Author: tirana

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz. Në pranga ranë dy anëtarët e bandës, më konkretisht shtetasit Bledar Jella dhe Xhemal Shehi, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Njoftimi: Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Members”. Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri. Nga hetimet janë identifikuar 3 pjesëtarë të këtij grupi. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim 1. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve,…

Read More

Një zbulim spektakolar ka ndodhur në një nga parkun kombëtar Stelvio në Italinë veriore, ku janë gjetur mijëra gjurmë të dinosaurëve që datojnë rreth 210 milionë vjet më parë. Këto gjurmë të shumta, që ndodhen në një mur malor vertikal, janë një dëshmi e jashtëzakonshme e jetës dhe ecjes së këtyre krijesave prehistorike gjatë periudhës Triasike. Shkencëtarët e kanë quajtur këtë zbulim një “thesar shkencor”, pasi ofron një pasqyrë të pastër të sjelljes dhe lëvizjeve të dinosaurëve të lashtë. Gjurmët, disa prej të cilave kanë një diametër deri në 40 cm, janë të dukshme për detaje të jashtëzakonshme. Shumë prej…

Read More

Donald Trump Jr. i ka propozuar për martesë Bettina Anderson. Sipas Page Six, djali i presidentit Trump dhe e fejuara e tij shkuan në Camp David për të festuar 39-vjetorin e saj, ku ndodhi edhe propozimi. Camp David ndodhet në Catoctin Mountain Park në Maryland dhe ka shërbyer gjithnjë si vend historik për takime që prej Luftës së Dytë Botërore. Sipas Page Six, propozimi ishte planifikuar prej disa kohësh. “Askush nuk u habit, por të gjithë janë gëzuar për çiftin”, thotë një burim. Presidenti Trump e dha lajmin e fejesës në një festë në Shtëpinë e Bardhë. “Ata shkojnë shumë mirë…

Read More

Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme, HUMVEE Hawkeye 105mm, njoftoi të mërkurën ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në një shkrim në Facebook, Maqedonci theksoi se “me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta”. Ai e vlerësoi marrëveshjen si hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe ndërvepruese me aleatët strategjikë të vendit. Prodhuesi…

Read More

Vrau me armë kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi. Gjykata nuk pranoi rekursin e ish efektivit të policisë, i cili kërkoi prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në vitin 2024.  Si ndodhi ngjarja? Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 23 majit 2022 brenda në zyrën e instruktazhit në ambientet e Komisariatit nr.3, pak para se dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. 25-vjeçari, efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç. Ai u shpall…

Read More

Nga BE njoftohet se janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar si “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri të Kosovës”. Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla mbesin akoma të bllokuara. Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman. Sipas letrës së publikuar nga Bislimi,…

Read More

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët. Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore. Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik. Kërkesa e plotë: Lënda: Kërkesë për mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit…

Read More

Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e sotëm në Athinë me Ministrin e Mbrojtjes Nikos Dendias. Takimi u fokusua në bashkëpunimin afatgjatë mes Shqipërisë dhe Greqisë si dy vende partnere në NATO që kontribuojnë aktivisht stabilitetin dhe sigurinë në rajon, në Europë e më gjerë, ndërkohë që Shqipëria do të presë në vitin 2027 Samitin e NATO-s. Spiropali theksoi se “marrëdhëniet tona do të vijojnë të zhvillohen nga interesa të përbashkëta strategjike, përmes një agjende iniciativash me fokus njerëzit tanë”. Këto marrëdhënie, sipas…

Read More

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Read More

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel më 18 dhe 19 dhjetor me një detyrë të vetme: sigurimi i fondeve për Ukrainën për dy vjetët e ardhshëm. Me më shumë shtete, përfshirë Bullgarinë, Maltën dhe Italinë, që po rreshtohen me Brukselin për vënien në pikëpyetje për realizueshmërinë e një kredie për Kievin për reparacione si metodë e preferuar, shumica e përpjekjeve diplomatike këtë javë do të përqendrohen në tentimin për të zgjidhur këtë çështje. Por, një ditë para takimit, më 17 dhjetor, kryeqendra e BE-së është mikpritëse e një samiti tjetër që krejtësisht është lënë në hije nga zhvillimet që…

Read More

Sot në orën 9:30, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të vijojë seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve në kuadër të rastit të njohur si “Banjska”. Para trupit gjykues do të paraqiten sërish Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç dhe Dushan Maksimoviç, të cilët akuzohen për përfshirje në sulmin e armatosur të ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit. Të akuzuarit përballen me akuza të rënda penale, që lidhen me organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, një ngjarje që tronditi sigurinë në veri të vendit. Gjatë këtij sulmi, rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën në…

Read More

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin e përvitshëm BE–Ballkani Perëndimor, i cili organizohet për të katërtin vit radhazi. Ky takim zhvillohet pak para mbledhjes së fundit të Këshillit Evropian për këtë vit dhe konsiderohet një moment i rëndësishëm për ecurinë e procesit të zgjerimit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nisur drejt Brukselit që pasditen e së hënës për të marrë pjesë në këtë takim të nivelit të lartë. Në tryezën e përbashkët, Shqipëria dhe Mali i Zi do të paraqiten si vendet më të avancuara në rrugën drejt…

Read More