”Të hapim një kapitull të ri duke parë të shkuarën tonë me sytë e së ardhmes së përbashkët”,-tha ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun grek Giorgos Gerapetritis në Athinë. Ajo e vuri theksin tek anëtarësimi i vendit tonë në BE, për të cilin tha se ka marrë mbështetjen e Greqisë. ”E sotmja e përbashkët në Atlantikun e Veriut dhe e nesërmja e përbashkët në BE. Qeveria e Ramës e ka konsideruar strategjik partneritetin mes dy vendeve tona. Objektivi ynë kombëtar Integrimi Europian nënkupton mbylljen e grupkapitujve të negociatave deri…
Author: tirana
Një çift shqiptarësh që kanë ikur nga vendi i tyre dhe katër fëmijët e tyre, mes të cilëve edhe një foshnjë 20-muajëshe e sëmurë, nuk kanë përfituar ende strehim emergjent. Prej një jave, ata flenë në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë të Francës. Një tubim solidariteti u organizua të hënën në mbrëmje në Montpeje nga shoqatat “Un toit, un avenir et solidarité partagée”, të cilat i shoqërojnë dhe i mbështesin. Rreth 60 persona u mblodhën përpara Bashkisë. Presidenti i Shoqatës ‘Solidarité Partagée’, e cila po e ndjek këtë familje prej javësh, tha për mediat franceze se, “Kjo situatë është e…
Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur në Athinë për një vizitë dy ditore. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Gerapetritis deklaroi se Shqipëria ka arritur progres në rrugën e saj për anëtarësim në BE. Gerapetritis shtoi se respektimi i të drejtave të minoritet grek në Shqipëri, është përparësi për qeverinë e Greqisë. “Minoriteti grek është hallka e pandashme lidhëse mes dy popujve. Kontributi i emigrantëve shqiptarë, kanë treguar shkallë të lakmueshme integrimi në shoqërinë helene. Diskutuam zgjerimin, është nevoja gjeopolitike e…
Futbolli shqiptar nderoi më të mirët e vitit 2025. Në ceremoninë e zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, trofeu më i rëndësishëm ishte “Topi i Artë”. Ai për djem u fitua nga Bekim Balaj, ndërsa ai për vajza nga Megi Doci. Sa i përket “Trajnerit më të mirë”, ky trofe u fitua nga tekniku i Egnatias, kampione e Shqipërisë, Edlir Tetova. Bekim Balaj fitoi “Kepucen e Arte” si golashenuesi më i mirë i Kategorisë Superiore. Të njëjtin trofe, por në futbollin për vajza e fitoi Megi Doçi. Trofe të tjerë ishin ata të talentit të vitit për djem dhe vajza…
Dy shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia italiane gjatë një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të armëve. Sipas mediave italiane, dërguesi i dyshuar i arsenalit u ndalua në Shqipëri, në zonën e Hanit të Hotit. Aksioni i Guardia di Finanza nisi pas një kontrolli të një minivani me targa shqiptare që po hynte në Itali nga pika kufitare sllovene Sant’Andrea. Në mjet ndodheshin 6 pasagjerë dhe shoferi, të gjithë shqiptarë. Shoferi shfaqi nervozizëm gjatë kontrollit, çka ngjalli dyshime tek policia. Kontrolli i bagazheve zbuloi tre Kalashnikovë AK-47 të fshehura në një valixhe, ndërsa nga kontrollet e mëtejshme u zbuluan edhe dy pushkë…
Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohen 3 shtetas, përkatësisht pronar, administrator dhe punonjës, në këto lokale. Procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive (njëri prej tyre, i mitur). Sekuestrohen 3 celularë, 3 skedina dhe 2 printerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në 2 lokale, viheshin baste sportive,…
Mesditen e së hënës, 15 dhjetor 2025, në Janinë, Greqi, një grua 23-vjeçare, së bashku me dy burra të tjerë, të gjithë me shtetësi të huaj, u arrestuan për trafik droge, dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Sipas mediave greke, 23-vjeçarja, në automjetin që ajo drejtonte, kishte dhe djalin e saj 2 vjeç, teksa po transportonte 215 kilogramë kanabis, ndërsa dy burrat e tjerë po bënin roje nga një makinë tjetër. Pasi uniformat blu nisën ndjekjen e automjeteve, 23-vjeçarja kreu manovra të rrezikshme, si dhe përplasi makinat e policëve në përpjekje për t’u arratisur,…
Në nisje të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit mëngjesin e sotëm nga Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tassoulas. Gjatë takimit Spiropali theksoi se Shqipëria beson fort se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës europiane. “Ne e shohim zgjerimin si një investim strategjik në stabilitet, mundësi dhe konsolidim demokratik, veçanërisht ndërsa Greqia përgatitet për Presidencën e Këshillit të BE-së në vitin 2027”, tha Spiropali. Ministrja shtoi gjithashtu se “marrëdhëniet shqiptaro-greke, të ndërtuara mbi lidhje të forta njerëzore, duhet të vazhdojnë…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, deklaroi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, lidhur me Nismën e Mbrojtjes nga Diskriminimi, se ndryshimet e propozuara në Ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi” duhet të aplikohen edhe në diasporë. Sipas Ballës, shërbimet tona diplomatike e konsullore duhet të ndryshojnë rrënjësisht qasjen e tyre përsa i përket përkujdesjes që u ngarkon ligji ndaj bashkatdhetarëve tanë që jetojnë kudo në botë. “Pra, është detyrë e ambasadave dhe e konsullatave që, në momentin më të parë të informimit, të evidentimit të një rasti të një…
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro pati një takim këshillues me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Prindërve me qëllim forcimin e mekanizmave të komunikimit mes institucioneve arsimore dhe prindërve. Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro u shpreh se sa më të mëdha të jenë përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar këtë komunikim, aq më e lartë do të jetë mirëqenia e fëmijëve dhe aq më e madhe do të jetë siguria e tyre. “Ky është fillimi i një zinxhiri takimesh, që e gjithë skuadra e Ministrisë së Arsimit, deri në qelizë duhet të intensifikojë me prindërit, për sa i përket rolit…
Një personazh i njohur në rrjetin social “Tik-Tok”, Fabion Kuçi, i njohur ndryshe edhe si ‘GUCCI’, mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Sipas policisë vendore, autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa i plagosuri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Fabion Kuçi rezulton me precedentë penalë jashtë Shqipërisë. Ai ka vuajtur dënim me burg në Angli dhe është rikthyer në Shqipëri disa muaj më parë. Pas kthimit, ai u bë mjaft aktiv në platformën Tik-Tok, ku shpesh përfshihej në debate dhe përplasje virtuale me figura të tjera të…
Sot u zhvillua Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias. Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një infrastrukturë funksionale për transparencën, duke përmirësuar kapacitetet për qasje në informacion dhe duke promovuar projekte të reja si Transparent Albania. Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e sheh gotën gjysmë plot dhe media, gjysmë plot. “I kemi ndarë rolet, ju e shikoni gotën gjysmë bosh dhe unë e shoh gjysmë plot. Kjo është dinamika që shoqëron demokracinë tonë”. Ai shtoi se vlerësimet e SIGMA-s tregojnë se Shqipëria…