shqiptarë. Blushi thekson se fondet IPARD janë instrument financiar i Bashkimit Europian për zhvillimin rural dhe nuk janë fonde diskrecionale të qeverisë, por të kushtëzuara nga rregulla strikte transparence, kontrolli dhe llogaridhënieje. Për të dështimi i mekanizmave të menaxhimit dhe kontrollit nga Ministria e Bujqësisë ka sjellë pasoja të rënda financiare për fermerët, me rreth 112 milionë euro…
Në qytetin e Vlorës u zhvillua Asambleja e Dytë e SEPCA-S, nën presidencën e Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda e cilësoi këtë forum si platformën më gjithëpërfshirëse dhe funksionale të bashkëpunimit policor në rajon. “Është një nder i veçantë për mua që, në cilësinë e Presidentit të radhës të SEPCA-s, të hap sot punimet e këtij takimi të rëndësishëm rajonal në qytetin e bukur të Vlorës. Jo pa qëllim kemi zgjedhur qytetin e Vlorës për të zhvilluar këtë takim. Vlora është një qytet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi në këtë qytet, në vitin 1912,…