Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka lënë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë. Njoftimi i plotë Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 689, datë…
Author: tirana
Kreu i PD-së, Sali Berisha në Foltoren e kësaj të hëne para Kryeministrisë, zgjodhi të mbyllë fjalën e tij me një mesazh për shqiptarët dhe demokratët në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 22 dhjetor para Kryeministrisë. ”Këto ditë, nga e hëna në të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë, të takojmë e mbledhim çdo guximtar. Koha është e guximtarëve dhe atyre që sakrifikojnë dhe ju garantoj që fitorja është e pa shmangshme”, tha ai. Nga ana tjetër, Berisha paralajmëron protestë të dhunshme dhe të gjatë para Kryeministrisë më 22 dhjetor, deri në dorëheqjen e Ramës. ”Ky hajdut…
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, deklaroi se demokratët do të nisin betejën përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. ”Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë. Vetëm një moment, shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari. Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske. Pse kjo? Sepse ai është kryefrikacaku…
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Afred Lela ka zbuluar se i ka dërguar një mesazh Adriatik Lapajt, pasi Sali Berisha i kishte thënë se ai e kishte derën të hapur për të folur në Foltoren para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lela e akuzoi Lapajn se po kërkon të bëhet protagonist, duke krijuar e nxitur skenare dhune me policinë, si të porositura nga PD. Nga ana tjetër Lapaj është përgjigjur se nuk e ka parë mesazhin e dërguar nga Lela, që ai të fliste në Foltoren e PD-së. Kujtojmë se pak minuta më parë pati një përplasje…
Në Foltoren e Sali Berishës para Kryeministrisë u shfaq edhe vajza e tij, Argita Berisha. Ajo u shfaq mes militantëve të paktë që iu bashkuan Berishës, të cilët nga java në javë po tkurren në numër. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, është e para që mori fjalën ku vuri theksin në faktin që PD dhe kreu i saj Sali Berisha ka gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët. Sipas saj është e qartë që propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk fshehin dot më realitetin. Ajo ka ndarë disa nga ngjarjet më të rëndësishme sa i përket takimeve të PD me ndërkombëtarët.
Flamur Noka disa ditë më parë tha se Grida Duma ka ndikuar në zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat të Popullit. Drejtuesja dhe moderatorja e ”Top Story”, Grida Duma i ka quajtur deklaratat e Nokës një thirrje për ta përfshirë atë në betejë. “Kishte dal Mul Noka nga mbledhja e kryesisë dhe kishte deklaruar se Grida Duma kishte bërë lobim për avokatin e popullit. Që ka dëshirë ndokush të më thërrasë në ndonjë lloj beteje për të qenë afashinant edhe mund ta kuptoj. Por që ka shqiptar që e ka ndjekur politikën, mua po ashtu dhe demokrat që nuk e…
Leonardo Gashi ka qenë i ftuar në një intervistë për “Prive” nga Liberta Spahiu. Ai ka folur gjerë e gjatë për jetën e tij pas daljes nga formati i njohur si dhe për ish-konkurrentët. Këngëtari pati edhe diçka për të thënë për ish-banorin e BBVK3, Eduard Kuçin. Leo nuk hezitoi ta kritikonte për momentet e tij emocionale, duke iu referuar lidhjes me Dolcen. “Edi më ka kritikuar vitin e kaluar në Big për lidhjen që e kam pasur, por sipas tij, ai duhet ta majë veten pak më shumë, mos të qajë aq shumë lot për një femër”.
Mesfushori Alexis Saelemaekers ka nënshkruar një kontratë të re me Milanin, që do ta lidhë atë me klubin deri në verën e vitit 2031. Kontrata do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2026. Ai do të vazhdojë me kushtet e tij aktuale deri në fund të sezonit 2025-26, më pas paga e tij do të përmirësohet ndjeshëm. ”AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Alexis Saelemaekers ka rinovuar kontratën e tij me Klubin deri më 30 qershor 2031, me efekt nga 1 korriku 2026”, thuhet në një deklaratë të klubit.
Janë 334 drejtorë të arsimit parauniversitar të cilët u çertifikuan sot. Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u shpreh krenare për qasjen dhe fokusin që Bashkia e Tiranës ka pasur përgjatë këtij 10-vjeçari jo vetëm sa i përket investimeve publike dhe infrastrukturës në arsimin parauniversitar, por edhe standardeve të edukimit dhe mirërritjes të fëmijëve, të krahasueshme me çdo qytet tjetër evropian. Ristani tha rëndësia që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar infrastrukturës por edhe mirërritjes së fëmijëve ka krijuar kushtet që ata të jenë qytetarë të denjë të së ardhmes, si një një aset i rëndësishëm i…
Partia Demokratike do të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit me 85 vota nga mazhoranca. Berisha këtë pasdite, pak para se të nisë “Foltoren” para Kryeministrisë, mblodhi grupin e PD, mbledhje e bërë me dyer të mbyllura.
Policia e Shtetit pas 1 jave para Kryeministrisë ka larguar me forcë Adriatik Lapajn dhe mbështetësit e tij, duke i nxjerrë jashtë perimetrit të sigurisë të caktuar në kuadër të Foltores që do të mbajë këtë të hënë Partia Demokratike. Spostimi nga trotuari para godinës qeveritare, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shkaktoi përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, ku ”Shqipëria Bëhet” tregon se një person është lënduar.
Edhe kjo e hënë sërish po prodhon përplasje mes forcave të Policisë së Shtetit dhe mbështetësve të ”Shqipëria Bëhet” me në krye Adriatik Lapajn që vijon protestën prej ditësh përballë Kryeministrisë. Protestuesit janë përplasur me kordonin e sigurisë ndërsa kanë tentuar të thyejnë gardhin metalik. Nga ana tjetër ata kanë kundërshtuar nd1%rhyrjen e policisë duke pretenduar se janë jashtë gardhit.