Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna për ndërtimin e Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë, një projekt i rëndësishëm që synon të shndërrojë qytetin në një pol të ri kulturor, turistik dhe festiv me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale. Në postimin e tij, Rama e përshkruan qendrën si një hapësirë multifunksionale, e menduar për të mbledhur në një vend aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, duke i dhënë Korçës një infrastrukturë moderne për ngjarje të përmasave të mëdha. “Me këtë pamje nga puna për ndërtimin e Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë, një qendër kulturore, turistike…
Author: tirana
Kjo e mërkurë do të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje shiu. Sot priten reshje të dobëta shiu, kryesisht në veri dhe në zonat e ulëta. Temperaturat do të variojnë nga si më poshtë: Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të forcës 4 ballë.
Këshilli i Europës ka nënvizuar rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë Strukturën e Specializuar për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), dhe të forcimit të mëtejshëm të rezistencës së sistemit të drejtësisë kundër ndërhyrjeve të brendshme ose të jashtme. Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Këshilli gjithashtu kujton rëndësinë që Shqipëria të sigurojë mbrojtje efektive gjyqësore dhe zbatim të qëndrueshëm të vendimeve gjyqësore. Këshilli mirëpret përparimin që sipas tij Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e fton atë të ndërtojë më tej një histori të fortë suksesi dhe të forcojë…
Duket se aludimeve për ndarjen e Klea Hutës dhe Elgit Dodës u ka ardhur fundi me veprimin e moderatores. Përmes një story në Instagram, ku shfaqet dyshja dhe i biri, ajo ka uruar Elgitin në ditën e tij të lindjes. Nëpër shumë portale, është aluduar për një kohë të gjatë për një ndarje të mundshme mes tyre. Kjo, pasi dyshja kishte fshirë thuajse çdo postim të njëri-tjetrit. Megjithatë, ata vazhdonin të ndiqeshin në Instagram, hera-herës edhe duke lënë ndonjë koment të ëmbël nëpër postime. Gjithsesi, me dedikimin e fundit Klea u vuri vulën thashethemeve.
Atmosfera e festave të fundvitit ka mbërritur edhe në qytetin e Fierit, ku janë ndezur dritat festive që do të shoqërojnë gjithë muajin dhjetor. Kryeministri Edi Rama ka postuar video të momentit të ndezjes së dritave, në një atmosferë elektrizuese e me muzikë, ku morën pjesë fëmijë dhe të rritur. Në qendër të festimeve ishin fëmijët, të cilët përmes buzëqeshjeve dhe entuziazmit të tyre i dhanë qytetit një atmosferë magjike. Dritat shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjeve u ndezën nën një numërim të përbashkët, moment që shënoi fillimin zyrtar të festimeve në Fier. Aktivitetet e dhjetorit pritet të kulmojnë në natën…
”Mbledhja e fundit e Kryesisë së PD-së ishte 4 orë gjyq për mua dhe për ju, dhe 15 minuta gjyq për Ramën e Ballukun”,-tha Ervin Salianji në takimin e tretë të “Foltores” të zhvilluar në Elbasan. Ai tha se mbledhjet e organeve të larta të selisë blu janë kthyer në seanca gjyqësore për demokratët që mendojnë ndryshe nga kupola, dhe jo në arenë propozimesh e idesh për organizimin e aksioneve opozitare me qëllim largimin nga pushtetit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Po ashtu u bëri thirrje për pjesëmarrje masive dhe të furishme në protestën që Sali Berisha ka organizuar…
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka vlerësuar punën dhe raportimet më të mira nga gazetarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Nga të gjitha punimet e analizuara, Unioni vlerësoi 10 më të mirët me tituj dhe çmime të ndryshme. Dy nga çmimet u akorduan në mungesë dhe pas vdekjes. Me çmimin e karrierës u vlerësua gazetari dhe analisti Artur Zheji, titull që u tërhoq nga bashkëshortja e tij. Ndërsa gazetari sportiv Saimir Demi u vlerësua pas vdekjes nga Unioni i Gazetarëve me çmimin “Ismet Bellova”. Vëllai i tij, gazetari Enkel Demi vlerësoi titullin dhe mirënjohjen e kolegëve. Po ashtu, u…
Ervin Salianji këtë të martë është pritur nga demokratët në Elbasan, aty ku po mban Foltoren e tij e cila nuk është pranuar nga Berisha. Salianji nisi fjalimin e tij duke deklaruar se me këtë lëvizje ai synon që ta bëjë Partinë Demokratike fituese. “Shumë pyesin se çfarë duam ne me këtë lëvizje? Ne duam që PD të jetë fituese”, u shpreh Salianji. Ai kritikoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë që drejton duke deklaruar se çdo ditë zbulohet nga një aferë. “Sot Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqje”, tha Salianji. Ai ftoi qytetarët dhe mbështetësit e PD që t’i…
Është publikuar kërkesa që SPAK i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, për heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut, duke i hapur kështu rrugë arrestimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kërkesa e SPAK: I nderuar z. Kryetar i Kuvendit, Të nderuar Deputetë të Kuvendit, Mbështetur në nenet 73, 95,103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor. Në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Osmani do të ketë takime me liderë të institucioneve të BE-së dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të tjerë pjesëmarrës lidhur me çështje me interes të Kosovës. Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në…
Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten e 19 dhjetorit për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ambasada e Amerikës në Tiranë thotë se e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ku është diskutuar mbi mënyrat e shumta të bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, biseda është fokusuar në ndarjen e ekselencës dhe ekspertizës amerikane me Shqipërinë, përmes programeve dhe partneriteteve të ndryshme. Njoftimi i plotë Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn diskutoi me Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro mbi mënyrat e shumta se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara mund të ndajë ekselencën dhe ekspertizën amerikane me Shqipërinë. Nga partneritetet afatgjata…