Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca paraprake për dosjen e njohur si “Dosja Veliaj”, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim. Në këtë dosje janë përfshirë 29 të pandehur, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, krahas disa përfaqësuesve të kompanive private dhe organizatave jofitimprurëse. SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim më 10 shtator 2025, duke ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, mes tyre: Korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të…
Author: tirana
Dy turiste britanike, Stacey Baugh, 34 vjeçe, dhe Claire Dukes, 41 vjeçe, vendosën të vizitojnë Shqipërinë në tetor për të kaluar disa ditë pushimesh në vjeshtë, shkruan Emilia Kettle në të përditshmen britanike “Wandsworth Times”. Ato rezervuan fluturime vajtje-ardhje me vlerë 70 paund (80 euro) për të kaluar 13 orë në Shqipëri dhe thanë se ishte “më e vlefshme” sesa një udhëtim për në teatrin e Londrës. Stacey dhe Claire u nisën nga vendi i tyre i banimit, Chesterfield në orën 01:00 të mëngjesit për të marrë fluturimin e tyre të orës 5:55 të mëngjesit nga “Aeroporti Stanstead” i Londrës…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos rëndë shoqëruesi i tij, Muçi Shaljani. Salianji akuzon qeverinë se ka dështuar të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke e quajtur shtetin “spektator të krimit” dhe qeverinë “ndihmëse të tij”. Postimi i plotë Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo. Mjafton ta vendosin dhe eliminojnë kë të duan, ku të duan! Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokuroren e Tiranës, Miranda Bushi, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Miranda Bushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në ligjin, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi lënien…
Pas afro 5 orësh nga atentati afër Rinasit, Policia e Shtetit ka larguar me karotrec nga vendngjarja makinën luksoze me të cilën lëviznin Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë, dhe Muçi Shaljani, i cili u plagos rëndë dhe që aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia bëri me dije se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20 të ditës së sotme.
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj duke iu referuar ngjarjes në Pogradec ka dalë në mbrojtje të Kevi Muçllarit, banor i fshatit Çërravë në Pogradec, i cili u arrestua pas një përplasje me një nga këshilltarët në Këshillin Bashkiak të bashkisë së Pogradecit. Lapaj tha se konflikti ndodhi pasi këshilli bashkiak mori vendim që kullotat e fshatit t’ia jepnin një kompanie private. ”Me paketën e Maleve pronat nuk do të jepen në përdorim por në pronësi, atyre njerëzve që sigurisht nuk do të jeni ju, por si do ti japin me një euro, vetëm me 1 euro. Sipas nenit…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua sot me homologun kroat, Tonči Glavina gjatë qëndrimit në Riad ku morën pjesë në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism. Gonxhja bën me dije se gjatë takimit ndau me homologun kroat jo vetëm vlera të përbashkëta mesdhetare, por edhe një vizion të përbashkët për zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimeve kulturore e sportive. “Kroacia mbetet një model i suksesshëm në menaxhimin e destinacioneve dhe në ndërtimin e një marke të fortë kombëtare në turizëm, ndaj dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona është një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer…
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj flet për atentatin në Rinas ku u ekzekutua krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së. Për të kjo ngjarje do pasohet nga një ngjarje tjetër ku grupi tjetër i goditur sot do të marrë hak me të njëjtin skenar. Ish-deputeti thekson edhe se krimi e ka sfiduar shtetin sepse ushqehet nga shteti. ”Krimi e ka mëse të lehtë jo vetëm për kryer vepra penale, por ndjehet i pacenuar, i pakufizuar, i pambikëqyrur. Si mund të ndodhë në një makinë një personazh i dënuar dhe i liruar nga burgu me një…
Kontingjenti X i Forcës Detare vijon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s ”Sea Guardian”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale nga operacioni në rrjetet sociale, duke nënvizuar rolin aktiv të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës. ”Kontigjenti X i Forcës Detare vijon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s ”Sea Guardian”. Ruajtja e nivelit më të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë, brenda dhe jashtë vendit, përbëjnë prioritet absolut të Mbrojtjes 2030”,-shkruan Rama.
42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 u bë protagonist në një ngjarje. Së bashku më vëllanë u konfliktua me deputetin e PS-së në atë kohë, Saimir Tahiri. Gjithçka ndodhi 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës. Asokohe 28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar në një intervistë për Shqiptarja.com se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të vinte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani. Fillimisht Tahiri i është prezantuar 28 vjeçarit Sheqeri se ai ishte deputet ndërsa përgjigja…
Gilmando Dani u vra këtë të martë në një atentat mafioz. Ai zbriti në Rinas, ku kishte ardhur nga Barlecona bashkë me mikun e tij Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje. Autorët e kanë pritur para aeroportit, dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën. Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti Benz ecën për disa metra dhe ndalon nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët me kapele dhe i maskuar del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas kthehet në makinë dhe largohen…