Author: tirana

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se marrëveshja me Shqipërinë për kampet e emigrantëve do të funksionojë. E pranishme në parlamentin italian, Meloni tha se “modeli Shqipëri”, po ndiqet me interes nga shumë vende evropiane, dhe në Itali do të kontribuojë në uljen e flukseve të emigracionit të parregullt. ”Modeli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, për të zgjidhur emigracionin e paligjshëm do të ketë sukses. Ky model shërben më së miri dhe si mjet parandalues për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, pavarësisht kundërshtive nga e majta, e çdo lloj niveli”, tha Meloni. Deklarata u bë gjatë fjalimeve në…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka paraqitur zyrtarisht kërkesë për interpelancë në Kuvend me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ligjvënëse thotë se ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të ish-presidentit Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë, ku ndodhet prej më shumë se një viti si i paraburgosur nga SPAK, me vendim të GJKKO-së. Deklarata e plotë Prej datës 27 nëntor 2025, kur Avokati i Popullit i përcolli zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe IEPV “Jordan Misja” 9…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Ndër 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë, veç 1.46 milionë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pra, vetëm 77% e tyre. Ndërsa në grupmoshën 18-34 vjeç, pjesëmarrja në zgjedhje ishte ndjeshëm më e ulët – vetëm 65%. Ndërkohë, në grupmoshëm 35-100 vjeç pjesëmarrja e këtushme ishte 81% Duke ndërthurur shifrat e mësipërme rezulton se rreth 165 mijë të rinj të moshave 18-34 vjeç nuk morën pjesë në zgjedhje, nga rreth 440 mijë mospjesëmarrës gjithsej – pothuaj 2/5 e mospjesëmarrësve. Kjo mospjesëmarrje e lartë në zgjedhje e të rinjve mund të shpjegohet me lodhjen ndaj…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se shpreson që së shpejti të hiqen në tërësi masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Kosovës më 2023. Këto deklarata ajo i bëri gjatë takimit me presidentin e Këshillit të BE-së, Antonio Costa, në Bruksel, në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Një ditë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është njoftuar nga Komisioni Evropian se ky institucion “ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës”. Sipas Bislimit bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë eurosh. “Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pasi kryetari Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të Mandateve USB-në e me provat e SPAK për Belinda Ballukun. Kuvendi thotë se “materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar. Kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut. Deklarata e plotë e Kuvendit Kuvendi i Shqipërisë, në zbatim të dispozitave kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit, si dhe të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit…

Read More

SPAK nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit 2026 për Tiranën. Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkoi zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët. Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore. Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania…

Read More

Në konferencën për shtyp, Sali Berisha foli edhe për atë që po ndodh aktualisht në PD. La të kuptohet se ish-deputeti Ervin Salianji, është vetëpërjashtuar nga radhët e kësaj force politike. ”Në gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Nëse e ndjek këtë betejë, pavarësisht nga çmimi që ka patur, kam bindjen më të thellë se ka qenë dhe është vendimi mëi drejtë. Vija e kuqe e Sali Berishës, është ndarëse nga bashkëpunimi me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar…

Read More

Autoritetet izraelite pritet të avancojnë planet për ndërtimin e 9,000 njësive të reja të banimit, në një vendbanim të paligjshëm, në vendin e aeroportit të braktisur Qalandiya në Jerusalemin Lindor të pushtuar. Projekti, i njohur si lagjja Atarot do të diskutohet dhe të miratohet nga Komiteti Rajonal i Planifikimit dhe Ndërtimit, sipas grupit izraelit Peace Now. Vendbanimi është parashikuar brenda një zone urbane palestineze, duke u shtrirë nga Ramallahu në Bregun Perëndimor deri te kampi i refugjatëve Qalandiya dhe qytete të tjera. Kjo do të krijojë një enklavë izraelite në mes të qindra mijëra palestinezëve, duke penguar zhvillimin e zonës…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet ditën e nesërme për ngjarjet e 21 janarit 2011 në SPAK. Mësohet se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00, ndërsa ishte vetë ai që javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”. Prej më shumë se 1 viti ish-Presidenti i Republikës ndodhet në paraburgim, teksa përballet me disa akuza të ngritura nga ana e SPAK.  Më herët për demonstratën e 21 janarit 2011 janë pyetur nga SPAK emra si Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bamir Topi. 

Read More

Kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me deklaratat e Flamur Nokës së takimi i Salianjit në Elbasan, u organizua nga Suel Çela. Berisha tha se vija e kuqe e PD është bashkëpunimi me krimit dhe se nuk e pranon kurrsesi një gjë të tillë. “Në gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Pavarësisht nga çmimi që ka patur kam bindje më thellë se vija e kuqe e Sali Berishës është , ndaras bashkëpunimi me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë të organizojë me Suel Çelën kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të…

Read More

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian se “modeli Shqipëri”, i cili po ndiqet me interes nga shumë vende evropiane, do të funksionojë dhe do të kontribuojë në uljen e flukseve të emigracionit të parregullt. Sipas saj, ky model shërben edhe si mjet parandalues për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, pavarësisht kundërshtimeve nga e majta, e çdo rangu dhe niveli. “Modeli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, për të zgjidhur emigracionin e paligjshëm do të ketë sukses. Ky model shërben më së miri dhe si mjet parandalues për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, pavarësisht kundërshtive nga…

Read More

Një tjetër sherr mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Sarandë. Sipas uniformave blu, një 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një të mitur, 15 vjeç. Sakaq mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Sarandë, paraprak/ Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Vijon puna për shoqërimin e autorit të…

Read More